Zyrtarët largojnë mjekët e aftë, militant me diploma fallco mbushin spitalet

455
Sigal

Korrupsioni me kontratat e punës dhe vendet vakante. Nga auditimi i KLSH rezulton se: Institucionet shëndetësore mbajnë personel me dosje gjysmake, për pjesën më të madhe të personelit kishte mungesë të dokumentacioneve të rëndësishme si; CV, diplomë, listë notash, noterizim licence etj.Ja si spitalet mbushen me patronazhistë, ndërkohë që burokratët largojnë mjekët e talentuar. 50% e administratës është e fryrë dhe 92% e studentëve të mjeksisë duan të emigrojnë

Përse ikin mjekët? Raporti: 92% e studentëve të mjekësisë kërkojnë të emigrojnë

Mjekët e ardhshëm, po largohen nga vendi. Nuk kemi arsye të qëndrojmë në vendin tonë, por kemi shumë arsye të shkojmë jashtë. Sipas një raporti të Qendrës për Studime Sociale dhe Ekonomike, gati 92% e studentëve të Mjekësisë kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga vendi. Paga, kushtet e këqija të punës, puna më orare të zgjatura, mungesa e pajisjeve diagnostikuese, mungesa e medikamenteve. Të gjitha këto janë arsye, që bëjnë të rinjtë ta konsiderojnë largimin nga Shqipëria. 

Korrupsion me kontratat e punës dhe vendet vakante, si në spitale mbahen militanët dhe burokracitë largojnë mjekët e aftë

 Institucionet shëndetësore mbajnë personel me dosje gjysmake: Në auditimin e KLSH rezulton se për pjesën më të madhe të personelit kishte mungesë të dokumentacioneve të rëndësishme si; CV, diplomë, listë notash, noterizim licence.

Largimi i mjekëve drejt vendeve të BE-së është një fenomen mjaft shqetësues. Ndërkohë që kryeministri Rama e gjen fajin tek të huajt. Kryeministri ka arritur deri në atë pikë sa ka fajësuar autoritetet gjermane se po marrin njerëzit e kualifikuar për të cilët kemi investuar.“S’ka më financim për studime jashtë vendit. Studentët e mjekësisë për 3 vite nuk do marrin diplomën, do punojnë në Shqipëri”, paralajmëroi Rama studentët e mjekësisë më 20 tetor 2022.

Në fakt, sistemi i korruptuar i punësimit, është shkaku kryesor që i largon mjekët më të mirë nga Shqipëria. Në një auditim të zhvilluar nga KLSH në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, deri në muajt e parë të këtij viti, rezulton se bëhen manipulime me rekrutimin e mjekëve. Apo ka mangësi dosja e të punësuarve. Konkretisht, në disa raste janë raportuar me vonesë në shpalljen e vendeve vakante për mjekë.“Gjatë periudhës objekt auditimi rezultojnë 4 vende vakante për mjekë, të cilët janë krijuar në vitet 2018, 2019, 2020 dhe 1 vend vakant në vitin 2022Dy prej të cilëve janë plotësuar në qershor 2021. Proces i cili ka filluar në 25 mars 2021. Është në proces rekrutimi, i cili ka filluar në qershor 2022.

Në kontratat individuale të punës të përzgjedhura të punonjësve të QKTGJ, u konstatua se nuk përmbanin të gjithë elementët e kërkuar nga Kodi i Punës. Shkelet ligji, pasi ka dëme në kurriz të pacientëve, spitalit. Por edhe mjekëve të tjerë, që mund ta meritojnë atë vend pune sipas kritereve.

Si rrjedhojë, duke krahasuar strukturën plan / fakt, konstatohet një vend vakant për mjek. Për të cilin nuk është ndërmarrë asnjë procedurë rekrutimi”, thuhet në raport.

Gjithashtu, plotësimi i këtyre vendeve vakante ka kaluar afatet. Pra, jo vetëm që janë zvarritur kandidatët duke sjellë pengesa në proces, por edhe duke i lënë në pritje për vendin e punës si mjek.“QKTGJ nuk ka respektuar afatin 5 ditor, në fillim të muajit për të shpallur vendin vakant, por ka raportuar dhe kërkuar të shpallen vendet vakante pas më shumë se 2 muaj, pas krijimit të vakancës.Veprime në kundërshtim me Udhëzimin nr. 499, datë 02.07.2019 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike në RSH nëpërmjet platformës elektronike”, evidenton KLSH.

Boshllëqe në dosjen e personelit

Ndërkohë që ka shumë mjekë të aftë që presin radhën të punësohen, institucionet shëndetësore mbajnë personel me dosje gjysmake.

Në auditimin e kryer rezulton se për pjesën e madhe të personelit kishte mungesë të dokumentacioneve të rëndësishme si; CV, diplomë, listë notash, noterizim licence.

Dosjet e personelit administrohen nga Sektori i Administratës. Në disa nga dosjet është konstatuar se ka mangësi si më poshtë : fleta e inventarit është e pafirmosur nga nëpunësi i njësisë së burimeve njerëzore; dokumentacion i panoterizuar. Gjithashtu mungon kontrata individuale e punës, CV, diploma e lista e notave dhe dëshmia e penalitetit”, -tregon raporti.

Madje theksohej se deklaroheshin si punonjës të një kategorie të caktuar, persona që nuk janë të kualifikuar. Me fjalë të tjera, vendet e punës zihen me miq dhe militantë partie.

Abuzimi me kontratat

Kontrolli i Lartë i Shtetit shprehet se në spitalet tona abuzohet me kontratat e mjekëve. Në raport evidentohet se, në kontratat individuale të punës të përzgjedhura të punonjësve të QKTGJ, u konstatua se nuk përmbanin të gjithë elementët e kërkuar nga Kodi i Punës.“Përkatësisht mungonin, identiteti i palëve duke mos specifikuar gjeneralitetet e palës, përshkrimi i përgjithshëm i punës nuk ishte specifikuar. Gjithashtu, kohëzgjatja e pushimeve të paguara, koha normale e punës, veprime këto në kundërshtim me Ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 21 pika 3”, evidenton KLSH. Në këtë rast po shkelet ligji, pasi ka dëme në kurriz të pacientëve, spitalit. Por edhe mjekëve të tjerë që mund ta meritojnë atë vend pune sipas kritereve.

Dosjet e personelit administrohen nga Sektori i Administratës. Rekrutimet bëhen jashtë afatit, nuk zbatohet rregullorja për punësimin e mjekëve. Nuk ka garë të ndershme, duke lënë jashtë sistemit mjekët e aftë.

Shkelje të ligjit për rekrutimet

Përveç faktit se rekrutimet bëhen jashtë afatit, KLSH ka konstatuar se nuk zbatohet rregullorja për punësimin e mjekëve. Nuk ka garë të ndershme, duke lënë jashtë sistemin e mjekëve të aftë, është një gjetje tjetër e raportit.“Grupi i auditimit konstatoi se për rekrutimin e 2 punonjësve në pozicionin mjek transfuziolog, procedura e ndjekur nga QKTGJ ka patur mospërputhje. QKTGJ nuk ka respektuar afatin 5 ditor, në fillim të muajit për të shpallur vendin vakant. Por ka kërkuar të shpallen dy vendet vakante pas më shumë se 1 vit, pas krijimit të vakancës”, -thuhet në raport. Sipas KLSH këto shkelje kanë çrregulluar sistemin e shëndetësisë. Duke ulur nivelin e shërbimit, besimin e pacientëve, por edhe dëshirën e mjekëve për të qëndruar në vend./ Esmeralda Hida