Arqile Veshi:10 Korriku, dita e Shtabit të Përgjithshëm

755
Sigal

Në kuadrin e 10 Korrikut të vitit 1943, datës së krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të

Ushtrisë  Antifashiste  Nacionalçlirimtare

 

USHTRIA ËSHTË E FORTË KUR KA PRAPAVIJË TË FORTË

Dok. Arqile Veshi

Ish Drejtor i Prapavijës të Ushtrisë Shqiptare

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare, edhe në kushtet e Luftës, krahas organizimit e drejtimit të forcave luftarake, sipas dokumenteve arkivore të botuara, vëmendje të posaçme i ka kushtuar edhe problemit të prapavijës në këtë luftë, ku nëpërmjet përgjithësimeve, porosive, këshillave, orientimeve lidhur me kirjimin, forcimin dhe përsosjen e vazhdueshme të sistemit të furnizimit të ushtrisë, i jepet rëndësi përcaktimit se: “Ushtria është e fortë kur ka prapavijë të fortë”. Nëpërmjet këtij përcaktimi del në pah faktori i forcës së prapavijës për realizimin e detyrave luftarake, pasi ato janë komplekse të ndërlikuara e shumë të vështira, për furnizimin e trupave me armatim-municion e materiale të nevojshme dhe evakuimin e mjekimin e të plagosurve.

Duke analizuar thelbin e Ushtrisë ANÇL, si ushtri e aleancës  së madhe të fshatarëve, të punëtorëve dhe të intelektualëve, Shtabi i Përgjithshëm ndër të tjera theksoi: “Bijtë e popullit erdhën në ushtri si bletë e plotë”. Populli sakrifikoi çdo gjë për të; fshatari ynë përveç kafshatës së gojës, u bëri hallall Ushtrisë dhe Shqipërisë edhe djalin e vogël 14- vjeçar, i cili luftoi si luan…”. Ato gra trimëresha të maleve tona, që çirnin shamitë e kokës dhe lidhnin plagët e partizanëve, u thoshin foshnjave të tyre: “Sonte s’kemi bukë, se atë kulaç të vogël që kemi, do t’ua japim partizanëve që kthehen nga përpjekja”. Një dashuri e pafund lindi mes ushtrisë dhe popullit të cilët u lidhën ngushtë me njëri-tjetrin, u lidhën me gjak, me ndjenja dhe me ideal të përbashkët dhe i dhanë asaj mundësinë të dilte fitimtare edhe në provat më të vështira të veprimtarisë të saj mëse 4-5 vjeçare.

Ushtria ANÇL-sw u ndërtua sipas parimit të mbështetjes në forcat e veta, e pavarur nga faktorët e jashtëm, për ushqim e strehim mbështetej te populli, armët ia rrëmbente armikut, papritur që t’i hidhnin aleatët anglo-amerikanë, të cilët u përpoqën deri diku ta sabotonin ose ta kanalizonin luftën e popullit tonë në interes të tyre. Mbi këtë bazë, Shtabi i Përgjithshëm që drejtonte luftën, përpunoi strategjinë dhe taktikën e luftës së armatosur, që u zbatua me sukses të plotë nga Ushtria ANÇL dhe që më pas u bë një ndër burimet kryesore për themelet e Artit Ushtarak të Luftës Popullore.

Në bazë të orientimeve të Shtabit të Përgjithshëm Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare mori nga dita në ditë përmasa gjithmonë e më të mëdha, gjë qëu rritën nevojat e saj për furnizime, prandaj edhe puna e prapavijës ndryshoi format e organizimit në përshtatje me nevojat e ushtrisë në rritje. Në funksion të këtij orientimi më 10 Prill 1943 u theksua se: “Përpara nesh po hapen perspektiva të mëdha për organizimin e njësive më të mëdha të Ushtrisë ANÇL, prandaj afër shtabit të zonës duhet të jetë intendenca e shtabit të zonës, e cila do të kujdeset për ushqime e veshmbathje të ushtrisë së zonës përkatëse, placket që i zihen armikut nga ana e njësive të ndryshme i dorëzohen shtabit të zonës, i cili i shpërndan sipas nevojave që kanë strukturat ushtarake dhe populli i asaj zone”.

Duke i bërë një analizë të thellë rritjes së ushtrisë ANÇL, dhe në këtë kuadër ndryshimit të formave të furnizimit të ushtrisë, në letrën që i dërgon komisarit politik të batalionit të Bërzeshtës më 8 Nëntor 1943, i shpjegon se me këto ndryshime që bëhen në organizimin e prapavijës së ushtrisë, nuk preket baza e saj, mbështetja tek populli duke theksuar se: “Lëvizja jonë nuk ka burime të tjera për të furnizuar batalionet dhe çetat përveç ndihmave të popullit”.

