Dr. Bledar Kurti: AbrahamLincoln, simboli i lidershipit dhe i trashëgimisë së çmuar amerikane

176
Sigal

Në mbrëmjen e 14 prillit 1865, aktori 26-vjeçar JohnËilkesBooth, një fanatik i flaktë pro skllavërisë, qëlloi AbrahamLincoln teksa Presidenti i 16-të i SHBA qëndronte ulur në lozhën e Ford’sTheatre në Uashington duke parë shfaqjen OurAmericanCousin. Herët në mëngjesin e 15 prillit, Lincoln vdiq, duke u bërë kështu, tragjikisht, i pari në listën e katër Presidentëve Amerikanë të vrarë (tre të tjerët ishin JamesGarfield në vitin 1881, ËilliamMcKinley në 1901, dhe John F. Kennedy, 1963) të cilit nuk hynë në histori prej këtij fakti tragjik, por për shembullin e jashtëzakonshëm të lidershipit, që treguan në kohën e tyre e që lanë si trashëgimi për dekadat që do të vijnë. Në prag të përfundimit të Luftës Civile Amerikane (1861-1865), e cila mori jetën e rreth 750 mijë amerikanëve, vrasja e Lincoln ishte pjesë e një komploti më të madh të organizuar nga Booth për të ringjallur kauzën e Konfederatës, përmes planit për të eliminuar tre zyrtarët më të rëndësishëm të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Komplotistët LeëisPoëell dhe DavidHerold u caktuan të vrisnin Sekretarin e Shtetit Ëilliam H. Seëard dhe GeorgeAtzerodt u ngarkua me vrasjen e Zëvendës PresidentitAndreëJohnson. Përveç vrasjes së Lincoln, planet e tjera të komplotit dështuan: Sekretari i Shtetit, Seëard, vetëm sa u plagos dhe ai që ishte caktuar të vriste Zv/Presidentin Johnson u deh në klub dhe e braktisi planin e tij. Pas një arratisjeje dramatike, Booth u vra pas një ndjekjeje dymbëdhjetëditore.  Powell, Herold, Atzerodt dhe MarySurratt u varën më vonë për rolet e tyre në atë komplot.

 

Pak ditë më vonë Lufta Civile përfundoi. Unioni fitoi mbi Konfederatën, por nuk u konsiderua aspak si një fitore palësh, por një bashkim kombëtar, pasi kushti i kapitullimit ishte që amerikanët e jugut, Konfederatës, të linin armët e të shkonin në shtëpi, duke e forcuar kështu nacionalizmin amerikan, duke e bashkuar Amerikën e duke i hapur rrugën industrializimit, progresizmit, dhe zhvillimit të vendit, të cilat do e bënin SHBA shtetin më të bashkuar, më të begatë dhe lider në glob.

Lincoln zhvilloi me sukses një luftë politike dhe e udhëhoqi vendin gjatë një lufte civile, e cila pas përfundimit të saj e ruajti bashkimin e SHBA, i dha fund skllavërisë dhe i hapi rrugën lirisë civile dhe sociale për afrikano-amerikanët.

Abraham Lincoln është renditur vazhdimisht nga historianët dhe populli amerikan si një ndër presidentët më të mëdhenj të SHBA, dhe një prej figurave më të shquara historike botërore. Të dyja partitë politike, ajo Demokrate dhe Republikane, shprehen se përfaqësojnë vlerat e tij dhe nuk hezitojnë kurrë të përmendin emrin e Abraham Lincoln dhe cituar fjalët e tij. Mbi 145 statuja të Lincoln janë ngritur në SHBA, dhe me dhjetëra prej tyre gjenden në vende të huaja jashtë SHBA. Lincoln njihet ndërkombëtarisht si një simbol i lirisë dhe gjithçka që Amerika përfaqëson.

Fjalimi i tij i Getisburgut, fjalimi i tij në Springfield, letra e ngushëllimit drejtuar zonjës Bixby dhe fjalimi i tij i dytë i inaugurimit si President, konsiderohen ndër shkrimet më të njohura në literaturën perëndimore. Megjithatë, Shpallja e Emancipimit, deklarata për përfundimin e skllavërisë, përmban fjalët më të rëndësishme, që rrodhën nga pena e Lincoln: “Të gjithë personat që mbahen si skllevër brenda çdo shteti ose pjesë të një shteti, do të jenë tani e tutje, dhe përgjithmonë, të lirë.”

