Zyrtari i FSHZH-së Astrit Alikaj i jep shefit të gruas së tij 420 mijë USD për konsulencë

383
Sigal

Nuk kanë të ndalur skandalet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Pas tenderit me vlerë 500 mijë USD, që kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli u dha kuzhinjerve mbi menunë e 100 fshatrave ku SPAK ka nisur hetimet, një tjetër zyrtar I FSHZH, Astrit Alikaj firmos 420 mijë USD shefit aktual të gruas së tij për një menaxhim më të mirë të kalasë së Gjirokastrës në funksion të turizmit

 

Pas tenderit klientelist me vlerë 500 mijë USD, që krye i FSHZH-së, Dritan Agolli u dha dy punonjësve të birit, për të dhënë mendim mbi menunë e 100 fshatrave ku SPAK ka nisur hetimet. Astrit Alikaj firmos rreth 300 mijë USD shefit aktual të gruas së tij  për shërbimin e konsulencës për projektin për një menaxhim më të mirë të kalasë së Gjirokastrës në funksion të turizmit

 

Merr përmasa të frikshme korrupsioni dhe klientelizmi në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Tenderi klientelist me vlerë 500 mijë USD, që krye i FSHZH-së, Dritan Agolli u dha dy punonjësve të birit, për të dhënë mendim mbi menunë e 100 fshatrave, duke se është vetëm maja e ajsbergut. Ndërsa SPAK ka nisur hetimet, kujtojmë që një përgjegjës sektori në Fondin Shqiptar i Zhvillimit i ka dhënë shefit të gruas së tij një tender për konsulencë me vlerë 300 mijë USD. Bëhet fjalë për Astrit Alikajn, me funksion përgjegjës sektori në FSHZH, pjesë e rrethit të Dritan Agollit.

Në korrik 2021, Astrit Alikajt ka firmosur për t’i dhënë tenderin Besnik Aliajt, i cili është shefi i gruas së Astrit Alikajt, Sonia Jojic, në Universitetin Polis. ‘MetroPolis’ është kompania që ka fituar tenderin me vlerë rreth 300 mijë USD për shërbimin e konsulencës për projektin për një menaxhim më të mirë të kalasë së Gjirokastrës në funksion të turizmit. Një tjetër tender me vlerë mbi 100 mijë euro për konsulencë e ka marrë ‘MetroPolis’ nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, gjithashtu në konflikt interesi.

Kompania ‘MetroPolis’ ka si administrator dhe bashkëpronar me 33 % pikërisht Besnik Aliajn, i cili është themelues, rektor dhe bashkëpronar i Universitetit Polis.

Nga ana tjetër, Besnik Aliaj ka marrë në punë në Universitetit Polis zonjën Sonia Jojic, e cila është gruaja e Astrit Alikajt, koordinator projektesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe pikërisht personi që i dha tenderin Besnik Aliajt. Më parë, vetë Astrit Alikajt ka punuar për Besnik Aliajn. Pra, zyrtari i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i ka dhënë 300 mijë USD jo vetëm shefit aktual të gruas së tij, por edhe ish shefit të tij, Besnik Aliajt. Ka dyshime të forta se Aliaj ka shërbyer thjeshtë si kamuflim për marrjen e parave publike nga zyrtari i FSHZH-së, Astrit Alikajt ose thjeshtë kanë ndarë paratë bashkë. Rasti është flagrant dhe i dokumentuar, i cili duhet të jetë në vëmendje të SPAK-ut dhe institucionet financiare ndërkombëtare që japin para për FSHZH për zhvillimin e Shqipërisë./Pamfleti