Koha kërkonte që të punohej intesivisht dhe me shpejtësi për kalimin nga një bujqësi e prapambetur dhe primitive, në një bujqësi të zhvilluar dhe intsive me të gjitha parametrat bashkohore. Në krye të këtij projekti madhor vunë gjithë pontecialin intelektual shkencor dhe organizativ, qindra e mijra kuadro ,shkencëtar, profesor ,agranom të lartë e të mesëm , profesor , studiues e shkencëtarë të Insitutit të Lartë Bujqësor,ku “prodhohej” brezi i artë i agronomëve të rinjë.
Brezi i artë i bujqësisë ishin të gjithë ata që studiuan jashtë vëndit e hodhën themelet e shkencës bujqësore shqiptare, por ishte dhe brezi i dytë ku bënte pjesë edhe Vigani, dhe mjaftë të tjerë të cilët iu përkushtuan kësaj shkence .
Vigani e meritonte plotësisht vëndin midis atyre pedagogëve e shkencëtarëve të shquar të bujqësisë si; Skënder Xhiku, Lefter Veshi, Shyqyri Spaho, Faik Bajraktari, Aqif Dabulla, të cilët hodhën themelet e agropedologjisë shiptare.” ( shprehet në kujtimet e tij ish studenti Muhamet Babaçi)

Edukimi dhe shkollimi!
Vigan Korita (Hatellari) erdhi në jetë si një meteor, i cili do të rrezatonte me potencialin e tij intelektual në shërbim të shkencës dhe shoqërisë shqiptare bashkëkohore. -I lindur më 17 janar të vitit 1939 në Koritë të Skraparit, i përkundur në djepin atdhetar të “hatellarëve”, të cilët kishin dhënë kontributin e tyre për liri, pavarësi e çlirim kombëtar të vëndit. Shtëpija e tij në koritë u kthye në një baztë të rëndsishme të LANÇL. I ati i vdiq shpejtë kur Vigani sapo kishte mbushur të 4 vjetët, dhe vëllai tjetër Myftari qe vetëm një vjeç. U rritën nën kujdesin e të ëmës dhe xhaxhait të tij ,të cilër pas viteve të çlirimit u vendosën në fshatin Petovë e Re të Fierit. Shkollën fillore e përfundoi në Petovë dhe atë 7 vjeçare pranë shkollës Nr 2 në Fier ,rreth 8 km larg (16 km vajtje –ardhje) duke e përshuar në këmbë në erë, shi, baltë e diell të fortë ,ku u shqua si nxënës shëmbullor . (mbi themele të së cilës u ngrit shkolla petagogjike dhe pas viteve 1975 shkolla Rajonale e Muzikës. I etur për arsim dhe dije përfiton të drejtë studimi ,dhe më pas bursë e plotë në shkollën e mesme bujqësore ku fillimisht ndodhej në Fier dhe më pasë në Fermën e Çlirimit.(1954-1958).Edhe atje u shqua si nxënës exsellent kujtonte shoku i tij i klasës Haxhi Haxhiaj. Vigani ndoqi rrugën e shkollimit nga vendlindja, Fieri, e deri në Insitutin e Lartë Bujqësor Tiranë, duke përfunduar shkëlqyeshëm fakultetin e bujqësisë .Qysh në vitin e vitin e katërt, me urdhër të rektorit Gaqo Tashko e mbajtën si asistent pedagog në katedrën e patologjisë (agro-kimisë)me rrogë bazë 5000 lek të vjetra duke patur si udhëheqës profesorët Ali Çarçani,Teki Tartari dhe Skënder Gozhita. Vitin e fundit e përfundii si student me korrespondencë.

E “tradhëtoi “ mbiemri “Korita”
Teksa iu fut studimeve me zell të madh ,shokët e rrethit të Skraparit mësuan se në Insitut ndodhej një petagog i ri nga Fieri me mbiemrin “Korita”Atë kohë sekretar i parë i rrethit të Skraparit ishte Teki Malindi i cili ishte autorizuar nga udhëheqja e partisë dhe shtetit që të zbulonin kuadro dhe specialistë me origjinë nga Skrapari dhe ti mernin për forcimin dhe drejtimin e ekonomisë në rrethin e Skraparit .Një ndër ta ishte dhe Vigani , siç tregonte në kujtimet e tij ish zv/ministri i Bujqësisë atyre viteve Syrja Hysi nga Vërzhezha se;- në takimin e parë me të në Insitut ,pashë një djal të thjeshtë ,të pashëm ,inteligjent ,që çfaqte një dashuri të madh për profesionin dhe për Skraparin që kishte nostalgji”
Nuk kaloi shumë dhe me urdhër të Hysni Kapos merrë emrim në Skrapar në detyrën e kryeagranomit të NB “5 Shtatorit”, me gjithë kundërshtimin e rektorit Gaqo Tashko.Ato vite në Skrapar u krijua SMT, ofiçina e riparimit,Spitali, shkolla e mesme e përgjithëshme, Materniteti, etj, ku filloi një “bum”ndërtimeh të pallateve 5-6 katësh,duke i dhënë një bukuri të rrallë Çorrovodës.
