‘Ishte kjo arsyeja që në një natë të gjatë tetori, gjysëm shekulli më parë, mes platancioneve me agrume dhe ullinj, të rrinin bashkë, të heshtur përballë njeri tjetrit, poeti i madh Dritëro Agolli dhe mjeshtri i madh i brezareve, agronomi Vasil Anagnosti. Aty ku përzihej ylli me limonin, dhe dallgët e Jonit përplasen me brezaret, poeti u frymëzua nga magjia dhe magjistari i saj, dhe e krahësoi veprën me kopshtet e varura të Semiramidës. Në poezinë e tij “Natën në Lukovë”, kushtuar Vasil Anagnostit, poeti shkruan:
“…Pse mendohesh Vaso Anagnosti?
Tutje nga Lukova dhe nga Borshi
Mos ke qejf t’i ngjitësh ngjer në retë
Portokallet dhe ullinjtë e blertë ?
…Pse mendohesh vallë, Vaso djali ?
Ti Vasil e njeh Semiramidën!?
…Jo Semiramidën asiriane Po Semiramidën lukoviane.
Ne të dy një “Mrekulli të Tetë” Në Lukovën tonë, e ngritëm vetë …Hënë e verdhë e nata si limoni Rri e çlodhet, Vaso agronomi.”
“Kopshtet e varura Lukuviane” të Vasil Anagnostit
Nga Bashkim Koçi
Kopshtet e Varura të Babilonisë, apo siç quhen ndryshe Kopshtet e Semiramis siriane, konsiderohen si një nga shtatë mbrekullitë e botës të kohrave antike dhe që u përkasin viteve 605-590 para Krishtit. Legjenda tregon dhe bën të sqarojë disa të vërteta për kopshtet mbretërore të Babilonisë, por që historianë e arkeologë ende nuk e kanë gjetur të vërtetën e kësaj mrekullie edhe për faktin se bëhet fjalë të jenë groposur mijra e mijra vjet më parë. Eshtë krejt diçka e pangjashme të flasësh për një vepër tjetër, ndoshta po kaq mahnitëse, siç janë “Kopshtet e varura të Lukovës”, siç i ka quajtur poeti ynë i madh Dritero Agolli, të cilët u ndërtuan farë afër, në vitet 1970-1990 të shekullit të kaluar. Dhe ajo që është më mbreslënësja, “mbreti” që projektoi, që udhëhoqi punimet e “kopshteve të Lukovës”, që përzgjodhi bimët që do të mbilleshin, që u shërbeu deri sa i futi në prodhim, prodhim që kërkohej “me qiri” nga shumë shtete të Evropëse, është ende në këmbë, e madje shumë i fortë. Ai ka një emër të madh për kohën kur punoi, tashmë të njohur në mbarë vendin, “Heroi i Punës Socialiste” Vasil Anagnosti.
Vasil Anagnosti tashmë i ka kaluar të 80-at, por është i mbajtur mirë, që e bën jetën të plotë, si askush tjetër ndër vërsnikët e tij.E di pse?Sepse sekreti i lumturisë, sipas tij, është të gjesh diçka më të rëndësishme se veten dhe asaj t’i dedikosh gjithë jetën.Ai e ka bërë bukur këtë gjë. Ndoshta është vështirësia ajo që tërheq njeriun me karakter, të fortë e të mençëm, sepse ai, Vasil Anagnosti, mundi dhe pati fuqi intelektuale e njerëzore të realizonte atë që synoi të arrinte, pra i zoti për ta përballuar e arritur aq lart sa edhe vet nuk po dinte në ç’të përpjeta po ngjitej.
