Agron Hasanaj: Ruajtia e trashëgimisë dhe traditave historike-kulturore nëpërmjet artit

353
Sigal

Nga E.B. Nju Jork

Pedagogu i shquar z. Agron Hasanaj, nëpërmjet studios së tij të mirënjohur “Art Studio Kavalet” ka fuqizuar ndër vite breza të artdashësve. Veprimtaria e tij artistike dhe edukative ka tërhequr vëmendjen e publikut artdashës shqiptar dhe të huaj, për idetë, tematikën dhe mesazhet e larmishme në pikturën e tij. E veçantë e veprave të tij personale si dhe në grup nga studentetët e studios së tij, janë pasqyrimi i mitologjisë shqiptare dhe bukuritë natyrore të trevave shqiptare, të interpretuara me nivel të lartë artistik, koloristik dhe tipik të tij. Traditat dhe bukuritë e qyteteve muze si Berati, Gjirokastra, Butrinti etj, janë ilustruar më së miri nga z. Agron Hasanaj dhe studentët e Art Studio Kavalet, duke pasqyruar një udhëtim artistik të historisë, traditës, dhe natyrës së bukur shqiptare. Pedagogu Agron Hasanaj, përmes Art Studio Kavalet, e ka kthyer në traditë të përvitshme tashmë preservimin e kulturës shqiptare ku nëpërmjet ekspozitave dhe ëorkshop-eve në vend dhe jashtë shtetit i ofrohen artdashësve dhe të rinjve mundësi për t’u njohur me bukuritë dhe autenticitetin e qyteteve dhe traditave shqiptare nëpërmjet artit. Agron Hasanaj është artist i talentuar në artet e fotografisë, pikturës, dhe skulpturës si dhe pedagog i studios së famshme “Art Studio Kavalet”. Ka lindur më 1967 në Tiranë. Në 1985 kryen studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dega pikturë. Në vitin 1991 zhvendoset në Berlin.  Në 2009 Agron Hasanaj diplomohet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dega pikturë kavaleti, me prof. Edi Hilën. Më pas studion për një vit në Akademinë e Arteve në Dusseldorf, Gjermani me prof. Reinhold Braun dhe Arnim Tölke. Në 2005 Agron Hasanaj krijon Art Studio Kavalet, një atelie arti profesionale me prioritet edukimin artistik në zhanret: Vizatim, Pikturë, Skulpturë dhe Fotografi. Me qasjen e saj integruese ndaj artit Studio Kavalet u ofron studentëve mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar aftësinë e tyre krijuese (www. artkavalet.com).

Ekspozita të përzgjedhura

 

2003 – “Marubi”, Ekspozita e fotografisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.

2004 – “Marubi”, Ekspozita e fotografisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.

2005 – “Marubi”, Ekspozita e fotografisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.

2009 – “I muri dopo Berlino”, Ekspozitë në grup, Spazio Tadini, Milano, Itali.

2017 – “Ëatercolor Rhapsody”, Ekspozitë personale, Galeria FAB, Tiranë.

2018 – “Ksamil 2018”, Ekspozitë në grup, Qendra Dea, Sarandë, Shqipëri

2018 – “Small Canvas”, Ekspozitë personale, Galeria e Artit, Sarandë, Shqipëri

2021 – “Festivali Frankofon”, Ekspozitë në grup, Sozopol, Bullgari.

Pse është arti i rëndësishëm?

 

Agron Hasanaj: Unë mendoj se arti i jep kuptim jetës dhe sigurisht na ndihmon të kuptojmë më mirë botën që na rrethon. Tashmë arti është bërë pjesë esenciale e kulturës tonë, duke na bërë më të ndjeshëm dhe më të hapur kundrejt ideve dhe eksperiencave të reja.

 

Në Shqipëri keni hapur disa ekspozita të suksesshme të fotografisë, pikturës dhe skulpturës. Na flisni pak për temën e ekspozitave “Mite & Legjenda” dhe “Muza e një Qyteti”?

 

Agron Hasanaj: Ekspozita “Mite & Legjenda” organizuar nga studentët e Studio Kavalet kishte si motiv dhe subjekt ndërthurjen e artit me mitologjinë, veçanërisht asaj shqiptare.