I sapo ishte martuar me Shqiponjën mësuese gjuhë-letërsie, banuese në Fier,por me origjinë nga Mollasi, L “Met-hoxhë” u vendosën me banim në Çorrovodë. Një vit më voni iu lindi djali Edmondi.
Atje gjeti si drejtor Yzedin Bashon një kuadër i dalë nga lufta me specializim një vjeçar pranë ILB Tiranë i cili e mbështeti shumë Viganin. Qysh në fillimet e detyrës së tij Vigani studjoi strukturën e tokave dhe mbi bazën e sajë të përcaktonte prodhimet dhe qarkullimin bujqësor, llojin e farërave llojt e herbicideve që duheshin për zhdukjen e infeksioneve dhe barërave të këqija.
Rezulltat i këtij angazhimi bëri që të kishte ndryshime të mëdhë në rritjen e rendimentit të prodhimit të grurit ,elbit,thekrës ,patates ,etj.Këto arritje gësuan edhe Teki Malindin që kishin ditur të përzgjidhnin specialist si Vigani.Në një moment Vigani ndërhyri energjikisht për prerjen e plantacineve të mollëve ,pasi dikush kishte thënë se kanë vite që nuk japin prodhim.,ic cili sqaroi se: Nuk kanë faj as mollët,as klima por kokat tona që nuk kanë ditur ti trajtojnë ato shkencërisht”.Me bashkpuntorët e tijë, Dake Bregu,Enver Naska, Xhemal Lamçe,Tomorr Bekteshin, iu bënë shërbimet e duhura mollëve , i krahësitën rëndë , luftuan mikrobat dhe vendosur mes tyre kosheret të bletëve për të kryer pllenimin e tyre .Pas këtyre shërbimeve fruti po zhvillohej shumë duke dhënë për herë të parë një prodhim të bollshëm.Kjo arritje bëri shkas që shkrimtari Moisi Zaloshja të shkruante tek “Zëri i Popullit” artikullin; “Mollëve që desh iu vu sopata”Atë vit shkoi për vizitë kryeministri Mehmet Shehu i cili vlersoi arritjet dhe sukseset e NB “5 shtatorit” dhe vlerësoi punën e k/agranomit të ri, ku Vigani i raportoi se :”kemi hedhur baza shkencore nëpërmjet eksperimenteve në disa kultura bujqësore që vitin në vijim të arrijmë rendimente të larta”.

Kthimi si petagog në Insitutin e Lartë Bujqësor
Pas tre vjet pune dhe suksesi po me kërkesën e rektorit Gaqo Tashko në shtator 1968 rikthehet si petagog ne Fakultetin e agronomisë në katedrën e “Mikro biologjisë” që merej me studimin e mikro oganizmave që veprojnë në tokë që transformojnë të gjitha lëndët ushqyese nga organike në minerale që ushqejnë bimët.për përsosjen e mëtejëshme të kësaj shkence ai kreu studime në parcelat eksperimmentale të Insitutit ,të NB Kamzës,NB “29 nëntorit” në Lushnjë ,duke bashkpunuarr me profesorët H.Frashëri, R Papajani, Q Kambon, A Mani, etj, ku përgatitën tekëstin mësimor “Mikrobiologjia Bujqësore” në dy vëllime.