Po kush është Vasil Anagnosti, i cili falë aftësive dhe punës që synonte të arrinte përsosmëri, ashtu si edhe u bë një i tillë?Ai u lindnë 3 dhjetor të vitit 1937në familjen Anagnosti, në fshatin Kodër të Sarandës. Mesaduket ai lindi “binjak” ; ai që ishte dhe ai që do të bëhej. Shkollën e ciklit të ulët e kreu në vendlindje, në fshatin Kodër. Në vitin 1955 i doli e drëjta për të kryer shkollën e mesme me profil bujqësor në Kamëz, në Tiranë. Rezultatet që arriti në mësime, shumë të mira, mjaftonin për të krijuar bindjen se ai e dëshironte profesionin dhe se i ish përkushtuar me gjithë shpirt për të arritur atë që të ish i zoti të përballej me telashet që do t’i dilnin në punë e sipër në sektorin aq të vështirë, siç ishte bujqësia. Por Vasil Anagnosti kishte edhe një ëndërr tjetër, atë që të vazhdonte shkollën e lartë, atë që e konsideronte objektivin më të madh të jetës sepse, sipas tij, shkolla e lartë do të ishte faktori numur një për të arritur atë çka kishte menduar të bënte si specialist i bujqësisë në fushën e pemtarisë. Dhe kjo gjë donte diçka shtesë në studime, pra, përveç dëshirës dhe vullnetit për të qenë i përkushtuar maksimalisht në punë, i duhej të vijonte shkollën e lartë, atë që Vasil Anagnosti, kur iu dha e drejta të rregjistrohej si student në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë (sot UBT), në Fakultetin e Fruti-Vitikulturës, i tha vetes “fati më hapi derën, tani çdo gjë mund të bëhet garant nga puna ime”. Sepse nga përvoja, nga porosia e prindërve, por edhe nga historitë e njerëzve të suksesshëm, kishte mësuar se arritjet në punë, në çdo sektor, dhe aq më shumë në atë të bujqësisë, nuk të vinin ashtu befas, duke u lutur. Kështu ngjau edhe me specialistin Vasil Anagnosti. Ndërsa të tjerët i morën gjërat shtruar-shtruar, ai vetëm punonte e përparonte.
Njeriu resht së qeni fillestar, në një fushë të caktuar, dhe bëhet ekspert, atëherë kur kupton se do të jetë gjithmonë një fillestar, nuk mund ta gjejë dot përsosmërinë. Kjo nuk është modesti, por mendësi për të kuptuar se profesioni, të fshehtat e tij janë të panumurta.Ato dalin, fshihen dhe përsëri të dalin përpara e që kërkojnë zgjidhje. Vasil Anagnosti ishte njeri modest, nga ata specialistë që për t’ja dalë një pune në krye, keshte frikë, por megjithatë guxonte të vepronte. Ai në fillim ka punuar specialist, kryespeialist dhe pastaj drejtues në disa ekonomi dhe institucione të rrethit të Sarandës. Në këto ngjitjet shkallë-shkallë Vasil Anagnosti u rrit. Dhe të rritesh nuk do të thotë të ndryshosh gjatësinë e trupit apo shtesë në peshë, por të kesh guxim të përballesh me frikërat e tua dhe të bësh gjithçka për atë që do. Ai kishte aftësinë të guxonte pikërisht kur përballej me rrezikun,pikërisht kur kishte frikë.Ishte kjo çfaqje e tij e natyrëshme, të cilën e kishte të tijën, që të krijonte besim tek organet ekzekutive më të larta në rrethin e Sarandës, për ta ngarkuar me detyra që kërkonin të kishin aftësi dhe fantazi krijuese në punë.Për shumë vite ai kreu detyrën e kryespecialist në koperativën bujqësore Navaricë, në ndërmarrjen lokale të prodhimit të fidanave frutorë në Krane, në ndermarrjen bujqësore të Delvinës dhe drejtor në Teknikumin Bujqesor të atij qyteti, një nga shkollat teknike ku ai la emër të madh, duke detyruar shkollat e mesme bujqësore në shkallë vëndi, të shkonin atje për të marë shembull, përvojën që kishte, arkitekt i së cilës ishte drejtori e saj, Vasil Anagnosti.
