Av. Kujtim Cakrani: Ali Bej Këlcyra, patrioti që u marrua me Shqipërinë

202
Sigal

 

Ali Beu hapat e parë si politikan i nisi në vitet 20’ si pjesëmarrës në Kongresin Kombëtar të Lushnjes. Në këtë kongres ai shkëlqeu, si një njeri i iluminuar me idetë e tij në këtë takim kombëtar, ishin shumë progresiste

Më 24 shtator të vitit 1963 ndërroi jetë në Romë, një shqiptar i madh, një patriot dhe një erudite, Ali Bej Këlcyra.

Po kush ishte Ali Beu pinjoll i një nga familjeve të mëdha dhe aristokrate të Shqipërisë, familjes së madhe Këlcyra, e cila ka pasur të shtrirë domenin e saj në juglindje të Shqipërisë, në zonën ku dhe familja mban mbiemrin Këlcyrë.

Shkollimi i tij i mesëm filloi në liceun “GallataSaraj” në Stamboll në 1904 dhe përfundoi në vitin 1909 kur mori diplomën e pjekurisë me ‘Bachalier es-lettres-es sciences’.

Studion në “Mülkiye-i-Sehahané”, shkollë e lartë e shkencave politiko-administrative e ekonomike.

 

Me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike kthehet në Këlcyrë. Gjatë ripushtimit të Jugut nga ushtritë greke largohet me muhaxhirët e tjerë në Vlorë.

Në emër të tyre përshëndet Princ Vidin e princeshën Sofi që erdhën të vizitonin të ikurit nga zonat e pushtuara me një fjalim në frëngjisht.

Në 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Romë, kohë kur përqafon idetë e socialdemokracisë, pas njohjeve me shumë personazhe të kohës.

Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me Themistokli Gërmenjin e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare.

Ali Beu hapat e parë si politikanë i nisi në vitet 20’ si pjesëmarrës më Kongresin Kombëtar Lushnjes. Në këtë kongres ai shkëlqeu, si një njeri i iluminuar me idetë e tij në këtë takim kombëtar, ishin shumë progresiste për një Shqipëri që territor saj ishte nën pushtimin jo vetëm Italian por I rrethuar nga shumë ushtri të vendeve Europiane që kërkonin copa nga Shqipëria duke mos u mjaftuar me konferencën e Londërs 1913.

Në këtë kohë nisi jetën parlamentare, duke u zgjedhur Senator. Në zdhedhjet e vitit 1921 Ali Beu kandidoj si deputet dhe përball kishte një figurë shumë që vinte nga familja e madhe e Bejlërëve të Libohovës, Myfit Bej Libohova. Gjatë kësaj fushate ai duke ditur problematikat e popullatës që në fakt ishin lidhur shumë me tokën dhe blegtorinë mblodhi fshatarët në një takim dhe pasi dëgjoi ata Ali Beu, vendosi që të gjitha kullotat e familjes së tij veçanërisht ato që i takonin atij ai vendosi t’ia dhuronte fshatarëve pa asnjë detyrim apo shpërblim. Ky veprim shkaktoi indinjatën e familjarëve të tij, por ai fitoi zemrat dhe besimin e fshatarësisë së zonës dhe në këtë mënyrë ai fitoi edhe mandatin për të shkuar në kuvendin e Shqipërisë, duke mundur me vota beun tjetër Myfit Libohovën.

Kështu Ali Beu u bë pjesë aktive e politikës së kohës, ai ishte një parlamentar i gjallë nga pikëpamja e propozimeve, ideve të tij si ndërtohet shteti demokratik dhe ai ligjor. Duke u rreshtuar në grupimin e partive të qendrës në kuvend ai ndër të tjera ndërmori edhe një veprim shumë të përparuar për kohën atë të një reforme mbi tokën të tipit agrar, arsye kjo që nga shtypi kohës, por edhe kolegët e tij kundërshtar u etiketua si “Beu i Kuq”, për shkak të ideve të tij Socialdemokrate.

Gjithashtu një veprim tjetër iluminues për kohën ishte edhe propozimi ku bashkë me deputetin tjetër Bektash Bej Cakrani, ju drejtuan kryesisë së kuvendit që mos të përdorej më fjala “Bej” apo “Efendi” por njëri tjetrit t’i drejtoheshin me fjalën Zotëri, propozim që u pranua nga të gjithë deputetët.

