Whatsapp vendos rregulla të reja, do të lejohen vetëm pesë mesazhe në ditë

634
Sigal

Të gjithë përdoruesit e WhatsApp-it do të trishtohen kur të mësojnë se rrjeti social do të limitojë numrin e mesazheve që një përdorues mund të bëjë forward.

Lajmi u dha sot nga përfaqësues të kompanisë, sipas të cilëve tani do të kemi të drejtë ta bëjmë forward një mesazh jo më shumë se pesë herë.

“Ne po imponojmë një limit prej pesë mesazhesh në të gjithë botën që nga sot”, tha Victoria Grand, nënkryetare për politikën dhe komunikimet në WhatsApp, të hënën.

Para kësaj, një përdorues i WhatsApp mund të dërgonte një mesazh tek 20 individë ose grupe.

Masa vjen pasi një numër përdoruesish të aplikacionit u ankuan se po përhapeshin lajme të pavërteta nëpërmjet shërbimit.

Ky limit do të zgjerohet globalisht, pas masës që u mor për Indinë në korrik, ku përhapja e thashethemeve çoi në disa vrasje atje.