Demir Korita –Toli Gushi: Vitet shkojnë lavdia nuk humbet!

121
Sigal

Kushtuar Ing të talentuar, mjeshtrit  të aparaturave të “KIP”në ish Azotikun e Fierit, JANI ÇATI!

Nga Demir Korita –Toli Gushi

Në zinxhirin e artë të ing, kuadrove dhe specialistëve që dhanë një kontribut të shkëlqyer në ndërtim-montimin dhe shfrytëzimin e veprave strategjike të kohës ishin të shumtë , por njëri ndër ta ishte  ing, i ekipit mjeshtri i pazëvëndësueshëm , minoritari  JANI ÇATI.

Është detyra jonë , e bashkohësve që të promovojmë vlerat e padiskutueshme të këtyre ing , kuadrove dhe specialistëve për kontributin e tyre intelektual, për mundin dhe sakrifica e panumurta dhënë për ndërtimin dhe modernizimin e veprave madhore e strategjike  në shërbim të popullit dhe Shqipërisë

Jani Çati me kuadrot e ish Azotikut. Në qëndër mes shokëve, djathtas, rreshti i tretë , i treti.

Theksoj se ishin me mijra të tillë që punonin me heroizëm dhe sakrificat më sublime  në veprat e pesvjeçarëve , ndaj të cilëve duhej t’u jemi mirënjohës për atë ç’ka bënë në interes të zhvillimit të vëndit në të gjitha fushat, pasi shohim që pak ose aspak promovohen këto vlera duke i zbehur e mbuluar me programet surragato dhe bajate të shtypit dhe programeve televizive të sotëm që vetë jemi dëshmitar. Është e pajustifikueshme dhe e papranueshme që brezi i ri i sotëm , që i takon të jenë bijtë dhe nipërit tanë të mohojnë gjithçka të ndërtuar ato vite pamvarësisht të sistemit ekonomik-shoqëror , por ato janë arritje të shqiptarëve dhe e askujt tjetër, për të cilat ne duhej të krenohemi.( Shihni botën se me sa fanatizëm ruan vlerat historike të vëndeve të tyre, kurse tek ne hidhet baltë mbi to, që e ka vetëm emrin nihilizëm të  shkatërrimit të vlerave tona kombëtare, kur bota e qytetëruar, studjues të ndryshëm  vijnë sot në ish Azotikun e Fierit dhe kërkojnë të dinë mbi historinë e tij, kur studentët shqiptar që mbrojnë diplomat në universitetet e Romës e Athinës mbrojnë tezat e dipllomave :”Mbi zhvillimin e industrisë kimike të plehrave azotike në Fier”

Në këtë vepër strategjike zinte një vënd të rëndësishm edhe ing minoritar dhe mjeshtri i aparateve matëse dhe të kontrollit JANI ÇATI.

U lind, më 28 shkurt 1937, në fshatin minoritar  Llongo, Vrisera të Dropullit të Sipërm. Arsimin 7 vjeçar e kreu në vendlindje. Prej prill 1953, deri në korrik të vitit 1957, përfundoi politeknikumin “7 Nëntori”, dega elektrike, Tiranë me rezultate të larta dhe u titullua Teknik i mesëm elektrik. Punon për 3 vjet në bazën e Gjeofizikës, Patos. Në vitin 1960 përfitoi bursë shteti për të vazhduar Universitetin Shtetëror të Tiranës , Fakulteti i Ing Elektrike, ku e përfundoi me rezultate të larta në korrik të vitit 1965, dhe titullohet Ing elektrik. Emërohet inxhinier në përfaqësinë e Azotikut, të cilët  merrnin pjesë në ndjekjen dhe përfundimin e montimeve të impianteve teknologjike të uzinës , dhe aparaturave të kipit, që nga salla e komandës e deri në të gjitha aparaturat matëse e kontrollit , ato elektromagnetike , pneumatike , të termoçifteve , në të gjitha aparatet teknologjike, etj.