Pas çlirimit të vendit, Shtabit i Përgjithshëm shtroi detyra të rëndësishme për organizimin e prapavijës, pasi tek ajo pasqyrohet forca dhe mundësia e Artit tonë Ushtarak qët’i bëjë ballë me sukses çdo detyrë dhe të arrijë fitore të plotë në fushën e betejës, duke u mbështetur qoftë edhe vetëm në forcat e mundësitë e vendit tëvet.

Pikërisht dhe për këtë arsye roli dhe puna e prapavijës janë të lidhura ngushtë me zhvillimin ekonomik, sepse nuk mund të mendohet një vend me aftësi ushtarake të larta kur ekonominë, (prapavijën në kuptimin më të gjërë të fjalës) e ka shumë pak të zhvilluar, prandaj edhe fuqizimi i ushtrisëështë bërë në harmoni të plotë me zhvillimin ekonomik të vendit. Zbatimi i këtyre detyrave kërkon zhvillimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të industrisë me përparësi prodhimin e mjetev të prodhimit, si pararojën e tërë proçeseve të industrializimit të vendit, dhe në të njëjtën kohë zhvillimin e bujqësisë, prodhimeve bujqësore e blegtorale, duke i dhënëpërparësi prodhimit të drithërave të bukës, dhe krijimin e rezervave të mjaftueshme për çdo eventualitet, si një ndër çështjet më themelore për rritjen e qëndrushmërisë e mbrojtjen e vendit pasi është e kuptueshme se: “Pa  një ekonomi të fortë, të qëndrueshme e me zhvillim harmonik e të pandërprerë nuk mund të ketë një mbrojtje të fortë e të pathyeshme dhe pa një mbrojtje të fortë e të pathyeshme nuk mund të sigurohet pavarësia ekonomike dhe politike e vendit, integriteti tokësor dhe sovraniteti kombëtare”.

Nisur nga ky concept kuptimplotë e për çdo kohë e situatë si gjatë LANÇ-it dhe pas çlirimit iështë kushtuar kujdes i veçantë forcimit të prapavijës e krijimit të rezervave, luftarake, materiale e shëndetsore sepse fitorja në fushën e luftës nuk do të varet vetëm nga sasia dhe aftësia luftarake e trupave por edhe nga gjendja e prapavijës së ushtrisë dhe të shtetit. Pikërisht për këtënë Artin ushtarak Shqiptaru ështëcilësuar se po të flasim ushtarakisht, duhet të flasim pse e lypin momentet, ndërsa ushtria është e fortë kur ka prapavijë të fortë.Ushtria pa prapavijë të fortë, dhe një nga faktorët e prapavijave është ekonomia, nuk mund të jetë e fortë.

Megjithëse Ushtria Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe prapavija e saj u krijua dhe u organizua gjatë luftës e doli fitimtare duke çliruar vendin nga pushtuesit nazifashistë, ndërsa sot me gjithë informacionin e paktë që kemi na rezulton se ushtria e sotme nuk është e organizuar sipas konceptit të çdo ushtrie në reparte, në njësi të shkallës taktike, operative e strategjike e në përshtatje me këto struktura të bëhet edhe organizimi i prapavijave dhe i çdo arme e shërbimi si dhe krijimi e skalionimi i rezervave të nevojshme material-teknike e shëndetësore të domosdoshme për realizimin e detyrave që situatat mund të imponojnë.

Pra duke mos ekzistuar kjo strukturë organizative e duke mos përcaktuar detyra luftarake për çdo hallkë organizative, nuk mund të merren masa për përgatitjen e mbrojtjene vendit i cili sipas konceptit të Artit tonë Ushtarak përfshin: Përgatitjen ushtarake të forcave pjesëmarrëse në secilën strukturë e hallkë organizative, përgatitjen infrastrukturore të rajoneve, brezave e zonave të mbrojtjes së sovranitetit të vendit; përgatitjen materialo-ekonomike dhe parashikimin e kirjimin e rezervave të nevojshme Luftarake materiale, shëndetësore si dhe fondet financiare për forcat e mjetete parashikuara për të kryer detyrat luftarake. E themi këtë se një ushtri në se nuk ka strukturë të ngritur, njerëz tëpërgatitur, detyrë luftarake dhe shërbimet e prapavija të organizuar, nuk mund të quhet ushtri por shërbim i Mbrojtjes Civile, prandaj strukturat ushtarake, e sdiomos shkollat ushtarake, duhet të kryejnë studime të mirëfillta për rrugët e mundësitë e mbrojtjes së sovranitetit të vendit, pa mohuar aleancën me forcat e NATO-s, duke u dhënë përparësi kontigjenteve dhe mundësive tona si çdo vend tjetër, që ndonëse janë anëtarë në këto aleanca,  kanë të organizuar më së miri Forcat Ushtarake për mbrojtjen e sovranitetit të vendeve të tyre.