 

Ndër gjërat që kanë ngel në kujtesën e historisë për jetën politike të tij, ishte edhe projekt ligji që Ali Beu bashkë me Bektash Bej Cakrani propozuan që në Shqipëri të votonin edhe femrat, jo vetëm kaq, por kërkuan që ato të bëheshin pjesë e jetës publike, gjë që nuk kishte ndodhur ende në vendet peërndimore.

Fjalimet e tij në parlament ishin brilante për shkak të oratorisë të tij, duke e cilësuar atë si “Bilbili” i parlamentit, sepse fjalët e tij zinin vend në zemrat dhe shpirtin e qytetarëve që mbanin radhën për ta dëgjuar atë nëpërmjet një autoparlanti, që ishte vendosur në ambjentet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.

Ishte kundërshtar i Ahmet Zogut, dhe pas triumfit të legalitetit në dhjetor të vitit 1924 ai bashkë me shumë kundërshtarë të tij dhe vet Kryeministrin Fan Noli u largua nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në Francë, ku ndenji në ekzil për 15 vite deri në rënien e Mbretërisë si pasojë e pushtimit italian më 1939.

Edhe pse në ekzil Ali Beu vazhdoi luftën e tij politike, sepse ai besonte tek Republika dhe në këtë mënyrë më 1925 bari Itali ai krijoi edhe organizatën “Bashkimi Kombëtar” në të cilën aderuan shumë personalitete të kohës Sejfi Vllamasin dhe Qazim Koculin.

U kthye në Shqipëri pas pushtimit italian, ku bashkë me nacionalistë të tjerë si M. Frashëri, Nuredin Bej Vlora, Hasan Dosti, Kadri Cakrani etj, formuan organizatën e parë anti rezistencë Balli Kombëtar. Gjërat morën për keq sidomos pas kapitullimit të ushtrisë italiane me 8 shtator të 1943, dhe pas shumë takimeve ndërmjet Nacionalistëve dhe Komunistëve, lufta civile po merrte përmasat e një tragjedie kombëtare. Ali Bej Këlcyra, ishte caktuar si sekretarë politikë i organizatës B. Kombëtar, ku Komandant i përgjithshëm ushtarak ishte Kadri Cakrani

 

Në kushtet si rrodhën ngjarjet dhe ku komunistët shqiptarë që dirigjoheshin nga emisarët jugosllavë D. Mugosha dhe M. Popoviçi, kishin të qartë idetë e tyre marrjen e pushtetit me dhunë duke mos marrë parasysh faktin se shqiptarët po vrisnin njëri tjetrin, Ali Beu përdorte në çdo moment kompromisin gjë që nuk mund të funksiononte pasi ngjarjet po rridhnin në disfavor të nacionalistëve dhe në favor të komunistëve, gjë që nuk mund të funksiononte.

Komunistët tashmë Ali Beun dhe organizatën Balli Kombëtar e kishin shkallur “Tradhëtare” dhe gjithë drejtuesit e saj “armiq”, duke i dënuar me vdekje nëse do mernin pushtetin.

Kështu ndodhi dhe komunistët erdhën në pushtet, Ali Bej Këlcyra bashkë me gjithë kryesinë e Organizatës Balli Kombëtar u larguan përsëri në ekzil, por këtë radhë për mos t’u kthyer më në Shqipëri, pasi ajo tashmë nuk ishte e zaptuar prej krimit. Ali Bej Këlcyra u akuzua nga këta të fundit si tradhëtar duke sajuar edhe një pakt, që njihet si Dalmazo-Këlcyra, që në fakt është një sajesë e komunistëve.

Ai bashkë me familjen e tij, u sistemua në Romë, Itali ku nuk reshti të punonte pa pushim, pa u lodhur i përkushtuar për çështjen kombëtare, duke organizuar takime dhe lidhur marrëveshje me çdo shqiptar dhe vend demokratik me qëllim rrëzimin dhe largimin e regjimit criminal, që kishte zaptuar tashmë Shqipërinë dhe kishte kthyer në skllevër bashkëkombasit e tij.

Nuk pushoi përpjekjet e tij, derisa ai mbylli sytë më 24 shtator 1963.

I paharruar qoftë kujtimi i këtij njeriu të madh, që gjithë jetën e vuri në shërbim të kombit.

Trashëgimtaria e vetme e tij vajza Hana Këlcyra thotë se: “Babai çdo moment në 24 orë e kishte mendjen tek Shqipëria. Ai ishte martuar me të”.