Ahmet Demaj: Abedin Lamaj, 12 herë kampion kombëtar i mundjes

410
Sigal

“Në gusht të vitit 2000 Departamenti i Shtetit Amerikan i jep Abedin Lamaj “Çertifikatë për përfundimin me sukses të kursit për negocimin e pengjeve”,

    ABEDIN LAMAJ –12 herë kampion kombëtar i mundjes

Abedin Gilo Lamaj u lind, u rrit dhe u burrërua në një familje brenda së cilës dolën 5 ushtarakë: babai, Gilo Lamaj, ish-partizan deri në Jugosllavi dhe 4 djemtë e tij, midis të cilëve Abedini që arriti deri kolonel, por nuk është kjo që qëndruam te ky personazh. Është interesant jeta e tij, edhe pse e shkurtër la shumë gjurmë te opinioni publik.

Vjen nga Tirana dhe bën arsimin 8 -vjeçar në Ramicë, sepse i jati i tij, Gilo Lamaj më 1966 del vullnetar, të lerë kryeqytetin dhe të vijë në vendlindje për forcim të drejtimit të ekonomisë bujqësore. Kish mundësi të shmangej se ishte ushtarak i lartë, bile shoqërues në kryeministri. Por jo. Ishte i ndërgjegjshëm për sakrificën bile bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët. Kjo lëvizje ja preu ëndërrat Abedinit si djalë kryeqyteti, por asnjëherë nuk iu shuan. Endërronte ditë e natë t’i kthehej jetës në Tiranë. E realizoi si student i Shkollës “Skënderbej”.      Deshi të dallohej dhe u dallua nga shokët e tij, të bëhej i njohur jo më si babai brenda Shqipërisë, por edhe jashtë vendit. E gjeti këtë mundësi te sporti. Te ai sport që është më i vështirë, por sport për burra. Ka merita të flasësh për Abedinin si ushtarak, por ne e dalluam nga të tjerët për kontributin që dha në këtë sport, sepse:

Eshtë Mjeshtër i Merituar i Sportit shqiptar.   12 herë kampion kombëtar i mundjes.

Ka sjellë në Shqipëri tri Medalje Ndërkombëtare. Për 30 vjet në sportin që konkuroi, qe njeriu më në zë. Në jetën e tij nuk mjaftojnë këta tregues, sepse më shumë se kaq, Ai ja kushtoi jetën dhe talentin e tij brezave të rinj. Shërbeu si trajner i ekipit “Partizani” dhe ekipit Kombëtar të Mundjes. Nga instruksioni i tij u përgatitën sa e sa mundësa të tjerë, që i ruajtën tiparet e trajnerit të tyre dhe po të numëroje do bëheshin shumë. Ata janë në Vlorë, në Tiranë e kudo ku Abedini punoi me ta.

Në gjithë materialet e shkruara, në konferencat e shtypit, në shtypin e kohës nuk gjen një fjalë, një fjali që Abedini të mburrej për arritjet e tij, përkundrazi ishte modest duke ja dedikuar suksesin e tij kolegëve. Ishte i suksesshëm, sepse si personazh tapeti kërkonte të plotësonte objektivat duke u plotësuar me taktikat e përdorura si mundës, si trajner, si ushtarak.

Të pranishmit ndoqën një dokumentar shumë emocional se na e pruri Abedinin para syve tanë të gjallë, në tapet duke sfiduar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, kundërshtarët. U shfaqën duke folur kolegë të tij, eprorë dhe vartës:bile bëri përshtypje që dy ministra të brendshëm edhe pse të kundërt në pikëpamje politike, te personazhi Abedin Lame kishin të njëjtin mendim për vlerat profesinale dhe intelektuale të Abedinit.

Unë nuk do përmend çfarë u tha në këtë dokumentar, por dua të veçoj një moment: “Në gusht të vitit 2000 Departamenti i Shtetit Amerikan i jep Abedin Lamaj “Çertifikatë për përfundimin me sukses të kursit për negocimin e pengjeve”, e secili kur bën analizën e këtij personazhi ka të drejtë të gjykojë: “Nuk paska qenë i fortë fizikisht, por edhe mendërisht”. Paska qenë një njeri me përgatitje të veçantë psikologjike. Edhe ky tregues që sa përmenda na bindi se vlerësimi i tij na nderon.

Shumë nga intelektualët e asaj kohe u mjaftuan me një fakultet. Abedini: Jo. Sa jetoi deshi arsimin në specialitete të tjera.

Sa kemi dëgjuar dhe sa dëgjojmë për Abedinin nga Ramica, Velça, Vlora, Tirana etj bindemi pse Abedini u bë Qytetar Nderi i Tiranës, bindemi pse me emrin e tij organizohet një kupë mundjeje. Sot mund të marrësh sa e sa dekorata! Bile sa të duash dhe si t’i duash, por nuk merr dot dekoratën e opinionit publik që shprehet te fjala ‘E MERITON’.

