Dr. Selman Mëziu: Skavica dhe qeveria që gangrenizon plagët ekologjike

185
Sigal

SKAVICA  DHE QEVERIA QË GANGRENIZON PLAGËT EKOLOGJIKE

  • – Deri në vitin 2025 do ndërtohen 436 hidrocentrale që janë mina ekologjike shpërthyese që do të vendosen në përrenj e lumenj ujërrjedhëse.
  • – Qeveria Rama 3 nuk rreket ta thelloi këtë plagë, duke zhdukur tokat bujqësore më prodhuese të luginës së Drinit të Zi  dhe  fundos nën ujë 10600 ha toka.
  • – Nga Skavica do zhduken përfundimisht 649 ha pyje dushqesh cungishte dhe 554 ha shelgjishte.
  • – Qeveria E. Rama 1,2, dhe 3, ende nuk i ka kuptuar gabimet e saja trashanike e me pasoja për brezat e sotëm e të nesërm.
  • -Qeveria Rama vazhdon të investoi miliarda dollarë e euro për të përgatitur një tragjedi mjedisore e cila ka filluar të ndihet në humbjen e produkteve bujqësore e blegtorale si sasi e cilësi, pa folur për humbjen e larmitë e jetëve të gjalla.

‘’Për Shqipërinë shifra që jepet është ajo e hidrocentraleve që do të jenë të ndërtuara deri në vitin 2025 që është 436 hidrocentrale. Këto janë minat ekologjike shpërthyese, që do të vendosen në perrenjtë e lumenjtë e Shqipërisë.

Populli shqiptar i mbetur, në vlagën e përkoshme të atdheut të tij, sigurisht dhe i mbytur nga lotët e syrgjinosjes të rinisë edhe fëmijëve, që braktisin shkollat, kërkon të njihet se çfarë u vendos në Konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi bioshumëllojshmërinë (COP15) nga data 07.12.2022 – 19.12.2022 në Montreal të Kanadasë. Duke vazhduar më tej populli i varfëruar dibran e lugina e Drinit të Zi e shkretuar e shpopullar më shumë se kudo në Shqipëri, kërkon, dëshiron të dijë se çfarë u fol e çfarë u vendos në këtë konferencë mbarë botërore për ekosistemet natyrore dhe kujdesjet e politikbërësve të njeriut në ndërhyrjet e tyre në këto ekosisteme. Në fund të mbledhjes: ‘’Të gjitha vendet pjesmarrëse kanë vendosur një varg masash për të mbrojtur 30% të shumëllojshmërisë së gjallesave, që gjënden në tokë dhe 30% në dete brenda vitit 2030 të mbështetura në një investim prej 30 miliard dollarë ndihmë vjetore për vendet në zhvillim,, Që e varfëra Shqipëri është pjesë e botës së tretë ose vendeve në zhvillim kjo nuk mund të mohohet nga askush, qoftë një njeri, shoqatë, shtet apo organizëm ndërkombëtar i çfardo lloji qoftë. E natyrshëm lind pyetja: Vallë Qeveria Shqiptare, Ministria e Turizmit Mjedisit e Pyjeve a do të bëjë programe e planifikime konkrete se ku do të investohen dollarët e përpjestuar që do t’iu japin? Për pyllëzimet janë domozdoshmëri këto dollarë, sigurisht: ‘’… gjatë periudhës 2007-2019 janë djegur më shumë se 1/3 e sipërfaqes së fondit pyjor Kombëtar, ose rreth 337 800 ha. Ndërsa duke hedhur një vështrim në të kaluarën e afërt, para viteve 1990 dimë që:’’…rreth 300 000 ha pyje ose rreth 25% e sipërfaqes pyjore të vendit u shpyllëzuan në vitet ‘70-80… janë shpyllëzuar, për të mbjellë kultura bujqësore, pemtari, sot djerrina të braktisura. Drejtim tjetër është investimi te fermerët e vegjël e të mesëm, apo në luftën kundër gërryerjeve ku transporti i materialeve të ngurta nga malet plotësisht të xhveshura është shumëfishuar. Në të cilat investimet në këto kanë qenë gjithmonë të gjymtuara ose kanë vepruar në krahun shkatërrimtar me hidrocentralin Skavica dhe të vegjël. Ja shembulli: ‘’Për Shqipërinë shifra që jepet është ajo e hidrocentraleve që do të jenë të ndërtuara deri në vitin 2025 që është 436 hidrocentrale. Këto janë minat ekologjike shpërthyese që do të vendosen në perrenjtë e lumenjtë e Shqipërisë.

