Ahmet Ҫollaku: Mik, mos e braktis atdheun, ti ke në dorë votën. E nesërmja të gjykon!

82
Sigal

MIK, MOS IK NGA SHQIPERIA
Faik Konica

Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Sa mirë i vjen njeriut kur, pas shumë vjet largimi, shkel përsëri baltën e mëmëdheut të tij; kur hyn në shtëpi a në kasolle, i duket sikur edhe gurët e mureve i thonë “mirëserdhe”! Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme.Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari… Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë.Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri.

Mik, mos ik nga Shqipëria. E nesërmja të gjykon. E sotmja do quhet FOSILE, do vendoset në muze. Të gjithë ju të larguarit jeni të penduar. Me gurë ishte buka e misrit në fshatin tim, sa fshatarëve të mi u thyheshin dhëmbët, por ishte misër vëndi. Atë bukë misri do doja ta haja edhe tani, pa le të më thyheshin dhëmbët. Ishte koha kur babai im mbante në konak fotografinë e Stalinit dhe të Enver Hoxhës… Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, sidomos qeveritarët votuar nga shqiptarët, votuar nga ne. Këtu ku jetoj unë ka dhjetra lloje bukësh, po as qentë nuk i preferojnë. O, sa shumë qenë ka këtej, qenë që dhjesin pa teklif rrugëve dhe parqeve. Miku im, mos ik nga Shqipëria se edhe varri do të të humbasë. Ti e di mirë se shumë shqiptarë nuk kanë as varre. Të gjithë janë të penduar. Nuk më mashtroni dot. Oh, sa gabime që bëjmë në jetë! Me qindra GABIME. Por gabimi më i madh është largimi nga Shqipëria jonë… Ka nëpër botë vende të bukura, por në to nuk ka kujtime, s’ka lule shqiptare. Këtu prehen stërgjyshërit tanë. Fejziu i ekraneve s’ka lënë vënd në botë pa bredhur, po pa e pyesni, ka vënd më të bukur se Shqipëria?! Mik, të lutem, mos u largo nga Shqipëria! Ikja është harresë, vdekje. Mos u largo nga shtëpia, nga fqinjët, nga lumi, përroi, nga zabeli, ferra a kulpera aty në kufi me fqinjin që i përdridhet lisit. Mos ik, të lutem! Kujto dashurinë tënde të parë. Mos u nda nga prindët, se të hanë ujqit. Mos ik! Armiq janë larot e shtypit se mburrin injorantët qeveritarë. Skllavëria, na u bë më në fund një zakon i pëlqyer, që e mbajmë mbi zverk. Të huajtë na shajnë, na përqeshin. Edhe këtej ka rrush, por jo si ai i shtëpisë time në Rrajcë. Kisha atje një mën, sa kur piqej mirë ia kalonte edhe mjaltit. Në fillim ishte në fund të arës, në kufi me Hanajt, pastaj pasi u rrit dhe u plak shumë e mbollëm afër shtëpisë, dhe më pas afër përroit të vogël. Këtë mën e kujtoj si Kulla Eifel. Miku im, e di se të mungojnë shumë gjëra, ndonjë herë edhe kripa, por mos ik! Komedia Berisha ka vite që luhet me personazhe vëndas dhe të huaj. Skenarist është Arvizuuu… Të gjithë na shkërdhejnë. Rama kërcen nëpër botë të mbetet i madh. Miku im mos ik! Po ike do shtohen armiqtë. Miku im, kemi shumë armiq. Ambasadorë të akredituar në Shqipëri, vijnë këtu për t’u pasuruar, për kavaleshencë, të gjejnë kurva… Në Shqipëri kemi shumë kurva. Këtu ka naftë, hekur, krom, bakër, flori, ka punë për të gjithë, por qeveria pasuritë tona i konçesojë për 100 vite. Vota juaj është Bombë Atomike. Mos e harroni këtë. Mos u mashtroni nga patronazhistët. Kushton shumë Deti Shqiptarë, poshtë tij është një det tjetër, ai i naftës, sa që nga një pikë në det mundet të shposh njëqind puse… Shqipëria jonë është një lope, që e mjelin çdo orë, lopë që po e shqyejnë. Po ike ti Shqiperia do bëhet më e vogël, një copë arkeologji. Dëgjomë mua që jetoj jashtë prej tridhjetë vitesh. Mos ik nga fshati. Përse ika unë? Ika se u çmenda. Ika se doja t’ju pëlqeja të tjerëve. Por, mos u çmend edhe ti. Të lutem! Këtu kam mjaft vite, por ëndërrat janë shqiptare. Ju lutem me gjihë shpirt, mos ikni! Ja, ike jashtë, mbarove Universitetin e Hardvardit, a të Cambrixit, a të Oksfordit. U bëre Profesor, Doktor, Akademik, apo President, por nuk do të jesh i lumtur, do të të shquajnë që së largu që je i huaj. Vini re: në Shqipëri zgjedhin kapterat si president. Kapter i pari, kapter i dyti…Të huajtë na ndiejnë edhe nga era dhe qeshin. Tmerri shqiptar, s’ka fund: 74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj. Fjala e urtë thotë: “më kot e kërkon Parajsën nëpër botë, atë e ke në vendlindje. Ҫfarëdo që të bëhëni në dhe të huaj përherë do të jeni të huaj, do t’u shikojnë vëngër, do t’u shajnë, do t’u pështyjnë, do të pastroni banjot, rrugët, pjatat, do t’u rrinë mbi kokë si në burg…Dhe, me dëshirën e marrosur për ‘tu bërë të pasur, milionierë, një ditë do të gëdhini të plakur. Ky vëndi ku jam unë, është një burg i madh pa roje. Këtu njerëzit mbajnë armë. Do doja të isha në fshatin tim, atje në Rrajcë. Rrajcën nuk e këmbej me as një vend tjetër të botës. Me asnjë! Këtu ku jetoj prej tridhjetë vitesh, ka tym dhe zhurmë. Do doja të më zgjonin gjelat a të lehurat e qenëve të fshatit tim. Dua ta thyej këtë TV që më çmëndi me këta filma horrorë…Miq, e patë Alaskën, Australinë, Afrikën e Jugut, Brazilin, Kolombinë, Berlinin, Zelandën e Re, gjithë botën, puthët zezake dhe mulate, të parfumosura dhe nudo…Po, a gjetët atje Llogara, Pogradec, Vlorë, Theth, Valbonë, Shebenik? Çfarë s’do të jepja të shkoja përsëri në ato vënde të bukura të vëndit tim?! Ku të gjej uj si i fshatit tim? Të gjitha dashuritë lindin në vënd-lindje. Jashtë nuk gjen dashuri. Ju të gjithë keni ikur për para.

