Dr. Bashkim Hysi: Humanizmi i Dr. Esat Pashaj

1134
Sigal

Doktori ka shërbyer me ndërgjegje të lartë pa e përlyer figurën e tij, por duke mbajtur të pastër bluzën e bardhë dhe betimin e Hipokratit.

Prehu i qetë, doktor Esat Pashaj, se detyrën e kreve deri ne fund me nder

Ende pa u tharë lotët dhe pa e marrë veten nga ndarja e parakohëshme e kolegut tim të hershëm, doktor Brahush Kadillarit, erdhi goditja tjetër tronditëse, e rëndë, e papërballueshme, humbja e parakohëshme e mjekut të njohur, Esat Pashaj, me të cilin kam punuar për gati 30 vjet në Skrapar.

Si koleg i tij, si shok dhe si mik familjar, që për shumë vjet me radhë na bëri puna dhe hallet e përbashkëta, dua të theksoj një nga cilësitë e rralla të këtij njeriu, vërtet fjalëpak dhe punë shumë. Si ndryshe nga shumë kolegë të të tjerë, Esati rrezatonte me punën dhe shembullin e tij. Nuk ka familje që ai të mos ketë hyrë me dhjetra herë, të ketë kuraar dhe dhuruara jetë qindra njerëzve të moshave të ndryshme, që nga fëmijët e deri më të moshuarit, veçanërisht, të këtyre të fundit, që e mbanin si profetin dhe engjëllin e tyre mbrojtës.

Çorovoda, si një qytet i vogël, kryesisht më banorë vendës, skraparllinj, me vlera të jashtëzakonshme tradicionale, të mira, natyrisht, që ishin refles edhe i gjithë krahinave të Skraparit, ka qenë disi edhe llafazane. Në darkë, karaakteristikë e fshatarave dhe vendeve të vogla, ku njerëzit njihen me njëri -tjetrin,  merreshin edhe nëpër gojë, për mirë apo për keq. Iu bëhej “biografia”.

Le të më dalë sot, qoftë edhe një banor i vetëm, të më thotë një fjalë të keqe për Esatin. Asnjë! Esati ka qenë një mjek i mirë, por, mbi të gjitha, një njeri shumë  i mirë.

Esat Pashaj ka lindur në 16 maj të vitit 1948 në fshatin Therepel të rrethit të Skraparit nga dy prindër të mrekullueshëm që mbahen mend në të gjithë Skraparin si njerëz të urtë, punëtorë, me norma të larta morale tradicionale. Aliu dhe Sosja  lindën, rritën, edukuan dhe shkolluan 6 fëmijë, 3 djem dhe 3 vajza, të cilët edhe pse në kushte të vështira ekonomike të kohës (me dy rroga punëtorësh), ia dualën, jo vetëm duke i nxjerrë në jetë, por edhe që kanë  kontribuar dhe kontribuojnë në fusha të ndryshme me një respekt dhe personalitet të admirueshmë në shoqëri.

Në moshën 6-vjeçare Esati bashkë me familjen ikin nga Therepeli dhe vendoset në qytetin e Çorovodës, ku mbaroi 7-vjeçaren dhe të mesmen. Pas përfundimit të shkollës së mesme, duke parë rezultatet në mësime, sjelljet dhe vetitë e cilësitë e tijë shëmbullore, Esatit i jepet bursë e plotë studimi në Fakultetin e Mjeksisë së Përgjithshme në Universitetin Shtetëror të Tiranës, të cilën e filloi në shtator të vitit 1967 dhe e përfundoi në gusht të vitit 1973.

Përfundimi me sukses i fakultetit, i hapi atij rrugët e jetës duke e titulluar atë mjek të përgjithshëm dhe të aftë për t`i shërbyer popullit ku të kishte nevojë. Në shtator të vitit 1973 emërohet mjek i pergjithshem në spitalin e qytetit të tij të dashur, të cilin nuk e la për asnjë çast për të shkuar nëqytete të tjerë me më shumë interes ekonomik siç bënë shumë të tjerë.

Në jetën e tij bashkëshortore  me Bukurie Kuçin, me orgjinë nga fshati Vëndreshe e dytë,  linden, rritën, edukuan dhe shkolluan tri vajza të mrekullueshme, Ornelen, Suelen dhe Dorjanën, të cilat kanë përfunduar shkolla te larta, kanë krijuar familjet e tyre dhe i shërbejnë me devotshmëri familjes dhe shoqërisë.

Në vitin 1973 Esati fillon punë në spitalin e Çorovodës. Pas dy vjetësh, ai shkon për një specializim dyvjeçar të cilin e mabaroi në vitin 1975. Pas specializimit ai filloi punë aty ku ishte, si pathollog, në spitalin e Çorovodës.

Për shkak të një “incidenti”, për zhvendosjen e dhomës së sekretarit  të Partisë nga kati i parë, ku ishte planifikuar dhoma për veshjen e të sëmurevë që shtroheshin në spital, në katin e nëndheshëm, u mor si “mos përfillje e Partisë”(!) dhe e transferojnë në fshat, në Vëndreshë, përgjegjës i qendrës shëndetësore me nëntë fshatra, me një terren tejet të vështirë. Këtu ai mori edhe familjen. Aty ai u dallua në kryerjen e detyrës si mjek, duke punuar pa marrë parasysh orare, ditën, natën, në kohë mirë e të keqe, shtëpi më shtëpi, e parcelë me parcelë, duke u bërë shumë i dashur dhe i respektuar për popullin.

Pas disa vjetësh ai u rikthiye përsër i në Çorovodë, në spital, ku u dallua për punë të mirë. Duke e parë punën dhe vlerat e tij, në vitin 1980, e emëruan shef të Seksionit të Shëndetësisë në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Skraparit, detyrë që ai e kreu deri në vitin 1985. Pas këtij viti ai emërohet ne spital shef i shërbimit spitalor dhe i patologjisë.

Gjatë kësaj kohe gati  50-vjeçare, deri në ditet e fundit të jetës se tij, kur ndërrojë jetë në krye të detyrës nga virusi COVID-19, edhe pse duhet të kishte dalë në pension para 8 vitesh, por për mungesë mjekësh ai vazhdoi punën, Esati ka shërbyer me ndërgjegje të lartë pa e përlyer figurën e tij, por duke mbajtur të pastër bluzën e bardhë dhe betimin e Hipokratit.