Dr. Zekri Palushi: Nëse doni ju, ky shtet i ka ditët e numëruara

44
Sigal

Ish-kryetar i PD-së Pukë 1991-1992 dhe ish këshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi

Si mund të qëndrojmë kaq indiferent ndaj këtyre padrejtësive, aq më shumë, kur shohim që bota po luan me vendin tonë, duke shfrytëzuar kryeministrin tonë, që me shpejtësi, po shtyn qytetarët e tij, drejt një bashkpunimi kriminal, dhe jete të kriminalizuar

 01-

Në parantezë, duke ditur oreksin e madh, të shumicës së mediave shqiptare, për të luftuar kundra liderit historik të PDSH, Prof. Dr. Sali Berishës, me justifikim “pro’’ Trans-Atllantizmit të tyre, më duhet të them se, ne, në Diasporën Shqiptare, e shohim këtë luftë, krejt ndryshe, si tejet djallëzore, dhe tepër të qëllimshme, e shohim plotësisht, si një strategji të orkestruar, dhe mirë-shpërblyer, (këtë tashmë, edhe budallenjtë e kanë marrë vesh), me të cilën, duan që me çdo kusht, të mbrojnë qeverisjen narko-shtetare shqiptare, me lidhjet e saj rrënjësore, në Mafien Sorosjane, të embërjonizuara me sukses, në shtatorin e vitit 2013, kur George Soros,  solli në pushtet Edi Ramën! Më duhet të them se Sali Berishën, e kam pasë një shok, dhe mik tepër të respekueshëm, që për aftësitë e tij intelektuale, të nivelit të një gjeniu, vlerave të Tij njerëzore, ndershmërinë, guximin, vendosmërinë, dhe patriotizmin që e karakterizojnë, e kam admiruar gjithmonë, ashtu siç mund të them se, edhe pse isha ndër të parët, mbështetës të Tij, që në fillimin e proceseve demokratike, dhe nga shokët e Tij më të afërt, në Këshillin Kombëtar të PD. Ai kurrë s’më favorizoi, dhe unë kurrë si kërkova favorizime! Sidoqoftë, kjo s’ka të bëjë aspak me njohjen time personale, por sigurisht që ka të bëjë shumë me përgjegjësinë time, si shqiptar, për t’ju bashkuar të gjithë (atyre) shqiptarëve, që ruajnë sadopak dhëmbshuri për vendin e tyre, dhe vlerësojnë dinjitetin individual e kombëtar.

Nuk po ndalem në veprimet e Lulzim Bashës, që janë po aq qesharake, të turpshme, dhe poshtruese, sa ato të Edi Ramës, të kordinuara nga triada Rama-Soros-Basha, sigurisht në vijim, dhe shërbim të luftës kundra Berishës, në veçanti, dhe të Opozitës, në përgjithësi.

02-

Pra, si mund të qëndrojmë kaq indiferent ndaj këtyre padrejtësive, aq më shumë, kur shohim që bota po luan me vendin tonë, duke shfrytëzuar kryeministrin tonë, megallomanjakun Edi Rama,- një njeri thellësisht i papërgjegjëshëm, i korruptuar, dhe korruptues,- i lidhur me drogën, dhe krimin e organizuar, që me shpejtësi, po shtyn qytetarët e tij, drejt një bashkpunimi kriminal, dhe jete të kriminalizuar. Në këtë situatë kaq të trishtë, në vend që të bashkohemi, për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, vendin tonë, ne: me një mendjefregizëm të tejskajshëm, dhe mendjelehtësi rinore, vazhdojmë  të luajmë me vetvehten, pa menduar se në të njejtën kohë jemi duke hapur edhe varrin tonë! Kjo pra është arsyeja kryesore që unë vazhdoj ta admiroj, bile me një krenari të madhe, këtë Figurë Historike të Kombit Shqiptar, Dr Sali Berishën: jo vetëm për aftësitë e Tij mbijetuese, gjatë viteve 1991-2013, -por më së shumti, për rikthimin e Tij, në krye të PDSH origjinale, në kohën kur Ai, nuhati se ‘’Non-Grata’’, s’ishte gjë tjetër, veçse një lojë në vazhdim, dhe shumë e rrezikshme, e George Sorosit, në funksion të fuqizimit, dhe mbrojtjes së narko-shtetit shqiptar, nëpërmjet së cilës, mendohej se Sali Berisha do të merrte fund, e së bashku me të, edhe gjithçka tjetër që figura e Tij përfaqësonte deri në atë kohë për Kombin shqiptar, pra Ai do të harrohej, ndërsa Edi Ramës do t’i hapeshin dritat jeshile, jo vetëm në Qeverinë, dhe Parlamentin Shqiptar, por gjithandej, në Europë, e kudo, bota duhej të shihte në veprimet e Edi Ramës, fytyrën e George Sorosit.