Në qoftë se nuk merr këtë vlerësim të opinionit, tallesh bile më keq: “Ai që e jep se Ai që e merr”.             Ndaj në verifikim të atij opinioni: të shumtët më kanë thënë “Jeni të vonuar. Të tjerët shumë mirë që e realizuat”.

Nuk ndodh gjithnjë kështu. Ndaj gjej rastin të falenderoj Shoqatën A. K. Ramicë dhe kryetarin e saj z. Neshet Leka për propozimin.

Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit, që edhe pse me kufizime erdhën , sepse salla qe planifikuar për 50 vetë, 20 – 30 të tjerë qëndruan në këmbë, bile morëm kritika për ftesat e pakta të shpërndara.

Vetëm një gabim bëri Abedini që u nda shpejt nga jeta. E ndofta atë ditë që emri i tij u përmend aq shumë, shpirti i tij qe bërë njësh me ne, për të kuptuar se edhe pse mungonte fizikisht, nuk mungonte në zemrat tona.

Shumë interesante fjalët e pjesëmarrësve.

Neshet Leka e citoi vlerësimin për Abedin Lamaj si vlerë e shtuar për Smokthinën. Veçoj  fjalen e Kryetarit të Bashkise Selenicë zotit  Pëllumb Binaj, i cili tha: Ju falenderoj për  ftesën, sepse këto  aktivitete të bëjnë  me ide të reja për planifikim të punës tonë. Janë  këto personazhe që ju i zgjidhni bukur që na bëjnë të punojmë për lartësimin  e punës tonë në Bashkinë Selenicë.

Piro Zgura, trajner dhe mundës, një njohës i mirë i këtij sporti, por edhe i Abedinit vlerësoi lart talentin e këtij sportisti dhe kritikoi organizatorët për më shumë pjesëmarrje e propagandim të figurave të tilla.

Shumë bukur foli Engjëllush Avduli, një boksier dhe sportist niveli i kohëve që Abedini drejtonte. Më mbeti në mendje fjala e tij: Se për ne sportistët e rinj, për ne vlonjatët e rinj që shkelnim në Tiranë, mbasi iknim nga fshati, po të kishim hall do pyesnim ku e ka zyrën Abedin Lamaj, se atje do të gjenim zgjidhjen e halleve tona. Ndaj them se po ta merrnin vesh të gjithë ata që e njohën, jo vetëm kjo sallë s’do i nxinte, por edhe në shesh do dukeshin pak.

Albert Habazaj, Idajet Jahaj, Asqeri Llanaj dhe shumë të tjerë, që folën sollën secili këndvështrimin e vet që godisnin në një shenjë: “Mjaftojnë këto që dëgjuam bile të gjithë po të flasin do thonë: U bindëm që nuk i bëjmë nder Abedinit pse e nderojmë. “Ai na bën nder ne që na pasuron historinë e nderuar të Smokthinës dhe Labërisë”. Pika kulminante e aktivitetit arriti kur Prof. Ago Nezha ftoi për të dorëzuar vëllait të Abedinit, Vullnet Lamaj, Çertifikatën “Personalitet i Shquar i Labërisë” dhe ndër të tjera theksoi se kujdesi i Shoqatës Labëria në Vlorë për përzgjedhje të personazheve na befason, sepse për çdo radhë gjejmë aktivitete të një niveli cilësor, gjejmë personazhe që na nderojnë Labërinë dhe Kombin Shqiptar dhe e urojmë degën e Vlorës të mbetet modeli i organizimit në tërë Shoqatën “Labëria”. Përfaqësuesi i familjes, Vullnet Lamaj falenderoi organizatorët, pjesëmarrësit duke u shprehur: Ju u bëtë sebep që sot, pas 20 vjet shkëputje nga jeta na i sollët vëllain të gjallë dhe do ngeleni në kujtesën e familjes tonë aq të nderuar sa dhe Abedini.

Ai lindi më 1954 dhe mbylli syt nëvitin 2002. Jetë të shkurtër, por shumë të pasur. Gjithë këta miq dhe autoritete që shohim sot këtu janë pasuria më e madhe që na ka lënë. Shumë kujtime të tjera u shkëmbyen në koktejnë e organizuar.Tomorr Lela që kishte bërë një këngë për të i emocionuar u shpreh: Na bëri krenar ky djalë që jemi bashkëkohës dhe bashkëfshatar të tij. I gjithë aktiviteti u shoqërua me emocione bile edhe me ndonjë rast me lot. Dhe thonë: te loti ka 1 % ujë dhe 99 % ndjenjë, emocion. Kështu ndodhi në nderimin që ju bë Abedin Gilo Lamaj.