‘’Vetëm gjatë viteve 1976- 1980 lumenjtë nxorën jashtë përdorimit 450 ha tokë bujqësore. Ndërsa sot ajo është katër dhe pesëfishuar, pra qindra mijëra ha janë të papërdorshme për të mbjellë kultura bujqësore e pemë frutore.

E kundërta, investim për zhdukje

Organizma të shumta në mbarë botën, qeveri të shumta kanë ministri të veçanta, programe afat gjata e afat shkurtëra për të zbutur kërcënimet shkatërrimtare të biosferës nga ndryshimet e klimës. Përkundrazi qeveria shqiptare ecën duke ndjekur klithmat çjerrëse të teknologjive të një kohe të perënduar. Kjo do të thotë që Qeveria Rama 3, edhe pse ka hartuar një program mbi zbutjen e ndikime të klimës mbi bioshumëllojshmërinë ajo vepron praktikisht në kundërshtim me ato që premton e deklaron në forumet ndërkombëtare, por kjo edhe në programet qeveritare mbi ekonominë. Dhe ja shembulli konkret:‘’…Investimi në total parashikohet 550 milionë dollar.,,(Belinda Balluku:’’Shmangen përmbytjet, sjell zhvillim për zonën.,, 05.07.2021) për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, duke synuar edhe kuotën më të lartë 485 m. Qeveria shqiptare në kundërshtim me 15 konferencat ndërkombëtare të OKB, mbi bioshumëllojshmërinë investon për të vendosur mbi ekosistemin natyror të luginës së Drinit të Zi ‘’6.7 miliard m 3 ujë.. (A. Ashiku, Nga cikli: “Skavica nuk do të kalojë”…No passaran,, 20.04.2022). Si përfundim Qeveria Rama 3 investon për zhdukjen e bioshumëllojshmërinë dhe jo për të shtuar e mjekuar mjedisin ‘’shpirt e trup sakatosur,,. Investon për zhdukjen e trojeve shumë shekullore me shtëpitë, kullat, karakollet plot art e kulturë, rrethuar me bahçe, livadhe, arat e mbjellura me kultura të shumta bujqësore, relievet e kodrave, kodrinave, shpateve e luginave mbuluar me pyje, deri te llojet e peshqve e molusqet që jetojnë në shtratin ujë rrjedhës të Drinit të Zi prej 75 km. Veprime, të cilat janë diametralisht të kundërt me politikat programet e një bote të tanë. Politikanët, deputetët, të dehur nga deliri i madhështisë të Kryetarit të tyre, të frikësuar e tutur nga shpata me shkëlqim të përkohshëm të tij, ngrejnë duart duke bërë “Amen Amen!”. Akoma nuk e kanë kuptuar se velloja e zezë e turpit e papërgjegjshmërisë dhe krimi apo klipsinshëm mbi biosferën, ekosistemet natyrore e bujqësore do t’i mbuloi, mbytë ato moralisht, mendërisht e fizikisht. Dhe çmenduria vazhdon fatkeqësisht. Ja një shembull tjetër investimesh: ‘’Për Shqipërinë shifra që jepet është ajo e hidrocentraleve që do të jenë të ndërtuara deri në vitin 2025 që janë 436 hidrocentrale. Këto janë minat ekologjike shpërthyese që do të vendosen në përrenjtë e lumenjtë ujërrjedhëse të pastra e bioekologjikisht të përshtatshme për një larmi të shumtë gjalllesash anë e mbanë mjedisit natyror të Shqipërisë.

