Tulla e taksave bie mbi kokën e të varfërve, qeveria “noton” në para

20
Sigal

Të ardhurat në buxhetin e shtetit u rritën në kurriz të qytetarëve nga tatimi mbi fitimin, akcizat, taksat nacionale dhe veçanërisht kontributeve të sigurimeve shoqërore me 460 milionë euro. Shteti u “vjel” qytetarëve nëpërmjet taksave 23% të pagës, mesatarisht nga 86.5 euro çdo muaj, na kthehen mbrapsht vetëm 30 euro si investim. Pagat i kemi 400% më të ulëta se në BE, sakaq çmimet i kemi rreth 200% më të shtrenjta. Në Amerikë me 3 USD merr 4 litra naftë, ndërkohë që në Shqipëri me 3 USD merr 1.5 litra naftë.

 

Të ardhurat në buxhetin e shtetit u rritën në kurriz të qytetarëve nga tatimi mbi Fitimin, Akcizat, Taksat Nacionale dhe veçanërisht kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ndërkohë që shqiptarët janë në kulmin e varfërisë, po shesin prona dhe pasuri, pasi nuk kanë mundësi as për bukë, as për të paguar faturat e ujit dhe dritave.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit u rritën me 12.9 për qind në tetë muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, falë performancës së fortë të arkëtimeve nga Tatimi mbi Fitimin, Akcizat, Taksat Nacionale dhe veçanërisht kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Të dhënat paraprake nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Gusht, qeveria mblodhi 425.2 miliardë lekë gjithsej nga taksat dhe burimet e tjera të të ardhurave, nga 376.7 miliardë lekë që ishte shifra progresive në Gushtin e një viti më parë.

Rritja prej 48.5 miliardë lekësh ose afro 460 milionë euro konfirmon se ecuria e të ardhurave është në përputhje me programin buxhetor. Për gjithë vitin 2023, qeveria ka programuar të mbledhë 642.6 miliardë lekë të ardhura gjithsej nga 576.8 miliardë që mblodhi vitin e kaluar.

 Më shumë sigurime dhe tatim fitimi

Rritja e të ardhurave këtë vit po udhëhiqet veçanërisht nga dy zëra. I pari është ai i kontributeve. Falë rritjes së pagës minimale dhe rritjes së rrogave në tërësi, qeveria është duke mbledhur më shumë para nga kontributet e sigurimeve.

Sipas tabelave, deri në fund të gushtit të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore, arritën në 94.8 miliardë lekë ose 14.5 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.Në vendin e dytë me rritjen më të madhe renditen të ardhurat që qeveria mbledh nga tatimi mbi fitimin e bizneseve. Të ardhurat nga Tatim Fitimi rezultuan 40.9 miliardë lekë në fund të gushtit ose 10.9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Ecuria e fortë e tatimit mbi fitimin i dedikohet kryesisht taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë elektrike. Kjo taksë e cila paguhet nga 3 kompani, Statkraft, Ayen dhe Kurum ka sjellë rreth 4.6 miliardë lekë të ardhura në arkën e qeverisë, ndërkohë që kësti i dytë i taksës arkëtohet në tetor.

Ndërsa të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar janë me një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, për shkak të efektit negative që vjen nga forcimi i lekut kundrejt lekut. Baza e TVSH-së janë importet në dogana, të cilat në tetë muajt e parë të vitit ishin 30 miliardë lekë më pak se vitin e kaluar.

Tulla e taksave bie mbi kokën e të varfërve

 Ndërkohë që shqiptarët janë në kulmin e varfërisë, po shesin prona dhe pasuri, pasi nuk kanë mundësi as për bukë, as për të paguar faturat e ujit dhe dritave. Kanë marrë arratinë bashkë me fëmijët e tyre jashtë vendit. Kurse qeveria vazhdon rrit  në mënyrë të llahtarshme taksat. Kemi taksa më të shumta  se çdo vend tjetër në Europë, ndërkohë që pagat i kemi 400%  më të ulëta se në BE, sakaq çmimet i kemi  rreth 200%  më të shtrenjta , sidomos të ushqimeve dhe të veshjeve se në BE. Pikërisht fakti që qeveria mburret  me mbushjen e thesit  të buxhetit , nuk është ndonjë vlerë e madhe, kur mendon që sot në Amerikë me 4  USD merr 3litra naftë, pra afërsisht një litër 130 lekë,  ndërkohë që në Shqipëri me 4 USD merr vetëm 2 litra naftë.  Pra ne e kmi çmimin e naftës 50% më të shtrenjtë së në Amerikë. Kujtojmë se rrogat në Amerikë janë nga 2 mijë USD deri 5 mijë mesatarja.  Pensioni më i ulët është 2 mijë USD.  Dhe qeveria “mburret” për të treguar që unë kam rritur të ardhurat  nëpërmjet taksimit , doganave.

Në Shqipëri vendet e punës po zëvendësohen me pensionistë. Nëse ne do vazhdojmë me këtë ritëm dhe qeveria të thotë që unë kam rritur të ardhurat e buxhetit  me 460 mln euro, do vijë një moment shumë -shumë shpejt ku nuk do kenë para për pensionistët, sepse nuk ka të rinj! Po ikin të gjithë. Pasi shifrat e ulëta e punësimit të të rinjve dhe kompanive të huaja ose shqiptare kanë ardhur të investojnë, tregojnë alarmin për ekonominë.

Shteti u “vjel” qytetarëve nëpërmjet taksave 23% të pagës, mesatarisht nga 86.5 euro çdo muaj, na kthehen mbrapsht vetëm 30 euro si investim.