Arti dhe mitologjia mund të mendohen si një e vetme. Pa artin nuk do të ishte e mundur të njihnim ndonjë mit, ose tek e fundit njohja jonë do të ishte shumë e limituar. Në ditët tona shumë vepra arti që shihen në muze në një mënyrë apo një tjetër kanë lidhje me mitologjinë. Ekspozita “Muza e një Qyteti” me punimet e studentëve të Studio Kavalet ka si temë muzën apo frymëzimin që të ofrohet e që e gjen shpesh tek qytetet muze në Shqipëri si Berati, Gjirokastra dhe Butrinti. Vjetërsia si relika e tyre më e rrallë tundon artistët e çdo kohe të eksplorojnë nëpër hapësira e shtigje të pashkelura. Eshtë pikërisht modestia e këtyre peizazheve, rrugicave e portave me sokak që mbartin emocionin dhe nostalgjinë e kohës të cilat frymëzojnë gjithmonë.

 

Si ka ndikuar pandemia e Kovidit-19 në krjimtarinë artistike?

 

Agron Hasanaj: Ka qenë një periudhë e vshtirë për të gjithë. Personalisht vazhdoja të punoja me projektet e mia, por çdo gjë nuk ishte më si më parë. Ishim gjithë kohën nën trysni, dhe kjo ka patur ndikim të madh në proçesin krijues.

 

Po në mësimdhënie dhe leksionet me studentët?

 

Agron Hasanaj: Mësimdhënia vazhdoi më pas me grupe të reduktuara me maska dhe duke ruajtur distancimin fizik.

Cilat janë disa nga traditat që udhëheqin studion tuaj të mirënjohur “Art Studio Kavalet”?

 

Agron Hasanaj: Duke pasur një përvojë të konsiderueshme në artin akademik studio ofron leksione ku ndërthuren këto tradita, si për shembull në vizatimin dhe pikturimin e portretit dhe figurës së njeriut, pikturimin e peizazhit klasik, natyrës së qetë etj. Nga ana tjetë përvoja e shkollës gjermane është më tepër konceptuale ku dija dhe teknika artizane vihet në shërbim të subjektit artistik. Ky është pikërisht rasti kur kjo traditë i ndihmon konsiderueshëm sudentët e Studio Kavalet, të cilët dëshirojnë të krijojnë kompozime me tema dhe subjekte të përzgjedhura individualisht.

 

Cila është filozofia juaj e edukimit artistik?

 

Agron Hasanaj: Filozofia ime e mësimdhënies është shumë e përqendruar te studentët. Unë besoj se studentët janë të aftë të bëjnë punime të shkëlqyera në çdo moshë dhe detyra ime është t’i frymëzojë ata të mendojnë dhe të punojnë si artistë. Në atelienë e artit, angazhimi im kryesor mbetet t’u jap studentëve mundësi për të krijuar dhe zgjidhur probleme artistike dhe për të dalë nga zona e tyre e rehatisë, duke i ndihmuar ata të fitojnë aftësitë e nevojshme për të komunikuar në mënyrë efektive idetë e tyre dhe për të bërë një art domethënës për ta. Shpesh i sfidoj studentët të provojnë gjëra të reja dhe të arrijnë atë që mendojnë se është e pamundur

Çfarë lloj kursesh arti ofroni dhe në cilat zhanre?

 

Agron Hasanaj: Studio Kavalet ofron leksione arti në zhanret: vizatim, pikturë, skulpturë, grafikë dhe fotografi.

 

Si i ka fillimet Art Studio Kavalet?

 

Agron Hasanaj: Idea lindi duke vënë re interesimin që kishin miqtë dhe të njohurit e mi për të marrë mësime arti. Me kohë kjo kërkesë u rrit, numri i studentëve u shtua dhe u diversifikuan grupet e studentëve në zhanre të ndryshme aristike. Tashmë Studio Kavalet ka një traditë shumë të pasur me zhanret e ndryshme artistike, të cilat aplikohen gjatë leksioneve të artit. Ekspozitat në grup si dhe ato personale realizuar nga studentët e Studio Kavalet mbështeten në këtë traditë shumëvjeçare.

Art Studio Kavalet ka mbi 15 vite përvojë në mësimdhënie dhe zhvillimin artistik të të rinjve në Shqipëri. Si ndërthuret teoria dhe praktika në studion tuaj?