“Në pyje gjenden 60 specie shpendësh. Nga këto 7 specie janë të rrezikuara, 24 specie janë të rralla dhe 20 specie janë të zakonshme. Shpendët e pyllit duke organizuar jetën e tyre në këtë bashkësi natyrore, ato luajnë rol të rëndësishën biologjik me treguesit e tyre sasior dhe cilësor”.

Bioshumëllojshmëria në shërbim të jetës së njeriut

Politikat e mbrojtjes mjedisore duhet të jetë dobiprurëse për të gjitha gjallesat në tokë, brenda kapilareve e poreve të saj, në mjediset ujore e ajrore, në ekosistemet e pyjeve si rregullator i fenomeneve klimatike dhe mbajtjes të shëndetshme të tokës e shoqërisë njerëzore, në zhvillimin e bujqësisë në të gjitha hallkat e saja janë domozdoshmëri për jetën e 7.837 miliard (2021) njerëzve në rruzullin tokësor. Pikërisht për të orientuar drejt politikbërësit konferenca vendosi që:‘’… të vlerësohet, të ruhet bio shumëllojshmëria si bazë për prodhimin e të mirave materiale në shërbim të jetës së njeriut, e cila ka të bëjë me ruajtjen, nga shkatërrimi i vetë djepit të jetës, që është toka me objektet e saja të gjalla, të ngurta dhe të lëngëta, që përbëjnë mjedisin natyror. Lënia djerr, të pa punuara e ish tokave bujqësore ose ish pemëtoreve ka çuar në rrënimin e saj, duke shpëlarë horizontin biologjik të këtyre sipërfaqeve dhe krijuar vatrat e para të gërryerjeve deri te shkambi amnor. Si rrjedhojë toka mbetet e shkretuar pa gjallesa pa jetë e jo prodhuese për njeriun. Dhe ja një shembull i kohës së kaluar:

“Paksimi i investimeve, që shkatërrojnë shumëllojshmërinë e qënjeve të gjalla, të paktën në 500 miliard dollarë në vit, këto të investohen në mbrojtjen e natyrës, nxitjen e zhvillimit biologjik dhe shtimin e llojshmërisë në natyrë”

