“Ulni tarifat”, studentët sfidojnë të ftohtin: Këtu do rrimë!

555
Sigal

“Ulni tarifat, ulni tarifat”. Kjo është një nga thirrjet e studentëve në këto momente, të cilët vijojnë të sfidojnë temperaturat e ulëta me qëllim që të triumfojnë në kauzën e tyre, e cila lidhet me plotësimin e 8 pikave.

Studentët sot kanë hyrë në ditën e 9-të, ndërsa një pjesë e tyre janë pajisur me batanije pasi do të gdhijnë natën para godinës së kryeministrisë.

Disa prej tyre teksa folën dhe ku theksuan se do të vijojnë të rrinë para kryeministrisë deri në përmbushjen e kushteve.

“Tarifat në shkollën tonë janë shumë të larta rreth 400 mijë lekë dhe duhej paguar në këto kohë. Një kredit tarifohej në 6700 lekë të vjetra. Kam dhjetë ditë që rri në këmbë këtu. Do të vazhdoj të rri këtu. Nuk dua të përballem me  padrejtësitë. Familja ime sakrifikon shumë për studimet e mia.  Kam patur një mbështetje nga prindërit, familjarët. Por edhe një zonjë na ka sjellë petulla të vogla dhe më kujtoi mamin tim. Nuk do shkoj të dialogoj me të. Ka tetë kërkesa janë të thjeshta. Kërkesat tona mund t’i bëj me një firmë”, tha një studente e Arkitekturës.

Ndërsa një studentë tjetër deklaroi se sfidë për ta janë temperaturat e ulëta, ndërsa shtoi se rreziku më i madh është se mund të pësojnë të ftohur.

“Sot është dita e dhjetë që rri  këtu. Edhe sot një pjesë e protestuesve do ta gdhijë. Nuk mund ti vëmë fajin  policëve sepse marrin urdhrat. Të gjithë na mbështesin, duke filluar nga fëmijët e deri tek pleqtë”, shtoi ai.