Qysh në fillimet e punës si petagog i ri Vigani u integrua shpejtë me këkesat e mësimdhënies dhe me vizion të qartë mbi hedhjen e bazave shkencore në këtë fusheë të re për shkencën shqiptare, kujton ish studenti Sheif Lushaj që më pas mbrojti titullin “Profesor doktor i shkencave bujqësore “)
Pati fati në bashkpunonte me bashkpuntorin shkencor kinez ,Ti He MIN të dërguar në Tiranë nga Akademija e Shkencave Bujqësore e Kinës ,për prodhimin e nitraginave në linjë laboratorike dhe gjysëm industriale për fiksimin e azotit në kulturat bujqësore.”Për herë të parë Vigani punoi në studimin e mikroflorës së tokës sipas tipeve të tokave të Shqipërisë (Profesor Dr Sherif Lushaj,kujtime)Pas një pune disa vjeçare filloi prodhimi i plehrave të para bakteriologjike në rrugë shkencore eduke hedhur baza për prodhimin e tyre në mënyrë të zgjeruar,duke siguruar një prodhim prej 5-8% për misrin ose 4.6 kv/ha për Kamzën ,13.7 kv/ha për Skododrën 10-30% për fasulen dhe 50% për sojën.

Gjatë përiudhës si petagog Vigani hartoi mjaftë tekste e libra e praktikume mësimore për studentët ,po kështu ishte udhëheqës në shumë tema që mbronin studentët .”Vigani ishte një shkencëtar dhe organizator i zoti në fushën e bujqësisë që nuk do harrohet kurre “(Kujtime nga Prof.doktor Sherif Lushaj)
Ai kishte meritën që së bashku me shokët e katedrës Lufter Veshi,Shyqyri Spaho, Faik Bajraktari, Aqif Dabulla hodhën themelet e agropatologjisë shqiptare.Ai e meritonte plotësisht vëndin midis tyre,kujton ish studenti Muhamet Baboçi( drejtor në insitutin e tokave bujqësore me qëndër në Fier).
Ai me studentët ishte i dashur ,i ëmbël ,komunikues ,kishte aftësi interpretive e argumntuese ndaj leksioneve dhe studentër i konsideronte si shok.Por kërkonte prej tyre që të jepnin maksimumin ,që nesër të bëheshin specialist e shkenctar të zotë të bujqësisë shqiptare ,siç dualën Sherif Lushaj Petrit Cani , e mjaftë të tjerë.
Vigani duke qënë modest dhe i thjesht nuk kërkoi asnjëherë nga komisjonet e Akademisë së Shkencave medaljone që ti varte në qafë,dhe pse të tjerë bënin çmos duke përdorur të gjitha rrugët të fitonin tituj të pameritueshëm për ti patur për stoli, por shterpësia e tyre i nxirre zbuluar ,duke mos lënë asnjë gjurmë në jetën shkencore.”Titujt” dhe ti kyçin në sëndykët e viteve ,shkruante ish studenti Enver Shehu, dhe të tjerë të përfitonin nga mbi punën dhe mundin e Viganit ,duke marë tituj të pamerituara ,të pas viteve 90-të ,kur bujqësia jonë u rrënua dhe u shkatërrua .
Ai la gjurmë në historinë e Petologjisë shqiptare sado që ndokush kërkon ta harrojë ta lërë paksa mënjanë duke treguar cinizmin ,shpirt vogëlsinë ,ambicjet ,të cilat koha do t’i tretë shpejtë si kripa në ujë.(Fjalën e kamë për nje enciklopedi të botuar 15 vite të shkuarë nga një grup punë të ashtquajtur “profesorë” të krahut “blu”.
Por në kulmin e punës kërkimore –shkencore , në vitin 1978 e transferojnë në detyrën e kryetarit të koopeatiës bujqësore të Priskës.E çuan atje me motivin për ta nxjerrë atë nga prapambetja.”Largimi i viganit dhe i disa petagogëve nga Insituti Bujqësor e dëmtoi disi shkollën, pasi ata kishin hedhur bazat e sistemit mësimor(Muhamet Baboçi,kujtime)Edhe në Priskë Vigani aplikoi parcela eksperimentale që do të bëheshin shkollë për të gjithë specialistët e sektorëve të kooperativës .
Pas një periudhe 2-3 vjeçare e vuri koop mbi baza shkencore duke bërë të rriteshin të ardhurat për fryme nga 8-9 lekë për ditë pune në 17-18 lekë ,një ngritje e konsiderueshme, duke krijuar stabilitet në financat e kooperativës.

Kalon në detyrën e shefit të bujqësisë të rrethi te Tiranës.