Janë bërë shumë vlerësime historike, por edhe mbi aftësitë drejtuese për Presidentët Amerikanë, duke i vlerësuar ata bazuar mbi cilësitë e lidershipit, arritjet dhe menaxhimin e krizave, aftësitë politike, karakterin dhe integritetin, etj. Në krye të listës qëndron Abraham Lincoln. Si Presidenti më aktivist në histori, Lincoln e transformoi rolin e Presidentit si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe si kreu i ekzekutivit, duke e kthyer atë në një pozicion të ri të fuqishëm, e duke e bërë rolin e Presidentit të shihej mbi degët e tjera të ndarjes së pushtetit, si Legjislativi dhe Gjyqësori, e që më vonë, me ardhjen e Franklin D. Roosevelt, ofiqi presidencial do hynte në epokën e njohur si Presidenca Moderne Amerikane.

Asnjë President në historinë amerikane nuk është përballur ndonjëherë me një krizë më të madhe dhe asnjë president nuk ka arritur ndonjëherë aq shumë, sa Lincoln.

Ai ishte i vetëarsimuar. Shkollimi i tij ishte me ndërprerje, në më pak se dymbëdhjetë muaj. Ai kurrë nuk studioi në kolegj, por Lincoln ishte i ethshëm gjatë gjithë jetës për të mësuar e ndjekur rrugën e dijes.

Ai lexonte dhe e donte Biblën dhe e njihte mirë atë. Ai ishte i dhënë pas Shekspirit dhe gjenive të letrave. Në bisedat e tij private ai përdorte shumë referenca shekspiriane, recitonte përmëndësh fragmente të gjata poemash dhe veprash dhe i pëlqenin shkrimet e JohnStuart Mill.

Ndonëse ishte i dhënë pas poezive të Lord Bajron dhe Robert Burns, vargu i tij i preferuar ishte nga vepra e poetit skocez, ËilliamKnox, “Oh! Pse duhet të jetë kaq krenar shpirti i një vdekatari?” duke dëshmuar kështu natyrën e tij të përulur e të virtytshëm.

 

Në një nga fjalimet e tij më të famshme, ai tha: “Një shtëpi e ndarë kundër vetes nuk mund të qëndrojë.” Kjo thënie e tij citohet shpesh nga liderë anembanë botës, deri në ditët e sotme, disa prej të cilëve e përdorin thjesht për retorikë politike, por ka edhe nga ata të cilët, ashtu si Lincoln, kanë me të vërtetë si mision zhbërjen e ndasive, të çfarëdo lloji qofshin ato, politike, etnike e shoqërore, dhe bashkimin e një kombi në një trup e qëllim.

Historia i stërvit dhe i formon njerëzit, por janë njerëzit ata që e shkruajnë historinë. Lincoln ka lënë një trashëgimi të çmuar jo vetëm për SHBA, por për të gjitha vendet, duke përçuar vlerat e patjetërsueshme amerikane dhe shembullin e lidershipit shembullor, që duhet të frymëzojnë drejtuesit e shteteve të tjera.

“Unë ju lë, duke shpresuar se llamba e lirisë do të digjet në gjirin tuaj derisa të mos ketë më asnjë dyshim se të gjithë njerëzit janë krijuar të lirë dhe të barabartë,”- tha ai. Liria, barazia dhe demokracia ishin parime, të cilat Linkoln nuk i shprehu vetëm me fjalë, por i përjetësoi me vepra dhe përmes shembullit të lidershipit që la pas, vlera këto të cilat janë promovuar e mishëruar prej shekujsh nga plejada e të 46-të Presidentëve Amerikanë, duke e forcuar gjithnjë e më shumë esencën e shtetit amerikan si “Qyteti mbi kodër, mbi të cilin janë drejtuar të gjithë sytë e botës” vizion ky i pelegrinëve të parë që e ndërtuan shoqërinë amerikane që në fillim të viteve 1600-të dhe i etërve të këtij kombi, që formuan shtetin me Kushtetutën dhe qeverisjen më unike në botë, një thesar vlerash të patjetërsueshme.Dhe tashmë prej shekujsh, ajo që njihet si “Ëndrra amerikane,” ka frymëzuar të gjithë botën të ëndërrojë.