Së pari, u specializua për aparaturat e “KIPI”-it,( aparate, matëse e kontrolllit) ku udhëhoqi me profesionalizëm të lartë montimin mëse 400 aparaturave të kipit në Azotik. Ndër të parët që studjoi dhe përgatiti literaturë shkencore për specialitetin me të ri të kipit, gjithashtu dhe përgatiti leksione dhe dispenca për kurset e kualifikimit, përgatitjen dhe ngritjen profesionalisht të kipistëve të Azotikut dhe më gjerë.

Elektro-pneumatika kishte një detyrë parësore dhe të rëndësishme në mbajtjen , tarimin me shumë preçizion të aparateve matës dhe rregulluese të disa reparteve kyçe, ku kishte të bënte me rregullimin e raportet të naftës në repartin e krekingut, të oksigjenit me gazin metan (Ch4) në furrën e djegies së gazit, raportet , ajër (O2) me amonjakun gjatë djegies në reaktorin katakitik të repartit të acidit nitrik ,veçanërisht valvula (PIC1), që ruante raportet O2-NH3, në temp 870 gradë Celsius.

Pehashmetri i rep të nitratit, i cili siguronte raportet NH3-HNO3 , që ishin mjaft të rëndësishëm dhe këkonte përkujdesje dhe  mjeshtëri në tarimin e tyre, pasi ,“Aparaturat ishin syri dhe zëmra e teknologjisë së uzinës ”.E veçanta e ing Janit ishte, sepse ai u përshtat shumë shpejt me konceptet e reja të pneumatikës dhe elektronikës në përdorimin e gjerë të rrymave të dobëta dhe qarqeve elektrike. Ishte aftësia e këtij ing që të përfitonte në konsultime të vazhdueshme me inxhinierët italjan , Saviola, Caseli, Ticghini dhe Giarxho, të cilët kishin marrë përsipër montimin e këtyre paisjeve dhe vazhduan punën deri në prodhimin e plehrave azotike.
Salla e komandimi të ish azotikut nga ku komandohej rreth 70% e proçesit teknologjik

Azotiku. Në prill të viti 1966 kthehen nga specializimi në Kinë dhe Itali ing Ali Zajmi, Todi Kuqi dhe Toli Gushi, të cilët krijuan të parën bërthamë teknike të repartit të “KIP” ku filluan të hedhin bazat e mëtejshme për kolaudimin e të gjitha paisjeve të kipit me një përgjegjësi të jashtëzakonshme siç ishin ato të rregjistrimit të raporteve , të rregulluesve e treguesve të sasive të lëndëve të para në reaksion , të rregullimit të temperaturave etj,etj. Kontrolli dhe kualidimi i aparaturave prej sallës së komandës dhe repartet paraqiste mjaft vështirësi për mungesë të mjeteve të ndërlidhjes , por me sakrificë të jashtëzakonshme u arrit që edhe kjo të realizohej me sukses. Ishte koha kur kërkohej impenjim , përgjegjësi që Jani së bashku me specialistët italjan, kinez dhe shokët e tij të punonte 20 orë në ditë mes lodhjes dhe stinës së ftohtë  për t’u bindur mbi mirëfunksionimin e çdo aparature. Ishim me dhjetra prova që Jani të sigurohej se aparaturat funksiononin normalisht , pasi qoftë edhe një ç’rregullim në mosfunksionimin e tyrë rrezikonte proçesin teknologjik e deri në krijimin e premisave për vatra eksplozioni në disa reparte si ai i Krekingut , Sintezës së Amonjakut, Rep “Linde”, Reaktori katalitik i acidit Nitrik, ai i Nitrat amonit e deri tek depua ku magazinohej tonelata të nitratit të prodhuar. Lëshimi me sukses i Azotikut ishte prologu i gjithë mundit dhe sakrificave të gjitha kuadrove, ing e teknik dhe veçanërisht e ing JANI Çatit.

