Ndërkohë që EUROJUST, Drejtësia Gjermane dhe Zyra Anti-Mashtrim e BE, kanë përfunduar hetimin për vjedhjen e 132 milionë Euro, që kanë dërguar për fermerët në Shqipëri, hajdutët e AZHBR, që janë në hetim edhe nga SPAK, emërohen drejtorë në Ministrinë e Bujqësisë.
Ndërkohë që EUROJUST, Drejtësia Gjermane dhe Zyra Anti-Mashtrim e BE, kanë përfunduar hetimin për vjedhjen e 132 milionë Euro që kanë dërguar për fermerët në Shqipëri, hajdutët e AZHBR, që janë në hetim edhe nga SPAK, emërohen drejtorë në Ministrinë e Bujqësisë.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, është njoftuar se ish-Drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj, që zëvendësoi Frida Krifcën në nëntor 2017, është emëruar Drejtoreshë e Programimit dhe Monitorimit të Programit “IPARD”.
Më qartë, kjo do administrojë dhe kontrollojë ndarjen dhe zbatimin e fondeve, që BE e disa shtete të saj si Gjermania, Franca, Norvegjia, Suedia, Belgjika, Holanda, Danimarka, Italia etj., i japin Shqipërisë për fermerët dhe investimet në bujqësi.
Skandali me këtë emërim, qëndron në faktin se Eranda Selmanaj, në vitet 2017-2021 kur Drejtoreshë e AZHBR ishte Frida Krifca, ka qenë zëvendëse e saj me këto detyra paralelisht: Shefe e vlerësimit të aplikimeve që bënin fermerët; drejtoreshë e miratimit të kredive; shefe e tenderëve dhe drejtoreshë e Auditimit të Brendshëm.
Sipas hetimit që strukturat anti-korrupsion të BE e EUROJUST në AZHBR, është konstatuar se gjithë vjedhjet, falsifikimet dhe dhënien e fondeve të fermerëve për ndërtuesit e kullave, i kanë organizuar dhe urdhëruar Frida Krifca e Eranda Selmanaj.
Por, ndërsa Frida Krifca u shkarkua nga detyra e Ministres së Bujqësisë, ngaqë është në prag të arrestimit; hajdutja tjetër Eranda Selmanaj, u emërua Drejtoreshë e Fondeve të Programimit dhe Monitorimit të Fondeve të Fermerëve në Ministrinë e Bujqësisë sipas pamfleti.
Kjo u shkarkua nga detyra si drejtoreshë e AZHBR më 23 mars 2023 me urdhër të kryeministrit Edi Rama, pasi Zyra Anti-mashtrim OLAF e BE dhe Prokuroria Speciale pranë EUROJUST e thirrën në Bruksel dhe morën të pandehur, si bashkë-autore të Frida Krifcës në abuzimet fondet e programit financiar Europian IPARD, dhënë për fermerët e Shqipërisë.
Në muajin prill 2023, hetues të Zyrës Anti-mashtrim OLAF të BE e dhe prokurorë speciale të EUROJUST, erdhën në Shqipëri e morën përsëri në pyetje ish-Drejtoreshën e AZHBR, Eranda Selmanaj, në prezencë të dy agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit e një zyrtari të SPAK.
Prej 8 muajsh, kjo është nën hetim dhe është marrë e pandehur edhe nga SPAK, pas kallëzimit penal që bën Zyra Europiane OLAF dhe qeveria Gjermane, për zhdukjen e fondeve të BE.
Por siç duket, me urdhër të Bablokut që lejon, mbulon dhe justifikon çdo vjedhje të ministrave e drejtorëve, hajdutja e AZHBR, Eranda Selmanaj është emëruar Drejtoreshë në Ministrinë e Bujqësisë, për të administruar fondet që BE jep për fermerët e Shqipërisë.