Në vitin 1982 e kalojnë në detyrën e shefit të bujqësisë të rrethit të Tiranës .Në atë detyrë punoi rreth 5 vjet ku ndikoi për kualifikimin e kuadrit dhe specialistëve të bujqësisë për rrethin ,në kërkesat për ta vënë bujqësinë mbi baza shkencore ,pasi Tiranës nuk i mungoin specialistët , Insitutet dhe laboratoret e bujqësisë.. Aty në krahë kishe zyrën e seksionit të industrisë, ku përgjegiës i saj ishtë po një skraparlli,Spartak Nano nga Melcka, i cili kishte përfunduar studimet e larta në Rep.Pop të Kinës, me të cilin lidhi mardhënie shoqërore e miqësiore të forta.”Ishte nga të rrallët që dallohej për punën në grup për qartësinë e mendimit dhe përcaktimin e rrugëve të zgjidhjes në konsultimin edhe me specialistët e fushave përkatëse”.(Rexhep Cani , shokë dhe bashkpuntor i Viganit) në këtë periudhë Vigani dha leksione dhe zhvilloi seminare me studentët e ILB.

Në detyrën e N/kryetarit të komitetit ekzekutiv të rrethit të Tiranës.
Teksa mendonte të rikthehej përsëri në fakultet dhe të merej me studime shkencore të lëna në mes, nomenglatura e lartë e emron në detyrën e N/kryetarit të komitetit Ekzekutiv të Tiranës duke mbuluar sektorin e ekonomisë ,mjaftë e vështirë për përiudhën që po kalone vëndi dhe ishte në prag të krizave ekonomike Megjithatë Vigani punoi me përkushtim të lartë dhe në krahë të kuadrove më të zotë,të aftë të ndershëm e patriot si;-Jashar Mezenlxhiu,Leandro Zoto,Foto Çamin .Të drejtosh në Tiranë nuk është e lehtë theksoi Ramiz Alia në mbledhejn e këshillit popullor të rrethit më dt24 janar 1988 . Vigani pati raste t’i kundërvihej një drejtuesi partije të rajonit Nr 4 i cili kërkonte të ndikonte për miratimin e planeve të fryra dhe të parealizueshme.”Më duket se ju sh N ..po flisni në ajër pasi nuk i njihni forcat dhe aftësitë prodhuese .Nuk njihni mirë potencialin ekonomik të klasës puntore dhe fshatarsisë së rrethit të Tiranës .Ne nuk mund të miratojmë plane të fryra dhe të parealizueshme theksoi Vigani.”Tirana ishte një nga rrethet më të ndjeshmëri të larta dhe ndaj furnizimit të popullit me prodhime bujqësore dhe blegtorale ,por ai i gjente rrugët për përmisimin e mundshëm të këtij furnizimi”( Profesor Sherif Lushaj,kujtime)
Aty nga mesi i vitit 1989 Vigani emrohet në Ministrinë e Bujqësisë në detyrën e Sekrearit të Përgjithshëm ,ku ministër ishte Pali Miska .Detyrat ishin shumë të ngjeshura plotë ngarkesë e stres, pasi ndihej shumë rënia ekonomike në shkallë vëndi .Për të dalë nga situata që po krijohenj në vënd ,qeveria e kohës dërgoi Viganin dhe disa specialist në disa vënde perëndimore për të marë përvojën e tyre si në,Hollandë ,Francë ,Itali e deri në Izrael .,pavarsisht të sistemeve të ndryshme ekonomiko-shoqërore .Si dukej ishte menduar se diçka po lëvizte.Në Itali mori kontakte me drejtues të Ministrisë së Bujqësisë dhe profesorët Martelli dhe vëllëzërit Nimiragi të Barit, Graziolini e Mançia të Romës .Raportet dhe mardhëniet me këta profesor i shikonte si të frytëshme për bujqësinë shqiptare,por pengonin shumë format e organizimit të çentralizuara me ato kapitaliste të deçentalizuara .Megjithatë u punua për një sërë projektesh bashkpunimi.si:Hapjen e panairit italo-shqiptar , ku fermerët e vegjël mund të blinin traktorë dhe agreatë për bujqësiinë ,etj ,etj . Në fund të vitit 1990 u pranua pluralizmi politik dhe vendosja e sistemit demokratik duke patur një përmbysej të madhe në gjithë sistemin e kaluar.Në fund të vitit 1991 korrik 1992 qarkulloi po në ministri në detyrën e Drejtorit të drejtorisë në mardhëniet me jashtë .Me gjithë përpjekjet e bëra nga qeveria, ekonomija ra në stonjacion ,me gjithë përpjekjet e kryera për të futur mënyrën e organizimit të ekonomi kapitaliste siç ishte ai i ciklit të mbyllur, një ekonomi mjaftë efikase e shtetit të Izraelit,por me ardhjen në pushtet në mars të vitit 1992 ,të gjitha projektet u hodhën poshtë dhe sotë e kësaj dite bujqësija shqiptare ndodhet e pa organizuar ,në mëshirë të fatitt
Në korrik të vitit 1992 qeveria e re “demokratike”kreu spastrime të gjithë kuadrove nga digasteret me ligjin famëkeq 24/1 ku mes tyre ishte dhe Vigani .Në atë kohë për ironi të fatit në detyrën e Ministrit u ngarkua një ish studenti i tij i cili e njoftoi se :”Nxiresh në asistencë.”pa i dhënë asnjë hapsirë ish petagogut të tij qoftë edhe të një petagogu a specialisti diku në rajone etj.Ky qe shpërblimi që mori nga ky “profesor” bujqësije pa bujqësi . Çdo ëndërr dhe program të zhvillimit shkencor të ekonomisë bujqësore u bë pluhur e hi . Ai nuk kërkoi “mëshirë” dhe tu lutej që ta mbanin, por u largua dinjitoz për gjithçak kishtë bërë në shërbim të bujqësisë shqiptare.