Lumturia e vetme dhe e vërtetë për njeriun vjen nga përkushtimi pas një qëllimi të caktuar.Vasil Anagnosti, qysh në fillimet e para të punës së tij, ishte angazhuar si studiues dhe zbatues në një serë studimesh shkencore dhe aplikative si, në prodhimin e domates për eksport,ngritjen e fidanishteve të agrumeve dhe ullishteve, përmiresimin cilësor dhe varietor në fidanishtet e agrumeve në Stjar dhe Borsh, etj. Gjatë viteve që drejtoi shkollën e mesme bujqësore të Delvinës, udhehoqi dhe drejtoi studimin për ristrukturimin dhe zbatimin në praktikë të modelit të ri të shkollës, të lidhjes së saj me jetën, teorisë me praktikën. Kishin ardhur kohët kur teoritë e mësuara në auditor kishin nevojëpër dritë, forcë, frymë, për jetë nga çka ndodhte në të vërtetë.Teoritë e mësuara në auditor dhe laboratorët modern të mbrojtjes së bimëve, të mekanikës, fizikës, fitoteknisë, kimisë, zooteknisë e shumë të tjera zbritën në fushë, pranë fermave blegtorale, plantacioneve me agrume dhe ullishte. Baza teorike dhe eksperimentale, shkencore, praktike dhe prodhuese e shkollës u fuqizua shumë. Me rezultatet që u arritën në vitet kur shkolla kishte si drejtor Vasil Anagnostin, u bë e famshme, mori emër të madh, u përkrah dhe u bë modeli i të gjitha shkollave të mesme bujqësore të vendit. Shumë shpejt, shkolla e mesme Bujqësore e Delvinës, arriti të përgatisë specialistë me njohuri shkencore të larta dhe të aftë për të drejtuar sektor të rëndesishëm të prodhimit bujqësor. Në auditorët e kësaj shkolle u edukuan dhe u diplomuan 1810 djem dhe vajza. Shumica e tyre u emëruan të punonin drejtëpërsedrejt në prodhim në zonat më të thella të vendit. Të tjerë ngjitën shkallët e universiteteve, u bënë shkencëtarë, kuadro dhe specialistë të rëndësishëm në jetë.Ja si e përshkruan dhe si e portretizon një nga ish nxënësit e tij, Prof. Begë Musta, ish drejtorin e tij Vasil Anagnosti:
“Kjo qendër e madhe arsimore dhe shkencore, që bëri revolucion në sistemin e shkollave të mesme, drejtohej nga një djalë minoritar, quhej Vasil Anagnosti. Lindur në Sarandë në vitin 1937.Mbaruar studimet e larta për agronomi, dega frutikulturë.Dukej rrallë në sytë tanë.Ndonjëherë kalonte në këmbë dhe i vetëm, në oborrin para konviktit. Ecte serioz, me hap të shtrirë, përshëndeste me kokë. Kishte një trup të drejtë, të gjatë, të hollë, gati kockë e lëkurë.
Modeli që ndëtohej, ishte shembulli i rrallë dhe unikal i arsimit shqiptar.Kishte për qellim kryesor konkretizimin e teorisë me praktikën, lidhjen e shkollës me jetën. Koha, këtë e vërtetoi më së miri. Dhjetëra specialist në vit dilnin nga bankat kësaj shkolle dhe kudo që punuan, në frontet më të vështira dhe skajet më të largëta të vendit, e ngritën edhe më lart emrin dhe prestigjin e saj. Modeli i pazakontë që krijohej u kthye në një qendër pelegrinazhi ku vizitorët ndiqnin njëri tjetrin. Tërhoqi vëmëndjen e politikës shqiptare, dhe bëri që shkolla të vizitohej nga personalitete të larta të shtetit, duke filluar nga kryeministri, ministrat, antarë të byrosë politike, institucione shkencore, delegacione të huaja etj.
Ishte tip i rëndë, i rreptë, nuk qeshte kurrë. Këto tipare ngjallnin mendimin e keq te nxenësit. Askush nuk guxonte të shkonte tek ai, qoftë edhe kur kishte ndonjë hall.Por e vërteta ishte ndryshe.Natyra e jashtëme e tij, nuk kishte asnjë lidhje me natyrën e brendëshme.Ishte njeri me këmbë në tokë, logjikë të fortë dhe përgjegjësi të lartë.Këtë e vërenim çdo ditë në kujdesin e madh që tregonte për cilësinë e mësimdhënies, ushqimin e nxënësve, kushtet e fjetjes dhe të higjenës, zhvillimin e jetës kulturore – argëtuese në shkollë etj.Nuk kishte njeri më të dashur dhe human se drejtori ynë, Vasil Anagnosti.”
Thuhet se fati nuk është pjellë e rastësisë, por i lodhjes. Këtë na e sjell si të vërtetë të pa kontestueshme rrjedha e karierës të specialistit Vasil Anagnosti. Ishte 15 maj i vitit 1969 kur atij iu ngarkua një detyrë shumë e rëndësishme, e rëndë e në mos e frikëshme; drejtor i Ndërmarrjes Bujqesore Lukovë, Sarandë. Ishte nga ato përgjegjësi që kërkonte jo vetëm të ishe i gatshëm për të rrezikuar karierën si kuadro e specialist, por diçka më shumë. Por mund të ndodhte edhe e kundërta, ashtu si edhe ngjau, të shpërblehëshe me një “monument”, vetëm me atë që mund dhe duhet të ishte pjellë e një pune të madhe, të lodhëshme dhe e një fatmirësie që kushtunte shumë.