‘’Vetëm gjatë viteve 1976- 1980 lumenjtë nxorrën jashtë përdorimit 450 ha tokë bujqësore. Ndërsa sot ajo është katër dhe pesë fishuar, pra qindra mijëra ha janë të papërdorshme për të mbjellë kultura bujqësore e pemë frutore. Kjo arrihet shumë lehtë e për një kohë të shkurtër. Ndërsa për t’u rikthyer në prodhim, në lindjen e zhvillimin e bioshumëllojshmërisë së gjallesave, duhen mijëra vjet, sepse është këputur ai zinxhir bioekologjik shoqërimesh i krijuar në miliona vjet. Lindja rritja dhe zhvillimi i tyre në unitet veprimi e bashkëveprimi në raporte të drejta në mes tyre dhe mjedisin fiziko- kimik të tokës kërkohen qindra e mijëra vjet. Atëhere gjithë kjo shumëllojshmëri organizmash në mbarë botën rreth 1.7 milion lloje duhen ruajtur, sepse ato kanë investuar duke krijuar e ruajtur kopshtin e lulëzuar të quajtur natyrë për të vetmin qëllim, që të mbajë gjallë e zhvillojë njerëzimin. Dhe ja si mendojnë sot dashuruesit e ekspertët e ekosistemit pyjor: ‘’Vlerësimet më të freskëta parashikojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 20-30 viteve të ardhshëm do të zhduken 2-8 përqind e llojeve në planet. Kjo përbën tragjedinë mjedisore, por pasojat e saj do të ndihen edhe në ekonomi e në zhvillimet shoqërore. Afro 40 për qind e ekonomisë botërore dhe 80 për qind e nevojave tona plotësohen nga resurset (burimet S.M) biologjike.,, Gj. Fierza, M. Metaj, H. Zoto, ‘’Pylli dhe njeriu,, f.92, Tiranë 2012). Shqipëria e varfëruar e ka ndjerë shume këtë humbje të madhe’’…importi (prodhimeve bujqësore S.M) zë 80 milionë euro lekë (35% e prodhimit të përgjithshëm bujqësor)…,,( Ëngjëll Musai:‘’Si u shkatërrua bujqësia dhe fshati pas vitit 1990.,, Gazeta Telegraf, 18. 03.2022) nga politikat e gabuara kundrejt bujqësisë pyjeve e krejt mjedisit ekologjik strehëz e ushqyese e shqiptarit. E qeveria Rama 3 nuk rreket ta thelloi këtë plagë, duke zhdukur tokat bujqësore më prodhuese të luginës së Drinit të Zi që’’… fundos nën ujë 10600 ha. Kjo politikë e gabuar po lë gjurmë të thella e të pariparueshme në syrgjynosjen e rinisë dibrane dhe të asaj shqiptare. Pasojat e së cilës do të ndihen shumë shpejt mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Si dhe mbi gjeografinë fizike, shpërndarjes të popullsisë, ekonominë kombëtare, strategjinë ushtarake të mbrojtjes etj, etj. Investime në mbrojtje e shëndoshjen e natyrës. Konferenca KOP 15 duke analizuar me kujdes, referimet e punimet e shkencëtarëve në fusha te ndryshme të klimatologjisë, ekologjisë, ekosistemeve të ndryshme etj, ka caktuar një detyrë tjetër mjaft të rëndësishme dhe e zbatueshme për mjaft vende të botës së sotme, dhe ja lexojmë:‘’Paksimi i investimeve, që shkatërrojnë shumëllojshmërinë e qënjeve të gjalla, të paktën në 500 miliard dollar në vit, këto të investohen në mbrojtjen e natyrës, nxitjen e zhvillimit biologjik dhe shtimin e llojshmërisë në natyrë,, (Cop 15 pika 4). Do të analizojmë një pjesë të bashkëjetesës biologjike (biocenozëz S.M) të pyllit si një ndër elementët e bioshumëllojshmërisë, që janë shpendët e pyllit; jeta e të cilëve është e lidhur pazgjithshmërisht me pyllin si shtëpia, vendërritja (biotopi S.M) i tyre. Për të kuptuar më mirë funksionimin e kësaj bashkësie do t’i referohemi studimit bioekologjik të ‘’Pyjeve të virgjëra të Shqipërisë,, ku shkruhet: ‘’Në pyje gjenden 60 specie shpendësh. Nga këto 7 specie janë të rrezikuara, 24 specie janë të rralla dhe 20 specie janë të zakonshme. Shpendët e pyllit duke organizuar jetën e tyre në këtë bashkësi natyrore, ato luajnë rol të rëndësishën biologjik me treguesit e tyre sasior dhe cilësor në jetë. Dhe vetë këto me veprimtarinë e tyre me të qenurit në këtë apo atë tip pylli sipas klasifikimit tipologjik dhe përbërjes së tij, të thjeshta apo të përziera. Janë shpendët sipas llojeve e sasisë, të cilat na japin informacione të rëndësishme mbi ekosistemin e pyjeve sigurisht edhe duke ndikuar drejt për drejt ose indirekt mbi bashkëjetesën e pyjeve. Të arsyetojmë mbi ekosistemin pyjor se kur ndryshon ai, pra sasia e drurëve, sipërfaqja e tyre, apo dëmtuesit e ndryshëm mbi bashkësinë e jetesës së pyllit, si ndikon, si vepron kjo situatat bioekologjike mbi jetën e shpendëve, të cilët në evolucionin e tyre gjenetik e natyror e kanë lidhur mbijetesën me pyllin si formë e zhvillimit më dinamik të drurëve e shkurreve. Dhe ja se çfarë kanë konstatuar vrojtimet, eksperimentet e punimet shkencore: ‘’Konstatojmë se rreth viteve 1962 situata ornitologjike ka ardhur duke u keqësuar si rrjedhojë e zvogëlimit gradual të sipërfaqeve pyjore, veçanërisht e pyjeve fletor si dhe degradimit të mjaft zonave pyjore. Si përfundim duke analizuar vetëm një element të ekosistemit pyjor, mund të shprehemi se mbrojtja e pyjeve natyrore dhe grumbujve pyjor artificial është domozdoshmëri jetike për ruajtjen e baraz peshimeve të gjallesave dhe bioshumëllojshmërinë si kusht i egziztencës së biotopeve. Prandaj politikbërësit duhet të marrin masa organizative që t’i ruajnë ato dhe të zbatojnë ndërhyrje mbi bazat shkencore që rekomandon silvoteknike përgjime të ndryshme pyjesh. Të gjitha kërto kërkojnë investime të vazhdueshme kudo në pyjet shqiptare për të kryer të gjitha funksionet e tyre, por edhe sepse:

