Dr.Ardian Elezi: E vërteta ime e dhjetorit 1990 mbi themelimin e PD-së Kukës

559
Sigal

Flet, Dr.Ardian Elezi, nismëtar e protoganist ngjarjesh

E vërteta ime e dhjetorit 1990 mbi themelimin e PD-së Kukës

Si u falsifikuan dhe manipuluan në mënyrë të qëllimshme ngjarjet, për përfitime personale

 Nisur nga rëndësia dhe mesazhi i asaj dite, dhjetori ku u përballen dy botë, ku u thye miti i pathyeshmërisë së sistemit, 26 dhjetorit 1990, 30 vite me parë, ku u shpall krijimi i PD-së Kukës, ajo është historike për nga rëndësia e saj, si e radhit Kukësin, si qytet i parë mbas Tiranës, që u bë pararojë e ndryshimit të madh, si dhe përshpejtimin e rrëzimit të komunizimit.

Epitetin e Raif Elezit si “Legjenda e Kukësit”, që e kanë pohuar shumë bashkëvuajtës të tij, por që më me detaje e sjell për gazetën “Telegraf”, i nipi dr. Ardian Elezi. Ashtu si xhaxhai i tij, edhe Ardiani është nderuar nga Presidenti i Republikës. Ka marrë medaljen “Pishtar i Demokracisë”, si protagonist, aktivist dhe dëshmitar i ngjarjeve të dhjetorit 1990, dhe proceseve demokratike. Por këta nuk janë Elezët e vetëm në rezistencën antikomuniste, kontributi i tyre shpërndahet në tre breza dhe kjo intervistë e Ardian Elezit është rrëfimi i historisë së përbashkët të tyre….

Ju jeni familje disidentësh antikomunistë, nismëtarë të themelit të PD-së Kukës. Si ju gjeti dhjetori 1990?

Familja ime ishte damkosur, nga dy anët e saj, vetë linda e u rrita në një pjesë të jetës në internim. Mohimi i të drejtave ekonomike, diskrimimini i hapur dhe i heshtur si një konstantë e përhershme shoqëronte jetët tona, frika nga survejimi dhe kontrolli komunist ngjallte terror, mbijetesa ekonomike, e pasiguria për të ardhmen, ishin në themel të jetës e dilemave tona të kohës. Frymëzimi për të qenë të parët në këtë ndryshim, ishte i natyrshëm. Ne vininim nga një familje që rregjimi na kishte damkosur, ndryshe nga të tjerët, ku madje edhe mes familjeve të të presekutuarëve, ka pasur një lloj relativiteti në peshën e gravitacionin e përballjes dhe rëndimit të luftës së klasave, ku familja e jonë duhej të sakrifikohej. Sigurimi nuk kishte arritur të thyente dhe penetronte në vëllazninë e e Elezëve, xhaxhai im Raif Elezi, rrinte stoik dhe i panënshtruar ne burgun e Burrelit. Akuza ndaj tij ishte kryengritje e armatosur e ngelur në tentativë, kryengritje të armatosur, për përmbysje me dhunë të pushtetit popullor, marrje të institucineve, si Komitetitn e Partisë, atë ekzekutive, ushtrinë, radiostancionit të Kukësit, për ti thirrur që andej gjithë popullit shqiptar për t’u ngritur e çuar në këmbë, në rrëzimin e sistemit. Një gjë e madhe, e çuditëshme dhe që ngjall habi e mosbesim edhe sot kur e dëgjon, në kushte të tjera të lirisë e demokracisë. Si ka mundësi, ka pasur njerëz të tillë që mendonin, apo kishte shkuar mendja për të vepruar dhe rrëzimin e komunizmit, ndërkohë që masa e indroktinimit ishte futur si i thonë për dere çdo njeri e shtëpie, ishte në mbarë popullsinë.

Duhet të kuptohet se diktatori Hoxha, ishte tabu, e kishte kthyer kultin e vet të individit në një mit, që kush të përmendte ngjallte frikë, e lë mos kundërshtohej nga rregjimi.

Raif Elezi, me vetëdije dhe koshiencë të lartë, duke ju drejtuar direkt popullit të vet, vuri atë përpara interesit personal e familjar, deviza e tij: populli mbi familjen, dhe për këtë sakrifikoi, kundërshtoi rregjimin, apeloi për rrëzimin e tij. Ishte modeli i një njeriu martir, një lideri që sakrifikon për hir të të tjerëve, lirive dhe drejtave themelore të njerëzve, sociale, ekonomike, politike e demokracinë.

Dalje e tij nga burgu, ashtu siç vetë ka deklaruar në tv ‘Klan’, ishte si një ëndërr, e pabesueshme. Xhaxhai I.Elezi dhe familjar të tjerë, i thoshte në burg, që Raif, për hir të atyre njerëzve qe ke lënë në shtëpi mos fol. Nuk kishte shpresë që do te dilte. Në burg ka pasur tentativë për ta asgjësuar përmes torturës, si dhe përgjatë transportimit te tij për në Kukës, për ridënim si dhe elemimin e tij.