Personazhi ynë Vasil Anagnosti, nuk mund të arrinte kurrë aq lart, nëse nuk dinte se ku po shkonte. Djaloshin 30 vjeçar, nga minoriteti, njeriun më të dëgjuar dhe më në zë të fundviteve gjashtëdhjetë, që transformoi rrënjësisht, Teknikumin Bujqësor të Delvinës, kishte përfituar dhe ishte pjekur si njeri e si specialist, madje shkolla, sipas tij, ishte çdo vend ku mësohen gjërat e duhura nga njerëz me përvojë. Stacioni i tij i fundit, detyra e drejtorit në Ndërmarrjen më të re dhe më me probleme, siç ishte ajo e Lukovës, sipas tij, ishte një rrugë e gjatë, e vështirë dhe nuk mund të parashikoje dot fundin, të dështuar apo të suksesshëm. Pra Vasil Anagnosti po përballej me sfida të reja, me përgjegjësi dhe detyra të mëdha e të panjohura më parë.Ishte një detyrë që kërkonte dije, guxim, zemër, dashuri të madhe për tokën, për bimët dhe njerzit.Kodrave të bregdetit, pyjeve dhe shkurreve të dëndura, mureve të vjetër, shkëmbinjve shekullorë u kishte ardhur fundi. Në vendin e tyre do të lulëzonin e ngriheshin plantacione me agrume dhe ullinj, do të ndërtohej “amfiteatri” i paparë e i pa dëgjuar, duke sakrifikuar pak nga e tashmja për një të ardhme më të mire. Dhe këtë sakrificë në emër të së ardhmes e bënte rinia, e bënin njerëz idealist e ku midis tyre shkëlqente specialisti Vasil Anagnosti.Nuk ka forcë të krahasuar me durimin.Ai, pra durimi, është virtyti më i madh për njeriun, gjë të cilin Vasil Anagnosti e kishte. Ai ishte specialist i përgatitur, por edhe kompetent për zgjidhje të mëdha, të problemeve të rëndësishme teknike, agronomike dhe inxhinjerike. Sepse tereni aty ishte diçka tjetër dhe pjerrësia e tokës ishte shumë e madhe, deri në 60-70%. Përballë këtij fakti mund të dorzoheshin edhe specialistët më të mirë, mund të ngrinin duart lart dhe të tërhiqeshin, duke menduar se ky nuk ishte guxim, por si t’i futeshe detit në këmbë.Por kush ka durim mund të ketë ç’të dojë. Vasil Anagnosti e kishte këtë dhunti, ishte nga ata që kishte dhënë prova në përballjen me vështirësi.
Ky fakt projektimi i skemave dhe mënyrave të ujitjes dhe kullimit, projektimi rrugëve të brendëshme në blloqe, përshtatja e llojeve dhe variateteve në vartësi me kërkesat e tyre tokësore dhe klimatike, përcaktimi e numurit të bimëve për hektar, aplikimi teknikave dhe teknologjive të reja në pershtatje me kushtet konkrete, shkurtimin e afateve të futjes së pemëve në prodhim, mekanizimin e punimeve e një sërë procesesh teknike e teknologjike të tjera të rëndesishme. Gjatë 22 viteve në drejtim të NB, Lukovës, Vasil Anagnosti, kryesoi dhe udhëhoqi grupin e punës për projektimin dhe zbatimin e gjithë elementëve inxhinjerik dhe agronomik, që lidheshin ngushtësisht me sistemimin e tokave të pjerrta, rilevimin topografik të teritorit dhe tokave për shfrytëzim, sistemin e mbjelljeve që t’i rezistonin kohës, etj. Pas një pune të gjatë, voluminoze dhe të lodhëshme studimore, shkencore e teknike u ngrit monumenti natyror i bregdetit, mbjellë me ullishte, agrume, pemë frutore, vreshta; masivi i gjelbërt, më i madhi dhe më i bukuri, perla e vërtetë vezulluese shkencore, vepër dhe monument i mendimit krijues të specialistëve shqiptarë. U mbollën 700 mijë fidana ullinj, agrume, pemë frutore dhe 140 hektar me vreshta. U ndërtuan 1500 ha brezare me gjatësi totale 2700 km. U çelën rreth 100 km rrugë të brendëshme dhe 115 km kanale ujitëse dhe kullues. U zgjidh përfundimisht ujitja e masivit të plantacionit gjigant, duke shfrytëzuar ujrat e lumit të Kalasës.U “ça zemra” e Malit të Lavanit dhe u ndërtuan tunelet Tatzat-Sasaj me 2350 ml. dhe tuneli Shën Vasisë 700 metra gjatësi. E gjithë ajo gjatësi përshkohej nga 