Dr. Berishën, e kam pasë shok, dhe mik tepër të respekueshëm, që për aftësitë e tij intelektuale, të nivelit të një gjeniu, vlerave të Tij njerëzore, ndershmërinë, guximin, vendosmërinë, dhe patriotizmin që e karakterizojnë, e kam admiruar gjithmonë, ashtu siç mund të them se, edhe pse isha ndër të parët, mbështetës të Tij, që në fillimin e proceseve demokratike, dhe nga shokët e Tij më të afërt, në Këshillin Kombëtar të PD, Ai kurrë s’më favorizoi, dhe unë kurrë si kërkova favorizime!

Kjo pra e bën Sali Berishën, një figurë, shumë më të veçantë se sa ishte, ai s’u rikthye për interesat e tij vetjake, (sikurse shumë ‘’analist’’ mundohen ta interpertojnë)! Vetmbrojtjen e Tij, Ai mund ta bënte edhe nga shtëpia, bile shumë më mirë, në qetësi, dhe pa kokëqarje, por jo; Ai zgjodhi rrugën më të vështirë, dhe shumë më të rrezikshme. E bëri këtë, me një ndërgjegje të plotë, në interes të Kombit Shqiptar. Pikërisht, bash për këtë arsye, Sali Berisha sot nderohet, dhe admirohet nga të gjithë ata shqipëtar, kudo që janë, në trojet shqiptare dhe diasporë, që vlerësojnë lirinë, demokracinë, familjen, patriotizmin, integritetin, dhe sovranitetin tonë kombëtar, dhe pikërisht, për këto arsye, Sali Berisha, edhe luftohet, e urrehet, nga të gjithë ata që mbi këto vlera, venë përfitimet e tyre të pista, personale, dhe familjare. Shumkush, (ndër to edhe unë), duke u mbështetur në llogjikë, dhe fakte, e shohim se lufta ndaj Berishës, në Shqipëri, i ngjan shumë, luftës kundra ish-presidentit Donal Trump, në Amerikë! Origjina, dhe mekanizmi i kësaj lufte është i njejtë, tipik Sorosjan, dhe sigurisht që edhe burimin e financimit e kanë të përbashkët, pra, George Sorosin, me qëllimin e tij strategjik final: ndalimin me çdo kusht, të rikthimit në pushtet, për të dy këta burrështetas, që guxojnë t’i dalin zot vendit, dhe popujve të tyre. Këtë, e shprehu haptazi, 37-vjeçari Alex Soros, me datën 7/9/2023, ku, ndër të tjera, në kryeartikullin e gazetës Politico, ai rikonfirmon se:  Xhepat e thellë të Organizatës së Sorosit do të përdoren për të mbështetur fushatat presidenciale që kundërshtojnë zgjedhjen e Presidentit Trump, ( “… deep pockets of the Soros organization ëill be deplyed to support presidential campaigns opposing President Trump’’)!

Alex Sorosi ka vizituar Shqipërinë tonë të mjerë, për të ndihmuar përpjekjet e gjithanshme, të koalicionit Rama-Basha-Alibeja-media-gjykatat, (pa përmendur këtu Zj. Kim, dhe enigmatikun McGonigal), për të penguar me çdo kusht progresin e Sali Berishës, drejt suksesit të plotë, dhe rikthimit të saj, në një opozitë dinjitoze, që do kishte përmbysur këtë narkoshtet