Për ne familjen, dalja e tij nga burgu ishte një gëzim i madh. Në momentin që u fut në shtëpi, brofi e ngriti, nuk desh të ulesh në tryezë ku ishin shtroja e gëzimit, por tha që dalim vllazën të çojmë popullin në këmbë.. Ndërhyri xhaxhai Xh.Elezi, “O, Raif, nuk asht koha, nuk na kupton populli, lëre të gëzojmë sot..”

 

Kur menduat se diçka po ndryshonte, si i përjetuat ngjarjet në kampin ish- socialist?

Në kontekstin kombëtar disa ngjarje të ndodhura sa në rafsh kombëtar e ndërkombëtar, sa në protestat në Shkodër, Kavajë, që ngjizën një pakënaqësi të madhe dhe një zemërim në gjithë vendin, po ashtu edhe ngjarjet në Rumani, kishin trembur komunistët për tatëpjeten e humbjes së pushtetit te tyre

Në Kukës, në këtë periudhë dhjetor 1989, u ngjallën shpresat për një ndryshim dhe ngjizet përplasja e parë antikomuniste në mëngjësoren e qytetit, ahere, sot hotel ‘Gjalica’, ku vëllai im pas meje, Arjan Elezi, i ri antikomunist i kohës, i frymëzuar nga ngjarjet dhe në Rumani me vrasjen e diktatorit Çaushesku, së bashku me djemtë e xhaxhallarëve, Agron Elezi, Besim Elezi, si dhe të rinj të tjerë antikomunistë, shokë të tij, si Akil Gjoni, (djali i tezes së heroit të lëvizjes studentore Azem Hajdari, ku me këtë të fundit do të takohesha për së pari në janar 1991, mu duk djalosh frymëzues, brilant…fliste me urrejtje për Ramiz Alinë dhe komunizmin,) jep shkëndijën e parë duke thirrur: ‘Poshtë diktatura!’ dhe duke i venë flakën zbukurimeve të vitit të ri në atë kohë. Menjëherë lajmërohen dhe mbinë forcat e shumta të policisë dhe sigurimit, që në përplasjen e parë mes tyre zbrapsen, dhe më pas ndalojnë Agron Elezin, qëndrestarin antikomunist e disident të kohës. Dallkaukë të sistemit, nga dogmat komuniste A.Br, mes turmës së mbledhur në mllef njerëzor pëllet/pall si i nërkime, “se familja e Juaj është e dënuar përjetësisht nga pushteti i jonë popullor, se mos merrni zemer, se ju vrasim dhe pushtetin nuk ua dorëzojmë”. Ky ishte mentaliteti mbizotërues dogmatik kundër nesh, i dalë prej goje të kësaj coftene e atrofizueme e atij sistemi me planc fund kambve, që thosh të vret, që ai të rrun e të qeth.

Kjo ishte qasja dhe botëkuptimi i kohës që mbizotëronte për familjen tonë antikomuniste, e mbare fisin e presekutuar të Elezëve

Djalin e xhaxhait A.Elezi, e shoqërojnë në polici, e keqtrajtojnë, ku më i zellshmi mes lukunisë se tyre ishte dhe shef A.i quajturi si arapi capeli i Vlorës, për të ulur krenarinë e Elezëve

Isa Elezi së bashku me A.Elezi, i shkojnë në polici dhe kërkojnë xhevap për keqtrajtmin dhe sjellje ç’njerëzore, dhe kush na cënon dimë ti përgjigjemi, duke i kërkuar gjithësejcilit “duel” mes tyre, dhe se asnjeri nuk përgjigjet.

 

Kush ishte bërthama nismëtare inicuese e themelimit të PD-së Kukës?

Bërthama e kësaj lëvizje dhe ndryshimi, ishte fisi i Elezëve, fisi më i madh i Lumës, rreth 2000 frymë e më tepër me rreth familjar e miqësor, Një fis i damkosur, u lincuar nga kasta komuniste e kohës, nga familjet kriminale që sunduan e persekutuan Kukësin.

Qoftë atëherë po edhe sot e në çdo kohe, siç thotë populli e një fjalë e urtë, për një punë kur i hy po s’pate njerëz mbrapa të rrehshin e të kallshin në hu, aq me tepër njerez pa njerez në shtëpi, apo të kapur aq më keq, si dhe gjeografikisht larg me qytetin. Kukësi nuk është ky në keto parametra ndryshimesh urbanistike dhe demografike që është sot, në atë kohë, Elezët ishin fisi mbizoterues i qytetit, fis madh dhe antisistem, antikomunist, dhe në shumicën e tyre solidar e mbështetës me njeri -tjetrin.

Legjitimiteti vjen nga morali që buron nga të bërit të gjërave i pari dhe përmes përballjes me sprovat e sakrificave e bëra në atë kohë, dhe jo legjitimitet i stisur me emaile, faslsifikime apo urdhëra e porosi politike…

 

Në ato momente shihej dhe vlerësohej inisiativa, kurajo, guximi, protoganizmi i njerëzve, që duke besuar në këto vlera vetorganizimi, që nis me vet individin, familjen e vet, krijohet ajo bërthamë rreth së cilës gradualisht vjen e grumbullohen më pas si në rrathë rrethi miqësor, fisi, dhe deri në organizime më të mëdha, në nivel qyteti e krahine.