Ai pa që ekonomija dhe bujqësia që u ngit me mundin dhe djersën e mijrave kuadrove, punonjësve shkencor dhe fashatarsië të vidhej, prishej e shkatërrohej duk u katandisur si plaçkë lufte që ishte një katastrofë e vërtetë.
Ishte mjaftë suprizë për Viganin kur pas disa kohësh në detyrën e ministrit të bujqësisë u vendos specialisti i mbrojtjes së bimëve P Kalakula ,një ish i përndjekur politik me të cilin Vigani e njihte si një specialist i zoti ,por i kishte bërë një nder duke e marë nga Borizana dhe e vendosur specialist në N.B “17 nëntori”.Një ditë ai e telefonoi ku i tha se kush ishte dhe se e kërkonte të merte një post në ministri.Vigani pasi e falënderoi i tha se s’mund të vijë pasi do ju akuzojnë .Këtu dua të nxjerë vitalitetin dhe fisnikërinë e këtij biri nga një derë e fisme në raport me ish studentin ministër,që i mungoi fisnikëria dhe mirënjohja,kjo vlerë mjaftë e rëndsishme në karakterin dhe vyrtytet njerëzore..
Vigani nuk punoi për lavdi. Lavdinë e ka shkruar me kontributin që ka dhënë për zhvillimin dhe përparimin e buqësisë shqiptare .

Performanca e tijë la gjurmë të pashlyera në memorjen e atye që bashkpunoi dhe më gjerë në shoqëri e kudo.
Ai ishte një filiz i kopshtit të Koritës, një njeri i madh nga Korita e Vogël, një student, një pedagog, një mjeshtër bujqësie ,por me ndryshimet i shquar, një studiues e shkencëtar i zoti. Në pozicionin që kishte, ai e shihte natyrën në dy të tretat me syrin e specialistit të bujqësisë dhe një të tretën me syrin e qytetarit. Ishte njeri me zemër pranverore, që gjithmonë i shfaqi virtytet e veta mes shokësh e miqsh. Me vullnetin dhe intelektin e tij ai u bë i ditur, i mençur, i thjeshtë, i dashur e modest.
Mendimin e kishte të artë, ashtu edhe fjalën, si bukurinë fizike e mendore. Si i tillë, ai ishte i thjeshtë, i donte shokët dhe ata e donin. Karakteri i tij ndërthurej me mençurinë, inteligjencën, urtësinë…
Kishte një veçori që rrallëkush e kishte: -ishte depërtues dhe rrezatues, ishte një magnet që rreth vetes mblidhte shumë shokë e miq të kategorive të ndryshme, që nga punëtori e deri tek intelektuali e eprori. Për të të gjithë ishin njësoj, ishin njerëz, të cilët përbënin bërthamën e shoqërisë. luginë, çdo mal e shpat e ishte i dashuruar me to. Mburrej që ishte bir i Skraparit. Sa herë që largohej prej tij, sytë i përloteshin e ndiente dhimbje në shpirt. Atje kishte lënë pasurinë shpirtërore.