03-

A nuk ngjanë kjo pak-a-shumë, si strategji e njejtë, me atë kundra Berishës, aq më tepër, kur të gjithë, tashmë e dimë se sa shpesh, Alex Sorosi ka vizituar Shqipërinë tonë të mjerë, për të ndihmuar përpjekjet e gjithanshme, të koalicionit Rama-Basha-Alibeja-media-gjykatat, (pa përmendur këtu Zj. Kim, dhe enigmatikun McGonigal), për të penguar me çdo kusht progresin e Sali Berishës, drejt suksesit të plotë, të rikonstruktimit të PDSH, dhe rikthimit të saj, në një opozitë serioze, dinjitoze, dhe solide, që pa dyshim, do ta kishte përmbysur kaherë, këtë narko-shtet, të mallkuar, dhe do të kishte rivendosur, pluralizmin e vërtetë, rendin, ligjin, drejtësinë, dhe jetën e ndershme. Në këtë rrjedhë mund të përmendim edhe kongresin e fundit, ‘’mjaft të suksesshëm’’, të Edi Ramës, ku dukshëm, nën influencën e aromës së drogës që ka mbuluar Shqipërinë dhe selinë e tij “mavi”, (ju kujtoj mënyrën e të folurit, frymëmarrjen jo-fiziologjike, djersitjen profunde, mimikën e fytyrës, lëvizjen e syve, kaotizmin e lëvizjeve të duarve dhe trupit në përgjithësi). Ai ndërron, pothuajse gjysmën e kabinetit të  ministrave, jo se pret për ndonjë ndryshim në të mirë të popullit, por sigurisht, ideja për të përlyer sa më shumë njerëz, e bën atë të ndjehet më rehat, më autoritar, më të rëndësishëm, e pse jo, mirënjohja në botën e errët, edhe shpërblehet, si nga ana materjale, ashtu dhe nga ana e servilizmit, dhe devotshmërisë. Një njeri i moralshëm, s’duhet kurrësesi, të sakrifikojë vlerat personale, dhe profesionale, për një post, sado i lartë, dhe i lakmueshëm qoftë, që i ofrohet nga një person i këtij kalibri. Nuk po ndalem në veprimet e Lulzim Bashës, që janë po aq qesharake, të turpshme, dhe poshtruese, sa ato të Edi Ramës, të kordinuara nga triada Rama-Soros-Basha, sigurisht në vijim, dhe në shërbim të luftës kundra Berishës, në veçanti, dhe të Opozitës, në përgjithësi. Por s’mund të anashkaloj, mbledhjen e përbashkët të grupit të deputetëve të PD, një veprim i vonuar, por i mençur, i cilivizuar, dhe kurajoz, i Gazment Bardhit, dhe deputetëve mbështetës të Tij, që ju bashkuan pa hezitim, dhe me një fisnikëri burrërore, Sali Berisha, dhe deputetët e Tij mbështetës. Kjo situatë, e gëzueshme, mjaft shpresdhënëse, dhe e shumpritur nga të gjithë demokratët, dhe populli shqiptar në përgjithësi, -çuditërisht, ka ngjallur një rreaksion negativ, në shumicën e mediave. Ata me çdo kusht, mundohen të sabotojnë këtë fillim të mbarë, bashkimi, duke ju kujtuar protagonistëve kryesorë, Berishës, dhe Bardhit, në çdo studio televizive, fjalët e thëna, në nxehtësi, kohë më parë, ndërkohë që të gjithë e dimë, dhe bile në disa raste mund ta kemi provuar vehten, të jemi ndryshe, ky fenomen njihet në të gjithë botën me termin “momentary flash of anger’’, ku njerëzit, në kulmin e gjaknxehtësisë, jo vetëm që thonë ‘’të lara e tëpa lara’’, ‘’të qena, e të paqena’’, por, mund të përfundojnë edhe në fatalitet. Pra, ndërkohë që protagonistët, për hir të çështjes kombëtare, mundohen t’i lënë në harresë ato ngjarje…Media, mundohet që me çdo kusht të hedhë benzinë në këtë zjarr, pothuajse të shuar, me qëllimin e vetëm, që ky bashkpunim drejt bashkimit, të sabotohet. Përveç kësaj, mediat, nuk lenë pa përmendur ‘’Non-Gratën, e tipit Rama-Soros- McGonigalljane’’, ‘’Trans-atllantikun’’, e gjithçka tjetër, që mund të nxjerrin nga fundi i arkivës së pisllëqeve, të rrezervuara për këto raste.

Mbledhja e përbashkët të grupit të deputetëve të PD, një veprim i vonuar, por i mençur, i cilivizuar, dhe kurajoz i Gazment Bardhit, dhe deputetëve të tjerë, ashtu sikurse e konsideroj shumë qesharake dhe tepër të turpshme, pyetjen e gazetarit, drejtuar Gazment Bardhit: “A i keni vu në dijeni ndërkombëtarët, për këtë inisiativë bashkpunimi’’

 04-  

Tepër e turpshme ishte pyetja e një gazetari, drejtuar Gazment Bardhit: “A i keni vu në dijeni ndërkombëtarët, për këtë inisiativë bashkpunimi’’? Me këto, e të tjera veprime, bëhet lehtësisht i kuptueshëm pozicioni anti-kombëtar, i shumë përfaqësuesve të medias shqiptare. Shumë gazetarë, analistë, dhe opinionistë të ndryshëm, i kanë shitur shpirtin djallit, dhe me dashje, apo pa dashje, punojnë tërësisht në dëm të interesave kombëtare. Me ketë rast, i bëjmë një thirrje të sinqertë Gazment Bardhit, që për hir të popullit dhe kombit shqiptar, të harrojë gjithçka personale, dhe të vazhdojë me vendosmëri, inisiativën e Tij, drejt një bashkimi të shpejtë, dhe pa kushte; kjo do të tregonte seriozitetin, patriotizmin, përkushtimin, dhe përgjegjësinë, e Tij personale, ndaj situatës së krijuar, dhe çështjes kombëtare, e njëherësh, qëndrimi i Tij, do të ishte një sfidë kundër të gjithë atyre, që jo vetëm s’ju intereson bashkimi, por edhe përpiqen që me çdo kusht, ta sabotojnë këtë bashkim. Për këtë, koha nuk pret! Çdo ditë që kalon, ku kryeministër është Edi Rama, bashkimi mund të jetë tepër i vonuar, dhe rrezultati mund të jetë fatal. S’është aspak shenjë servilizmi, apo nënshtrimi, të bashkohesh me Sali Berishën, apo të vlerësosh sukseset e Tij të pamohueshme, përkundrazi, është një nder i madh, për Ju, dhe të gjithë ata që kanë pasur, kanë, dhe do të kenë mundësi të punojnë përkrah kësaj figure legjendare historike. Një ditë, Ju do të ndjeheni tepër krenar për këtë. Pra, Zoti Bardhi, tash e mbrapa, ‘’topi është në fushën tuaj’’.