Historia thiri në skenën e vet Isa Elezin, si bekim i atyre momenteve. Ai ishte simbiozë e sintezë e cilësive më të mira të lumjanit, djali, burri më i pashëm i kohës së vet, sa tradicionale, po aq dhe modern dhe emancipuar, i lexuar dhe iluminuar. Mund të shihet si mendja më e ndriçuar, e hapur e kohës, desident antikomunist, intelektual, trim kurajoz, karizmatik, i cili i dha i pari Kukësit atë medalje, vetëdije politike e qytetare, që komunistët e kishin ndërprere, thyer, tentuar të asgjesonin prej dekadash.

Komisioni nismëtar i themelimit të PD ishte familja e jonë e Elezëve, I.Elezi, R.Elezi, A.Elezi, Ag.Elezi, Fl.Elezi, S.Elezi, H.Elezi, etj, ku kryetar i saj Elezi.

Raif u la në prapavijë, ku për shkak të profilit të tij, ndjenjës së revanshit që ngjallte emri dhe simboli i tij. Për çdo gjë e pasiguri që do na ndodhte ne, R.Elezi ishte përkrah dhe në mbështetje.

Jam Raifi une o Lal, më thosh që nëse njëherë dështova me ta, (-me komunistët-)tash ma lini mue këtë punë..kush ju prek, ju hi prej dere ..

Së bashku ishin gjithë vëllaznie e Elezëve, 7 vëllezër, nipa Agron Elezi, B,Elezi, I.Elezi. A.E, L.E, kushuri, fisi i madh antikomunist i panënshtruar, i vuajtur i Elezëve, etj, etj,

Mbledhjet e tjera pasuese të karakterit organizativ, ditë, javë më pas si janar 1991, maj qershor 1991 edhe pse në numër të kufizuar për sa i përket legjitimitetit të tyre, patën një rëndësi të madhe të rritjes dhe fuqizimit të PD-së. Ishte një koheë që të gjithë ndjeheshin njëlloj të gëzuar dhe barabartë, pavarësisht konceptit të kryetarit që nuk njihej shumë si i tillë.

Nisi lëvizje e cila u përhap gjithandej, vendqëndrimet pranë shkolles së mesme, në bibliotekën e qytetit, parmakët e dritareve të saj dhe në rrugën përbri, ku të rinj kurajoz nën zë me zë bashkoheshin nën thirrjet e devizën patriotike të kundër komunizmit, B.P., D.K., etj

“Se mjaft në robëri/ O e mjera Shqipëri./ O djem rrëmbeni pushkët/
Ja vdekje ja liri”! Si dhe u hodhën parrullat, “Poshtë
komunizmi”

Pjesë e rëndësishme e këtij ndryshimi, në ditët , javet e muajt në vijim mes hezitimeve dhe dyshimeve të tyre në fillim u bënë pjesë e protoganizmit të kohës, të rinj si U.M, D.Ki, A.M, B.D, A.A, S.Istrefi, S.D, D.N, I.S, B.E, K.Elezi, A.E, H.E, R.E, IE, L.E, fisi antikomunist i madh i Elezëve, që përbente bërthamen e kësaj force të re opozitare.

Sa është pasqyruar kjo datë dhe ngjarje?

Janë rrekur të shkruajnë duke u rrekur të falsifikojnë dhe të manipulojnë në mënyrë të qëllimshme dhe këto ngjarje, si dhe duke dashur ta vendosin në mënyrë të paqenë veten e tyre në atë ditë historike, “si gjali i dajës ..hi apo gjali i nipi i dajës .bi..”, etj, që nisur nga zhvillmet e mëpastajme, zhgënjimet e mëdha të nismëtarëve e protoganistëve të tjerë,(që brenda pak muajsh më pak se 6 muaj, i larguan pothuaj të gjithë).

Ky ishte zhgënjimi më i madh, persekutimi ndaj sindromit të ish nismëtarëve, themelues, protoganistëve të kohës. Ikja e largimi i tyre ishte një humbje e madhe. Historia e Kukësit do të ishte ndryshe, më e mirëpërfaqësuar

Edhe ne Lumë është sa antike, kanunore, miti antik atëvrasës, po aq moderne dhe aktuale e universale thënia: që ‘babë asht ai që të nxjerr kryet për spari,’

Është histori mallkimi atëvrasës, miti antic i atëvrasës,.(kjo është arsye që është lënë në harresë kjo datë e rëndësishme, 26 dhjetor 1990, data e themelimit të PD-së).. ..ku do ju kujtojë çdo kujt një thënie jo timen, ‘se babë e prind i fëmijës është ai që ta bënë për spari krejet’, pra me dt. 26 dhjetor që është historike për Shqipërinë, dhe jo ai që pas kesaj date të merr me vonë për dore, duke filluar në ditët në vijim, në organizime të radhës janar 1991,(ku nuk kanë firmosur dhe të gjithë në atë mbledhje), apo në maj qershor 1991, e deri më sot që kanë rëndësi të karakterit organizativ për jetën e një partie, të rritjes së forcës përfaqësuese e legjitimitetit të saj, dhe të përpjekjeve e luftës për pushtet.

