U hiqen 1.4 miliardë lekë jetimoreve dhe u jepen asistencë ish-naftëtarëve të Ballshit

403
Sigal

Pasi shitën për skrap rafinerinë eBallshit, zhytën në borxhe naftëtarët, i lanë pa punë dhe shftytëzuan e varfëruan qytetin, ethet elektorale “zgjojnë” qeverinë. Dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale, duke u hequr bukën jetimëve, në vend që t’u hiqeshin miliona lekë dieta, hotele e karburant deputetëve, ministrave dhe fondet për Chartera qeveritarëve, miratohet vendimi për mbështetje financiare, për të marrë votat e familjeve të ish-naftëtarëve

Ethet elektorale “zgjojnë” qeverinë, pasi rafinerinë e Ballshit e shitën për skrap. Investitorët strategjik të rinj zhytën në borxhe naftëtarët, i lanë pa punë  dhe shftytëzuan e varfëruan qytetin

 Një ditë naftëtarët e Ballshit u zgjuan nga zhurma e makinerive të rënda, që rrethuan befas rafinerinë dhe nisën shembjen e saj, nën mbrojtjen e punonjësve të policisë. Operacioni i gjeti naftëtarët të painformuar, por ata mësuan shpejt se rafineria ku punonin prej katër dekadash ishte shitur tashmë për skrap. U deshën 7 vite për ta ndërtuar dhe po prishet pa u menduar shumë për 3 muaj. Disa “investitorë” strategjik të rinj zhytën në borxhe naftëtarët, shftytëzuan dhe varfëruan qytetin, ndërsa zgjatën vargun me vonesa të përsëritura të pagave dhe periudha të gjata pa punë.

Qeveria ka miratuar një vendim elektoral, për të marrë votat e 900 familjeve të ish-naftëtarëve të Ballshit, të cilëve u mbylli uzinën në pazar me mafien azere dhe më pas e shiti për skrap.

Me Vendim nr. 117, datë 1 mars 2023, të sajuar nga Edi Rama, gjoja të propozuar nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe firmosur nga Zv/kryeministrja Belinda Balluku, ish-naftëtarëve të Ballshit i kanë zgjatur pagesën e papunësisë edhe për 6 muajt janar-qershor 2023.

Vendimi është marrë 2 muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale, me efekt pagese janar-qershor 2023; duke u hequr bukën jetimëve, në vend që t’u hiqeshin miliona lekë dieta, hotele e karburant deputetëve, ministrave dhe fondet për Charter

Sipas informacionit nga Ministria e Financave, për të mundësuar këto pagesa, mes të tjerash, qeveria ka hequr 1 miliardë e 420 milionë lekë, nga fondi i ushqimit e trajtimit të jetimëve që jetojnë në shtëpitë e fëmijëve, që me plot gojën mund të quhet “mëkat e krim social”.

Por për kryeministrin Edi Rama, më shumë vlerë e rëndësi kanë votat e pushtetit, se kushtet jetesës dhe ushqimit të kësaj kategorie fëmijësh të braktisur; mbasi e di që fëmijët jetimë në rezidencat sociale, nuk kanë as votë e as familje që të japin vota.

Nuk themi që ish-naftëtarët të mos trajtohen financiarisht, por qeveria të mos u heq bukën fëmijëve jetimë e t’ua japë të rriturve për vota, sepse ka burime të tjera financiare, madje miliarda lekë që kryeministri lejon të vidhen me evazion nga ministrat, drejtorët e oligarkët.

Këtë akt anti-human, kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe në shkelje të ligjit, mbasi pagesa sociale e papunësisë për ish naftëtarët ka qenë me afat 1 vit dhe kjo u është dhënë me Vendim Qeverie nr. 909, datë 18.11.2020, në vlerën 40 mijë lekë secilit deri më 11 tetor 2021.

Edhe atëherë, u bë si pagesë elektorale para zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill 2021, madje 2 muaj e gjysmë para atyre zgjedhjeve, me vendimi shtesë Nr. 155, datë 3.3.2021, u shtuan në listë 43 militantë me vlerë pagese totale 172 milionë lekë në muaj.

Ndërsa tani, me vendimin 1 marsit, zgjatën afatin e pagesës sociale me 6 muaj e efekt paraprak, nga 1 janari deri më 30 qershori 2023, brenda të cilit është fushata dhe data e zgjedhjeve lokale.

Por, duke u hequr bukën jetimëve, në vend që të hiqeshin pagesa dietash, hotelesh qira banesash e karburanti deputetëve e ministrave dhe fondet qeveritare për Charter-in.

Pamfleti