Me cilësitë dhe virtytet e tij ai mbillte gjithmonë farën e urtësisë, mirësisë, dashurisë. Urtësia ishte tipari i tij dallues që pasohej nga vëmendja dhe kujdesi për njerëzit. Ai kishte aftësi të rralla komunikimi me njerëzit, kishte aftësi të bisedonte e komunikonte si me punëtorin, ashtu edhe me fshatarin, si me të pashkollin, ashtu edhe me të shkolluarin, si me të voglin, ashtu dhe me plakun hijerëndë, me studentin… Kishte besim e optimizëm e në çdo punë që niste, ai triumfonte, sfidonte çdo pengesë e u dilte zot atyre. Optimizmi buronte nga mënçuria, largpamësia dhe vullneti për t’u shkuar deri në fund problemeve. Ndoshta sedra e bëri që të lërë diçka mangut në familje…
Në fis, miqësi, shoqëri Viganin e kishin si një barometër për të ruajtur ekuilibrin mes tyre, për t’i kurajuar, udhëzuar, inkurajuar në rrugën e së ardhmes. Fjala e tij ishte ilaç që të shëronte, të frymëzonte, të bënte optimist për të ardhmen.
Në të gjitha marrëdhëniet shoqërore ai vlerësonte njerëzit pa hierarki e interesa. Nuk dinte të përbuzte njeri. Kishte kënaqësi t’i respektonte të gjithë, pavarësisht nga vlerat e tyre. Mburrej që ishte bir i Skraparit. Sa herë që largohej prej tij, sytë i përloteshin e ndiente dhimbje në shpirt. Atje kishte lënë pasurinë shpirtërore.
Shëtiti botën për të marrë përvojën e tyre, por, edhe pse u mrekullua nga arritjet e vendeve të përparuara, mendjen e zemrën e kishte në Shqipëri. Dëshira e tij ishte që të jepte kontribut për ta bërë bujqësinë si në vendet e zhvilluara, por nuk e lanë.
Ai kishte lindur në shtëpi guri dhe gur të rëndë e kishte fjalën. Në malet e larta të Skraparit lindi dhe mal me mendime të virtytshme mbante mbi shpatulla.
Gjenialiteti i tij qëndronte te çiltërsia e vërtetësia, që ishin peshorja e mirësisë. Nuk i pëlqenin elozhet, reklamat, lajkat, lëvdatat, por i quante armiq të rrezikshëm të shoqërisë.
Kënaqej për sukseset dhe arritjet e shokëve, miqve, të afërmve, i nxiste dhe i stimulonte që ata të bëheshin të mirë për vete dhe për shoqërinë.

Në zemrën e bardhë të Viganit zbulohej fisnikëria, pastërtia, ndershmëria, atdhetaria ,një zemër që rrihte në sinkron me zemrën e madhe atdhetare të popullit tonë…..
I qau zemra, i rrodhën lot nga sytë, kur, pas viteve 90, pa të shkatërrohej Shqipëria, të shkatërrohej krenaria e vëndit, të nëpërkëmbej gjaku i dëshmorëve e djersa e shqiptarit, që me shumë mund kishte bërë progres të madh. Pa të shkatërrohej bujqësia, frutikultura, blegtoria, ku ai vetë kishte dhënë kontributin e tij. Iu lëndua zemra, kur pa që u dogj Instituti i Lartë Bujqësor, biblioteka, laboratorët ku kishte punuar me shokët e studentët, duke i dhënë një kontribut të çmuar bujqësisë. Këto e plagosën rëndë e që atëherë u sëmur e s’ngriti më krye. Dhe zemra e tij filloi të bëjë poshtë e më poshtë .
Bota e tij ishte lapsi, puna, kënga e shoqëria. I këndonte shpirti, i këndonte zemra, me këngën e dollinë ngrinte nivelet e veprimtarive, banketeve, dasmave, u jepte zjarr nga zjarri i tij, gëzim nga gëzimi i tij, buzëqeshje nga buzëqeshja e tij.
Zemra i rrihte për të afërmit, shokët, bashkëfshatarët, për Skraparin që e donte shumë. Gjallërohej shumë kur shkonte në vendlindje, atje thithte ajrin e pastër, aromën e luleve e të çajit, pinte ujë nga burimet që dilnin nga gjokset e maleve. Kishte shumë mall për hijet, murishtet, rrugicat, njerëzit që i donte shumë. Skraparin e kishte përshkuar më këmbë, njihte çdo fshat, çdo luginë, çdo mal e shpat e ishte i dashuruar me to. Mburrej që ishte bir i Skraparit. Sa herë që largohej prej tij, sytë i përloteshin e ndiente dhimbje në shpirt. Atje kishte lënë pasurinë shpirtërore.
“Ai do të mbetet një njeri,një specialist dhe drejtues me emër në bujqësinë shqiptare që nuk do harrohet kurrë .Vigani la një emër. Dhe ai që lë një emër, rronë gjatë”






