Ju kam dhënë përgjigje qoftë në median e shkruar edhe vizive këtyre përpjekjeve mjerane, njerëz pa njerëz e pa peshë, duke kujtuar se ndërkohë Elezët e familja e Elezëve, ishte kundërshtarë direkte e sistemit, armiq të përbetuar të tyre, sosh prej atyre të tjerëve mbanin kontakte me strukturave të komitetit të partisë dhe atij ekzekutive, apo dhe Ministrisë së Brendshme në përpjekje për të reabilituar e kthyer familjarë të tyre, etj, etj.

Sikundër ai sistem në kulmin e luftës së klasave përkundër çdo lloj pretendimi persekutimit nuk te jepte të drejtat e mohuara, e privilegje pa kaluar në filtrin e strukturave të tyre dhe fituar besimin e tyre.

Qëndrimi i intelektualëve të Kukësit

Në atë ditë dhjetori u thirrën intelektualet e Kukësit, si Sh.H, A.S, B,C etj, dhe nuk erdhën, ku dikush përgjigjej në mënyrë prozaike, dikush hezitues dhe refuzues, e dikush deklaronte se e kish amanet prej babës për mos me u marr me politke, duke qëndruar larg këtyre zhvillimeve dhe sfidave të kohës, që momenti historik i kërkonte.

Sot syresh dhe në shumicën e tyre madje me preardhje komuniste, në rikuperim të kohës së humbur dhe i gjejnë në krye të oxhakut e të vendit në evenimente promovimesh kulturore e intelektuale, ngjarjesh historike, angazhime në vlerësime figurash patriotike.

Intelektualët , që kur koha e momenti historik i thirri u strukën nën hije në rehatllëkun e vet. Në profilet e tyre përgjatë rrjedhave të kohës, shfaqen për një devoteshmëri në ndërtimin e mbrojtjen e fitoreve socializmit, e syresh prej familjeve të tyre në avangardë të luftës së klasave.

Intelektualet e Kukësit, si kudo tjetër, ishin apatikë dhe konformistë me atë gjendje, ishin të lidhur intelektualisht dhe afër me sistemin, komunizimin, dhe sigurimin e shtetit. Shihnin rehatinë e jetëve të tyre personale, lumturine e rreme që të krijonte ajo gjendje autoarkie, dhe se ishin të pajtuar me të.

Nuk kishte shenja kundërshtimi të tyre ndaj sistemit, apo përkrahje dhe mbështetje të familjeve që sakrifikonin, vuanin dhe mbijetonin dramën e komunizmit.

 

Përtej çdo lloj paragjykimi për to, në shumicën të atyre që u ofruan, angazhuan në muajt e parë, pavarësisht origjinës e backraundit të tyre, përflitjeve të kohës që kanë qenë të mbrojtur dhe imun nëse nuk kishte dirigjuar apo dërguar dikush, në shumicën e tyre ato ishin idealistë, dhe morën përsipër një rrisk për angazhimin e tyre. Le të shërbejnë këto radhë dhe memoristike si një homazh vlerësimi për to, familjet e tyre që ishin të ekspozuara ndaj rriskut e të papriturat të kohës.

Ne çdo rrethanë, ata kanë qenë të përndjekur, nën kontroll dhe survejimin e strukturave policore dhe të sigurimit të kohës, që ende ishin shumë aktive dhe përbënin rrezik të lartë. Është një mirënjohje dhe respekt për to.

Në fillim, të rinjtë hezitonin të bashkoheshin, kishin paragjykime për lëvizjen, madje deklaronin se është krijuar, nxitur dhe ka dalë nga korridoret e Ramiz Alisë.

Aty bashkoheshin njerëz me qasje të ndryshme dhe madje të kundërta me rregjimin, ato me qasje radikale dhe të tjerë me një qendrim të butë, pa konflikte(mbi to nuk kishte asnjë ngarkesë e peshë persekutimi nga rregjimi).

Përgjigje e qëndrimit të intelektualëve ishin hezitues, refuzues, të frikësuar, dhe njerëz që nuk kishin kurajon për t’u përballur me sistemin.

U fol në atë kohë, që e nisën e krijuan, e u kallën Elezët, dhe po e gëzojne Bicët e bickcemët që thejnë amanetin e babës vet… etj.

Memoristika është e shëndetshme dhe një burim serioz që vjen nga kujtimet e përjetimet e atyre momenteve, përtej atyre që prodhojnë dokumentat e sigurimit te shtetit në atë kohë, si dhe stigmatizimit të tyre për armiqtë e klasës, kulakët, disidentët, intelektualët, e protetizimit denigrues të tyre përmes dokumentave që ato vetë i prodhojnë.