Qeveria E. Rama 1,2, dhe 3, ende nuk i ka kuptuar gabimet e saja trashanike e me pasoja për brezat e sotëm e të nesërm. Përkundrazi ajo vazhdon të investojë miliarda dollarë e euro për të përgatitur një tragjedi mjedisore, e cila ka filluar të ndihet në humbjen e produkteve bujqësore e blektorale si sasi e cilësi, pa folur për humbjen e larmitë e jetëve të gjalla.

‘’Po t’i referohemi aneksit të II të Konventës së Bernës rezulton se nga speciet e mësipërme 43 specie ose 71% e tyre kërkojnë një mbrojtje të rreptë. Ja pra një nga drejtimet ku kërkohen investime nga qeveria, dhe jo të kryhet veprimi i kundërt duke investuar 550 milion dollarë për shkatërrimin e ekosistemit pyjor e atyre të krijuar nga njeriu për të jetuar pikërisht në luginën e Drinit të Zi në Dibër të Poshtme me ekosisteme të shumta e bioshumëllojshmëri. Nga një studim i kryer del në pah se’’ zhduken përfundimisht 649 ha pyje dushqesh cungishte dhe 554 ha shelgjishte…Ruajtja e natyrës, investimet në fushat e shërimit të plagëve të saja ishin objektivat e COP15 për të shëndoshur ekosistemet e plagosura tmerrësisht nga njeriu si qenie individuale dhe kolektive ose e bashkuar me veprimet e pamenduara të politikbërësve që kanë të plazmuar në mendjen e tyre, vetëm fitimet kolosale. Ne duhet të jemi të gjithë nxënës të natyrës, ndërsa e vërteta është se ne jemi vrasësit e saj, plagëhapësit e saj. Qeveria E. Rama 1,2, dhe 3, ende nuk i ka kuptuar gabimet e saja trashanike e me pasoja për brezat e sotëm e të nesërm. Përkundrazi ajo vazhdon të investoi miliarda dollarë e euro për të përgatitur një tragjedi mjedisore, e cila ka filluar të ndihet në humbjen e produkteve bujqësore e blektorale si sasi e cilësi, pa folur për humbjen e larmitë e jetëve të gjalla. Rrjedhimish janë humbur edhe ekuilibret e faktorëve ekologjik, të cilat favorizojnë urinë e shkretizimin e ardhshëm të mjedisit gjeografik ku sot gjallon jeta e lënduar.