Lacio-Roma/ Starton derbi i zjarrtë, Murinjo sfidon Sarrin

968
Sigal

Derbi i kryeqytetit në Serinë A mes Lacios dhe Romës ndez sot kampionatin italian pasi bëhet fjalë për një nga ndeshjet më të përjetuara përtej Adriatikut. Këtë herë, përplasja është e veçantë edhe për shkak të ambicieve që kanë dy ekipet për të qenë mes katër më të mirave e pse jo, për t’u përfshirë në luftën për titullin.

Në radhët e dy skuadrave ka disa futbollistë shqiptarë, por vetëm Elseid Hysaj te Lacio do ta nisë takimin nga fillimi. Strakosha dhe Muriqi ulen në stol për këtë ndeshje ku trajneri Sarri ka zgjedhur që Pedro e Felipe Anderson të mbështetin Imobilen.

Ndërsa Kumbulla vazhdon të mos jetë zgjedhje e parë për Murinjon në prapavijë e duhet të presë shansin e tij, mundësisht në ndeshjet e Europës, për të treguar se meriton të zbresë në fushë. Në radhët e Romës bie në sy një formacion shumë ofensiv që ka zgjedhur Murinjo me Zaniolo e Mikhitarian që luajnë nga minuta e parë pas krahëve të El Sharaui dhe Abraham.

LIVE| LACIO-ROMA 0-0

FORMACIONET ZYRTARE

Lacio (4-3-3): Reina; Marusiç, Ramos, Açerbi, Hysaj; Milinkoviç-Saviç, Leiva, Luis Alberto; Pedro, Imobile, Felipe Anderson.

Roma (4-2-3-1): Rui Patrisio; Karsdorp, Mançini, Ibanez, Vina; Kristante, Veretu; Zaniolo, Mkhitarian, El Sharaui, Abraham.