Si e mendoni momentin e afishimit publik, shpalljes së parë në emër të PD-së, 26 Dhjetor 1990

Koha dhe fati njëherazi më bekoi, që si shumë të tjereve analog e si unë anëmbanë vendit, të isha një personazh episodik i atyre ngjarjeve dhe proceseve përkrah me heroj kryesor të asaj lëvizje në qytetin tim Kukës.

Ajo ishte dita i ime. E kam përjetjuar në çdo kohë dhe moment, komunikoj me të, i kthehem dhe marrë forcë dhe frymëzim…Isha në gjendje autarkie, mes dilemash për ikje arratisje, si dhe në gjendje introverse gati për të gjetë momentin për shpërthim, ajo ditë ishte shpërthimi im.

Këto momente të rëndësishme dhe historike janë ngulitur në memorjen mbarë popullore të Kukësit, si ngjarje, episode të ndodhura dhe përjetuara në ato ditë dhjetori, nuk përmenden në kalendaret e propmovimet e historinë e pluralizimit, duke abuzuar dhe falsifikuar historinë.

Kjo ditë dhe ato ngjarje duhet të futen ne kalendarin e festiv. Kjo ditë dhe ngjarjet e atyre ditëve e nderojnë Kukësin dhe lartësojnë vlerat e tij për t’u mburrur si qyteti i dytë në rang kombëtar që proklamoi pluralizmin politik në Shqipëri.

Në atë kohë nuk kishte kompjutera dhe teknologji shkrimi, ne ishim të margjinalizuar dhe privuar nga çdo lloj aksesi pune në administratë, përpos punës së krahut në miniera, në NSHN, ferma, etj. Të vetmit instrumentë komunikimi ishin shkrimet e dorës . U shfrytëzua “teknologjia primitive” e talentente e mohura të pikturës, që në fisin tonë të madh e të presekutuar antkomunist, nuk ishin të pakët si, S.Elezi, H.Elezi, S.Elezi në kartonat e gjetura u shkruan.

Kjo nisi e u ngjiz në shtëpinë tonë antikomuniste desidente të Elezëve të Kukësit.

Duke më mbajtur dhe ngulur gozhdët në tabelë e bërë njoftimin më thotë: “Për hajër na qoftë Ardian Pasha!”

Kështu më thërriste për të më frymëzuar, (xhaxhai im ishte krenar për origjinën dhe gjenezën e vet, pasardhës familjeje vëllezërisht dere pashallarësh e princërish lokal si Xh.B, S.E (Sipas Edit Durham, R.E, fiset shqiptare). Kur u shpall vëllai im i madh L.Elezi kampion republike në shah apo djali i tij u nderua me medalje dhe çmim kombëtar në olimpiadë, mburrej dhe krenohej duke na frymëzuar gjithnjë. I donte nipat e të gjithë e familjes së vet që të ishim të parët e të shfaqnim talent në çdo fushë. Le të jenë këto rreshta një evokim rrespekti të paharruar të kujtimit të tij e veprës së vet.

Shpallje e krijimit të PD-së u bë në një nga rrugët e sheshin kryesor të Kukesit, afër ishte monumenti i Lidhjes se Prizrenit, simbolika e dëshmitarit virtual që na frymëzoi për apel dhe bashkim lokal e kombëtar me këtë përmbajtje:

Partia Demokratike dega Kukës

Partia Demokratike ju uron gjithë popullit të Kukësit gëzuar Festën e Vitit të Ri dhe ju fton(mirëpret) të antarësoheni pranë saj

Komisioni nismëtar i PD/së dega Kukës

Ky lajm mori dhenë dhe në një kohë rekord aty ‘mbinë’ një numër i madh njerëzish, që shuan kurreshtjen e tyre për të parë diçka ndryshe nga ç’ kishin kaluar dhe përjetuar prej 45 vjetësh.

Ai shesh ishte Itaka ime, ku komunistët prej disa dekadash e kishin grabitur, gënjyer, dhunuar, vrarë dhe masakruar popullin.

Atë ditë dhjetor 1990, nga ajo rrugë dhe ai shesh morën rrugë e jetë episodet që do të ngelen të ngulitura në memorien time personale, përballje direkte e publike me përfaqësuesit e rregjimit, qoftë të drejtuesve politikë të kohës, ku së bashku me xhaxhin tim Isa Elezi, po përballeshim me të indroktinuarit e sistemit, në kryqëzimet e atij sheshi në mbrojtje të misionit tonë, Sekretari i Parë i Partisë, z.M.N, si shoqëruar me të Komitetit Ekzekutiv e fanatik të tjerë që e shoqëronin, kryqëzohen në këtë shesh e rrugë historike, si për të treguar ku I.Elezi po hynte fuqishëm dhe dinjitoz në historinë e re të Shqipërisë, dhe tjetri kokëulur duke dalë rrënueshëm prej saj.

Edhe në ditët e mëparshme ka pasur përpjekje për marrëveshje, ku nga frika e asaj që kishin bërë me marrjen e pushtetit me lista vrasjesh, kishin menduar se e njëjta gjë do të ndodh me ta më pas, por që I.Elezi që atëhere i shprehet se ishte vonë dhe se rrugët tona ishin të ndara.