Paraja ka vrarë miliona njerëz. Ju lutem mos ikni! Lasgush Poradeci, poeti i luleve, i liqenit dhe dashurisë, nuk u largua as një hap nga Pogradeci. Kadarea një natë gëdhihet në Paris, tjetrën në Shqipëri, shkrimet i fillon në Paris, po i përfundon në Tiranë. Jeta është aq e shkurtër sa s’ke kohë të ëndërrosh, thotë poeti rumun. Përse dridhemi nga Valiu, nga qeveritarët? Kujdes, mos pranoni patronazhistë. Ju që nuk keni frikë nga plumbi, përse i serviloseni qeveritarëve?! Kur do shkoni jashtë do të ndërroni rrobat, do të lini mjekër, do mbani frak, por nuk do të ndërroni shpirtin, kujtimet, AND-në shqiptare. Sido që të jeni, me mjekër apo pa mjekër, si K/ynë, unë do t’u njoh.

Mik, mos ik nga Shqipëria! Ti ke në dorë Bombën Atomike, ke VOTËN. Me votën tënde ti do të mbrosh Shqipërinë, moralin tonë, naftën tonë, Shqipërinë e të parëve tanë! Mos ik! Dhe bli një armë si në Amerikë të mbrosh pronën tënde dhe atë të Shqipërisë. Mos harro: vota jote është Bombë Atomike!