Jani u angazhua në studimin e literaturës së huaj në përpilimin e leksioneve dhe përgatitjen e dispencave deri në detaj për përgatitjen e specialistëve të rinjë të ardhur nga gjimnazet dhe shkollat teknike dhe profesionale.”Ai ishte një njeri me një vullnet të admirueshëm dhe një mësues që dinte të spiegonte me një metodologji shkencore të thjeshtë dhe të kuptueshmë , kujton mjeshtri i kipit Toli Gushi”

Që aparaturat të ishin në kontroll sistematik nga personeli ing-teknik i Kipit, Jani hartoi grafikët e mirëmbajtjes periodike të tyre për çdo lloj tipi, të termoçifteve , termorezistencave,të rregjistruesve të temperaturave, të rregistrimit të sasive të lëngjeve dhe gazeve që futeshin në proces dhe sasitë e prodhimit nga proçesi teknologjik i të gjitha produkteve , lëngjeve dhe gazeve. Kolaudimi sipas një grafiku i aparaurave të pneumatikës dhe elektronikës ishte një tjetër veçori e kërkesave të rrepta të kërkuara nga Jani Çati. Eksperienca e fituar në Azotik u aplikua dhe u realizua me sukses edhe në dy uzinat e tjera të Uresë të ndërtuara po në azotik. Dora dhe mëndja e Janit ishte në të tre uzinat dhe ashtu i qetë e me durim arrinte të zgjidhte mjaft probleme mjaft delikate që shfaqeshin gjatë proçesit të prodhimit.

Për disa vjet dha mësim si pedagog i jashtëm pranë shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dega elektrik. Mbante marrëdhënie të shkëlqyera me shokët dhe bashkëpuntorët e kipit, ing Ali Zajmi, Jorgo Themeli, Toli Gushi, Kosta Zeno, Abedin Baboçi, Sifi Paloli, Avdulla Tahiri, Stefan Papa,Teodor Trifoni, Xhelo Aliaj , Skënder Agalliu, Milto Ziu, Kseno Kalemi, Gizdar Gizdari, Myzafer Islami, Marika Zabiku, Rudolf Mosko, Kristina Mino, Bashkim Zhupa, Bujar Zeqja, Nëntor Rakipi, Ilir Gjini e deri tek ing më të rinjë si; Najada Gegolli, Alqi Çobo, Raimonda Peçuke, Artur Kadare dhe gjithë specialistët e tjerë, që janë të shumtë. Si inxhinier i zoti, dhe shumë i aftë profesionalisht ka nxjerrë me dhjetra specialistë të kipit, jo vetëm për Azotikun, por edhe për ndërmarrjet e tjera të Republikës.

Nga bashkëkohësit është quajtur si “babai i Kipit”. Janë të shumtë ata që u përgatitën nga “dora” e Janit, që përfituan kategori të larta, u bënë mjeshtra e specialistë të zotë dhe ndihen krenar për mësuesin e tyre të parë. Shquhej si një intelektual e kuadër me cilësi e vyrtyte të larta, novator, studjues shkencor, i ndershëm, i sinqertë, i palodhur, fjalëpak, mjaft i dashur e i shoqërueshëm. Është vlerësuar me tituj e medalje nga ish presidiumi i Kuvendit Popullor. Ai mbeti një etalon i vyrtyteve më të mira që shfaqi gjithë jetën e tij si, ing i palodhur, njeri dhe qytetar model, i dashurisë për shkencën, për njerëzit. E “dashuroj” shumë profesionin e bukur të kipistit saqë ja kultivoi atë edhe djalit të tij, Admirit. Pas mbylljes së Azotikut dhe dy uzinave të Uresë , Jani punoi me të birin një ekonomi të vogël private familjare. U nda nga jeta relativisht  i ri , në vitin 2002, duke lënë pas një emër të nderuar dhe respektuar, që do kujtohet me nostalgji nga të gjithë ish azotikasit dhe më gjerë. Jani la pas një histori dhe përvojë suksesi dhe të gdhëndur në memorjen e kohës.