Në një përpjekje për ta grisur njoftimin publik të krijimit të PD/së, njerëz të indroktinuar fanatik të rregjimit ku nuk ishin mësuar për gjera ndryshe, ku mes tyre ishin edhe përfituesit e pushtetit të partisë dhe ekzekutiv, Sekretari i Parë i Komitetit M.N në kundruall tyre në mbrojtje të kësaj kauze të nisur, xhaxhai im I.Elezi, më thotë: “Shko me lalën kqir, çfarë kanë dhe kërkojnë”

Tentuan ta grisin, ju dola përpara dhe nuk i lashë…Flsnin mes veti për ta grisur, u ktheva pranë xhaxhait tim, i thashë se donin ta grisnin.

Siç ishin të ulur në hekurat e lulishteve buzë rrugës, u çua dhe mori, shkuli një pllakë, me të në dorë u turr përballë tyre, për t’i goditur.

Pashë një burrë të fisëm, tejet sharmant e të pashëm, trim, kurajoz, antikomunist që u shfaq në momentin më krycial të historisë lokale dhe të vendit. Të gjithë si lepuj ikën.

Më sipër ishte djali i xhaxhai tim Agron Elezi, një figurë dhe personalitet e spikatur e atyre ditëve dhe asaj lëvizje. Qëndronte nga ana e hekurave në minifushën e sportit të gjimnazit të Kukësit ku luhesh shpesh futboll në tatëpjetë. E kishim lënë që për çdo gjë që do të ndodhte do i bënte shenjë e fishëllonimin njëri- tjetrit.

Kjo figurë ka një rol dhe kontribut të rëndësishëm në ato ditë, qoftë në mbrojtje të kauzës, promovimit të saj, trokitjes dhe thirjes në shumë shtëpi më ato ditë dhjetori e në vijim në ngjarjet dhe episodet e mëbonëshme, të mbledhjeve të organizuara të radhës.

Është nismtar themelues e kontribues i PD/së. Mbante lidhje dhe shoqëri të ngushtë me të rinjtë e tjerë , si me nipin e Elezëve, apo dajën ‘U’ që thirresh me përzemersi, e grupin e shokëve te tij, D.K A.M, B.D etj.

Duhet thënë se Kukësi në atë kohë kishte një elitite të rinjsh intelektualë dhe sportistë që shfaqnin pakënaqësitë e tyre në grupe të vogëla shokësh. Sportistët si mundësat, futbollistët, lëvizjet e shoferëve që mbartin frymën e ndryshimit, kanë kontribuar në emancipimin dhe solidaritetin shoqëror të Kukësit.

Ato ishin të gjithë të mrekullueshëm, idealistë, që mirëpërfaqësuan historinë e Kukësit.

I vetmi që na u afrua, me një strajcë në dorë, ishte S.Domi, ku i dhamë dorën dhe e përshendetëm. “Si je Ise? Hë Ardian’, – na tha xhaxhai im I.Elezi.

Ndenjëm për orë të tëra aty, pamë reagimin e njerzëve, ndjeshin të frikësuar. Ishte dhe ftohtë.  Me tha:” Rri Ardian pasha, ruaj se po dal të shoh e takoj rretheqark”. Më pas u shkëputa për të takuar njerëz, shok të rinj të kohës, duke sensibilizuar për ngjarjen e rëndësishme…

Kur u ktheva pashë që e kishin hequr e grisur afishimin..U takuam prapë, dhe i thashë se e kishin grisur, dhe u kthyem prapë në shtepi, takuam dhe S.Elezi, H.Elezi, dhe u shkruajt rishtash në karton njoftimi i krijimit të PD/së, si dhe urimi për Vitin e Ri, si dhe ftesa për antarësim në PD.

Me pas, këtë herë të dytë së bashku me djalin e xhaxhait I.Elezi, ju drejtuam sheshit dhe e afishuam lajmërimin e krijimit të PD/së.

Një i ri që vinte nga një familje me lidhje me komunizmin dhe sigurimin e kohës , rridhte nga familje P.., u ofrua dhe grisi nje kopje të lajmërimit, u ndoq dhe në kryqezim të rrugës një makinë që lëvizte me shpejtësi, në drejtim tonin sulmoi dhe desh u aksidentuam, por shpëtuam duke u hedhur dhe kapërcyer në lulishten pas sheshit .

E ndoqa për ta zënë dhe iku, dhe ku me pas i shkova në shtëpi L2, ku doli familja e tij, nëna e vet, mesuese S…. duke i kërkuar sqarim.

Në shesh pati grumbullim dhe njerezëve ju dola përpara dhe fola më tepër fjalë që buronin nga zemra, guximi , në mbrojtje të kësaj kauze duke i ftuar që të jenë pjesë e kësaj nisme, lëvizjeje.