 

Agron Hasanaj: Leksionet zhvillohen në në formën e ëorkshop-eve ku teoria lidhet ngushtë me praktikën dhe realizimin hap pas hapi të krijimeve nga studentët. Njohja me historinë e artit, dhe artistët e saj të mëdhenj nëpërmjet tematikave të larmishme gjatë leksioneve e bën akoma më tërheqës dhe gjithpërfshirës proçesin krijues në atelier. Leksionet zhvillohen në grup ose individual (sipas dëshirës), ato ndahen sipas moshave por edhe përvojave artistike që ka secili student.

 

Si ka qenë përvoja për ju të punoni me këta studentë?

 

Agron Hasanaj: Puna me studentët është shumë emocionuese pasi secili student është unik me historinë dhe motivimin e tij për t’u ushtruar në artet vizuale. Unë përpiqem të krijoj atmosferën e duhur ku çdokush që dëshiron të ndjekë një edukim artistik mund të realizojë potencialin e tij të plotë në lartësinë që dëshiron. Është kënaqësi dhe shumë motivuese për mua si pedagog kur shikoj studentët e mi që realizojnë aspiratat e tyre artistike me shumë dashuri dhe përkushtim.

Cilat janë disa nga teknikat bazë të skulpturës?

 

Agron Hasanaj: Studio Kavalet ofron leksionet e skulpturës në teknikën e modelimit me argjilë ose plastelinë, në teknikën e instalacionit dhe në assembling (bashkimi i objekteve të ndryshme brenda një kompozimi 3-dimensional).

 

Cilat janë zhanret që kultivohen në specializimet artistike në kurset e studios tuaj?

 

Agron Hasanaj: Zhanret që ofrohen nga Studio Kavalet janë: pikturë, vizatim, skulpturë, grafikë dhe fotografi.

 

Cilat janë disa nga sukseset e studios “Art Studio Kavalet”?

 

Agron Hasanaj: Sukseset për mua personalisht janë studentët e shumtë, të cilët janë bërë pjesë e ekspozitave. Studentë që kanë hapur me sukses ekspozita personale, dhe me dhjetra studentë të tjerë që janë përgatitur duke punuar në klasat e Studio Kavalet e më pas kanë fituar konkurse të ndryshme brenda dhe jashtë vendit në shkollat e artit, dizajn-it grafik dhe arkitekturë.

Na flitni pak për përvojat tuaja në ekspozitat në Shqipëri?

 

Agron Hasanaj: Është gjithmonë një përvojë interesante dhe mjaft e këndshme, pasi takon kolegë dhe artdashës, të cilët vlerësojnë dhe interpretojnë veprat e artit me opinione të ndryshme.

 

Ç’mund të na thoni diçka mbi projektet e së ardhmes?

 

Agron Hasanaj: Prej vitesh kam patuar studentë shqiptarë, që jetonin në vende të ndryshme si Amerikë, Angli, Itali të cilët frekuentonin studion për periudha të shkurtëra sipas kohës që gjendeshin në Shqipëri. Interesimi i tyre ishte i madh sidmos për tema që lidhen me kulturën dhe traditën shqiptare, peizazhe të qyteteve, apo veshjeve tradicionale. Duke parë këtë interesim kam menduar gjithmonë per gjetjen e mundësive për organizimin e projekteve të ndryshme të mësimdhënies apo ëorkshop-eve artistike në vendet ku banojnë shqiptarë. Kjo do të krijonte mundësi për prezantimin dhe njohjen e kulturës dhe traditës shqiptare përmes artit tek brezat e rinj që po rriten jashtë Atdheut, si dhe japin mundësi për të tërhequr një publik sa më të gjerë shqiptar dhe jo vetëm. Këto ëorkshop-e mund të përmbyllen me një ekspozitë gjithëpërfshirëse me punimet e studentëve pjesëmarrës. Të interesuarit për të organizuar evente dhe bashkëpunime kulturore-artistike-edukative në trevat shqiptare, Sh.B.A dhe Europë mund të lidhen me studion “Art Studio Kavalet” me e-mail [email protected] ose nëpërmjet ëebfaqen ëëë.artkavalet.com.