3050 ml, me prurje 1.6-2 m3/ujë në sekondë.U ndërtua gjithashtu kanali ujitës Piqeras-Sasaj-Gjashte 34 km i gjatë.Rezultatet e investimeve të kryera u dukën shpejt. Me prodhimet e realizuara u arrit të konkurohen mjaft vende dhe rajone të konsideruara si zona tipike të zhvillimit të ullirit dhe agrumeve. Kështu, nga 40-100 ullinj për hektar në vendet mesdhetare, Ndermarrja Bujqesore e Lukovës arriti të sigurojë një mesatare prej 204 rrenjë/hektar.Në vartësi të pjerrësisë dhe kushteve specifike, në blloqe të veçanta u siguruan 200-500 rrënjë për hektar. Njohja e thellë e biologjisë së ullirit nga biologët dhe agronomët, dhe plotesimi nevojave në vartësi me kërkesat e bimëve, bëri të mundur që bimët e ullirit të prodhonin çdo vit dhe të hynin në prodhim qysh në vitin e gjashtë apo të shtatë, duke shmangur në këtë mënyrë periodicitetin e prodhimit dhe konceptet e vjetra se “ulliri hyn në prodhim pas viteve 12-15”. Sipas statistikave, të viteve 1979-1983, në Lukovë, u realizuan mesatarisht për çdo rrenjë ulli 20.6 kg ose 41.3 kv/ për hektar, kur në shkallë vendi merreshin 8.9 kg për rrenjë ose 6.2 kv/për hektar. Lukova edhe në realizimin e rendimenteve qëndronte lart, krahasuar me vëndet e rajoneve të ullirit. Konkretisht 9.9 kv/ha më shumë nga Spanja, 7.8 kv/ha nga Greqia, 13 kv/ha nga Italia, 20 kv/ha nga Izraeli, etj. Në thellim të punës kërkimore-shkencore, bazuar në rezultatet e arritura, në Lukovë u krijua “Stacioni i Ullirit dhe Agrumeve” me 5 specialistë të lartë, nga më të mirët e vendit.U ngrit gjithashtu koleksioni i parë i ullirit me kultivarët e zonës dhe të Mesdheut.Realisht, Lukova u shndërrua në një universitet të vërtetë, me “katedra dhe auditorë të hapur, të ngritura mbi brezare të gjelbërta”. Aty, studentët e Universitetit Bujqësor, dhe qendrat rajonale shkencore të vendit, përmes punës “kolaudonin” dijet, ndiqnin operacionet agronomike dhe shkëmbenin eksperiencat e tyre. Sigurisht, midis tyre ishte i pranishëm mjeshtri i madh, Vasil Anagnosti.Specialisti që bashkëjetoi dhe kishte pranuar të plakej me pemët, që i kishte mbjellë me duart e tij. Eshtë fakt e pamohueshëm që Vasil Anagnosti, në punën e tij prej dy dekadash si drejtor i Ndërmarrjes Bujqësore Lukovë, Sarandë, deri në 15 maj të vitit 1991, detyroi që mrekullia e brigjeve të bregdetit, në opinionin e njerëzve tëthjeshtë të pagëzohej me emrin e meritur, “Universiteti Anagnostian”.
Vasil Anagnostisi specialist dhe drejtues i jashtëzakonshme me punën e tij bëri atë që mundi,por edhe atë që duhej.Për gati një çerek shekulli, kontribuoi si antar i keshillit shkencor të Ministrisë Bujqesisë.Eshtë ndër kontribuesit dhe themeluesit kryesor në ngritjen e Institutit të Ullirit në Vlorë. Autorë i dhjetra artikujve dhe botimeve shkencore; pjesëmarrës dhe referues në seminare dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Për punën, kontributet dhe vlerat e tij të veçanta, Vasil Anagnosti është vlerësuar dhe nderuar me titutllin e lartë ‘’Hero i Punës Socialiste’’; me Urdhërin e “Flamurit” ;me “Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë”; me “Urdhërin e Punës” dhe është “Nderi i Qarkut të Vlorës”.
Qëndresa kërkon sakrifica të mëdha, por Vasil Anagnosti nuk ka gjetur asnjë arsye që të dorëzohet.Vrulli dhe pasioni tij nuk do të ndalnin kurrë për t’u bërë dhe mbetur një emër i ndritur në historinë e bujqësisë shqiptare. Brezat do të krenohen kur të mësojnë se në këto anë, sekëto brezare, të cilat për fat të keq tashmë kanë mbetur vetëm në fotografi, punuan përveç dhjetra agronomëve, inxhinjerëve, teknikëve dhe qindra-mijëra aksionistëve nga i gjithë vendi, edhe agronomi Vasil Anagnosti.