Mund të them se ishte fjalimi i parë publik në emër të PD/së, fjalë anti-regjim të një të riu, I cili nuk ishte dëgjuar dhe parë në atë kohë, që atij dhe familjes së vet, ishin privuar të drejtat dhe liritë që kishim vuajtur dhe damkosur në burgje dhe internime prej dekadash…

Mund të them për këdo dhe t’u japim përgjigje kujdo që mendon që sot na mungojnë podiumet e mikrofonat, pasi ato sot janë privatizuar, por që i njohim mirë sheshet dhe daljet publike të pakontrolluara, të paautorizuara e nga askush, nga asnjë koridor politik apo partiak.

Patëm debate, konfliktet e para fizike, të shoqëruara me të rame e goditje në atë rrugë e shesh.

Në këtë kohë më thotë “Mos u merzit Lale, kaq e pat Lale, janë të tutëm se pi shket nga kamët çdo gjë”.

Më jepte zemër e kurajo, “që deri gje/dje të konte/qante nana e shpija jote, mas/mbas sotit çdo gja me të nodh te kona Kukës e krejt Shqipnie, mos u tut lale.”

U ankua në polici lidhur me ngjarjen, grisjen e njoftimit të krijimit të PD/së se nuk jemi për përplasje e konflikte, është çdo gjë e lejuar, legalizuar.

Të mbledhur ishin përfaqësuesit e policisë, sigurimit të shtetit, dhe të strukturave të organeve represive, ku drejtuesi B.B.P.K “ec i thotë xhaxhai që e grisëm sepse familja e juaj është ngritur dhe kërkon rrëzimin e Enver Hoxhës…” Xhaxhai ia ktheu: “Se tani e keni marrë vesh, atë kemi kohë që e kemi kërkuar për ta rrëzuar”. Një heshtje varri pllakosi pas kësaj.

Ata janë dëshmitarë të gjallë të kësaj ngjarje dhe episodi, dhe mund të pyeten.Të gjitha ngjarjet dhe episodet e ndodhura përgjatë dhjetorit e në vijim, janë dhe duhet të jenë raportuar prej tyre në strukturat e MB, të partisë dhe pushtetit të kohës.

Imagjinoni se me çfarë indroktinimi, fanatizimi enverist e mentaliteti mbizotërues e njerëz dhe strukturash represive që po e mbartin atë, po ballafaqoheshim në atë kohë e periudhë.

Për ironi të fatit dhe kohës, shumë vite më pas, shumë prej tyre u rekrutuan dhe u përfshin në strukturat e sigurisë kombëtare, si mëtonjës demokracie, drejtues institucioneve apo këshilltar sigurie në Kryeminstri, që i kam denoncuar edhe me median vizive, si paradokse të kohës, si këshilltari R.Dan që ndiqte e survejonte të rinjtë e kohës për ti rekrutuar, apo ‘pula gjeli’ K. I Kruje, Llapveshi C. I. Mati, ‘arapi capel’ I. vlore, etj, ku sosh tentuan të kandidojne edhe për zv. ministër i brendshëm etj.

Imagjino, që informacionet e dokumentat që kanë apo mund të kenë prodhur këta njerez në atë kohë të merren si referenca, ku detyrë kryesore i kishin të mbronin sistemin kriminal që ata i shërbenim me aq zell.

Çfarë e bën të veçantë Kukësin, për t’u kujtuar dhe vlerësuar?

 

Për t’u veçuar në Kukës përgjatë kësaj periudhe që e bën unik dhe për t’u krenuar është:

1-Kukësi qyteti i dytë në Shqipëri që inicoi, krijoji dhe shpalli krijimin e PD-së.

2-Ndër qytetet e para që u bë përpjekja për rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, përballë komitetit Ekzekutiv në janar 1991, Besim Elezi..Mujo P..

3- Në Kukës u thye dhe portreti i diktatorit janar 1991, në përplasje me antimitingun e organizuar.

Kukësi ishte në prag të një përplasje civile dhe të armatosur mes turmave të indroktinuara që kërkoni gjak dhe hakmarrje. Në Kukës pati tentativë vrasje dhe gjakderdhje përpara se ato të 2 prillit në Shkodër, ku kishte snajper në godinën përbri tribunës së mitingut të madh të janarit 1991, në tatëpjetën e monumentit të Lidhjes së Prizrenit, ku forca e sigurimit, policisë sekrete, civile, e sigurimit, kishin përgatitur skenarin ogurzi të tragjedisë. Në terracë dhe në shtëpi më gjasë rrezidenti, djem, fëmijë komunistësh, lagje nr 1, inicalet N.H, ishin të zellshëm, të bënin lojën e fundit komuniste e të përgjaknin Kukësin.

Ndërkohë që Isa Elezi, merr fjalën dhe përshendet, një grua plakë me një qese hi, tenton të hedhë në sy, dhe me pas të filloi përplasja.

4-Kukësi bëri dhe organizoi ceremoninë mortore të vdekjes dhe varrosjes simbolike të arkomortorin të komunizmit në vend, udhëhequr nga H.Elezi. U tha në atë kohë që Kukësi i ‘boni vorrin/arkivolin, Kruja i boni e hangër hallvën’.

Ju jeni përherë mbrojtës i demokracisë dhe të djathtës, sa u është njohur dhe shpërblyer ky kontribut?

Kjo është e vërteta e ime, rreth atyre ngjarjeve që ka ndodhur, si, kur, dhe ku…

Ndokush tjetër mund edhe të këtë versionin e vet të ngjarjeve, dhe kjo është normale, por unë theksoj ato që vet kam qenë protoganist i tyre, që janë të ngulitur ne memorjen kolektive, të cilat si të tilla janë të dorës së parë.

Protoganizmi u krye, dhe ne në ate kohe kishim nevojë për mbështetje dhe solidaritet, dhe kush u afrua më pas në ato ditë dhjetori më pas, janë heroj të vërtetë që ndihmuan në përshpejtimin e rënies së diktaturës, ku mes tyre u bënë bashkë energjitë e rinisë kuksiane, të brezit 20- vjeçarëve me urtësinë e pjekurinë intelektuale dhe eksperiencën e brezit 40/50 -vjeçarëve të mesëm e të mocëm.

Ky përvjetor është një homazh nderimi dhe respekti për të gjitha ato që inicuan në fillim këto procese dhe më pas u bënë pjesë e saj, për të cilët gjithë në do t’u jemi mirënjohës.

Evokimi i këtyre kujtimeve është një frymëzim, ku çdokush mund të gjejë forcë për të realizuar ëndërrat dhe idealet e pastra të rinisë dhe brezit të viteve ‘90, ku pavarësisht shkallës së ndërgjegjësimit individual, e përbashkëta e vullnetit te tyre ishte ndërrimi dhe rrëzimi i atij sistemi.

Për çudi, në këtë rrugë, atë shesh me vlera historike, edhe sot e kaq kohe që kanë kaluar nga ai moment dhe ditë historike, nuk është vendosur një shenjë homazh të kujtesës historike, sado e vogël e simbolike, që meriton shumë me tepër se një monumet, pllakat.

Ne, familjet tona ishim “armiqtë e popullit”, disidentët antikomunistë, ku në kohën që mbarë vendi ishte zhytur në tatëpjetën dhe rrokupujën komuniste, sakrifikuan jetët e tyre, dhe ku së bashku më familje të tjera patriotike e politike të njohura të Lumës, e mbarë vendit, i mbijetuan terrorit komunist e luftës së Klasave krijuan paradigmën e qëndresës, mbajtën të pashuar dritën e shpresës frymëzuese, duke i paraprië këtyre ndryshimeve në pararojë të saj duke lartësuar vlerat e kësaj treve. Lufta e klasave ishte gjenocidale në thelbin e vet, solli shumë dëme të pariparueshme në familjen tonë, dhe atyre Kukësiane dhe ku falë genit arritën të mbijetojnë. Dënimi i krimeve të komunizmit, distancimi i tyre është një detyrim sa moral për shoqërinë, po ashtu edhe ligjor që buron nga zbatimi i rezolutave miratura të KE, si BE, që janë dhe kusht për antarësim, është respekt ndaj të mbijetuarëve dhe viktimave në përkujtim të tyre, si dhe adresim të përgjegjësive të shkaktarëve të saj.

 

 

Është një histori politike e gjatë që prej 45- vitesh të kaluara, që vijon edhe sot, ku familja jonë, fisi i Elezëve, megjithë këto kontribute përgjatë rrjedhave të kohës, disidencës antikomuniste, ardhjes së demokracisë e konsolidimit te saj, nuk janë përkrahur dhe mbështetur. Megjithëse mirëshkollimet tona me nivel kombëtar e europian, asnjë përfaqësues i joni nuk është deputet, kryetar bashkie, prefekt apo drejtues qendror.

Sot, Kukësi si qyteti politik më i rëndësishëm i veriut pas Shkodrës, për të mirë të vet ndodhet në mesin e qendër të gjeografise e fateve të kombit, si dhe për fatkeq në skaj të keqpërdorjes politike nga ana e saj, ku qëndrimet, interesat e rivalitetet partiako-politike shihen dhe lidhen me ato të pikëtakimeve dhe zhvillimeve rajonale e gjeopolitike kombëtare, këtej dhe andej kufirit, kufi brenda saj. Si të tilla, përfaqësimi lokal dhe artikulimi lobohet e pilotohet gjithashtu dhe nga këto interesa.

 

Le të shërbejnë këto momente reflektimi dhe gjetje force karakteri për t’u ngritur dhe ndërgjegjësuar për rolin, kontributin e nismëtarëve, themeluesve, fëmijëve të tyre, familjeve patriotike nacionaliste e demokratëve të Kukësit dhe mbarë vendit, që së bashku, përtej zhgënjimeve të tranzicionit dhe pritshmërive për një Shqipëri më të mire, të tregojmë forcë karakteri dhe prodhojmë ato energji pozitive në të mirë të demokracisë.

Lidershipi politik përtej retorikës ka nevojë dhe gjen frymëzim për kartën morale të tyre, ADN e qëndresës, kurajos dhe guximit të të gjithë atyre që në momente të caktuara të historisë së Shqipërisë, menduan, tentuan, u shfaqën, kontribuan dhe rrëzuan komunizmin.

Ju faleminderit!

Përgatiti Gazeta Telegraf