Tentakulat mbi fondet e Bankës Botërore në Shëndetësinë shqiptare

382
Sigal

Tentakulat mbi fondet e Bankës Botërore për shëndetësinë shqiptare. SPAK dhe KLSH të hetoj dhe denoncojë pranë OBSH-së krijimin e zinxhirit të nepotizimit familjar mes oligarkëve të tenderave në shëndetsi dhe UNOPS.

 

SPAK dhe KLSH duhet të investigojnë, të hetojnë dhe të sinjalizojnë BB dhe OBSH në lidhje me krijimin e zinxhirit të nëpotizmit mes oligarkisë së “Rilindjes” në Ministrinë e Shëndetsisë dhe organizatave të huaja që menaxhojnë fondet, sikurse është UNOPS, organizatë pranë BB

Duke parë që me buxhetin e shtetit nuk ka më para’ për të blerë pjesë të infrastrukturave spitalore, Banka Botërore është një nga burimet kryesore të financimit në shëndetësinë shqiptare. Megjithëse kryeministri çirret që nuk do që të ketë ngarkesa politike në menaxhimin e fondeve në mënyrë që të mos akuzohet PS për vjedhje, por individë të veçantë që nuk kanë lidhje politike, Manastirliu në mënyrë djallëzore ka shtrirë tentakulat e saj në projektin e Bankës Botërore. Por është fakt: është që kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk shkruan asgjë për nepotizmin apo zinxhirin e lojtarëve të organizuar nga Manastirliu për t’i vënë si koordinatorë të shtetit shqiptar në investimin e Bankës Botërore. Me sa duket është kapur shumë shpejtë nga “rrjeta” nepotike e të korruptuarve të sistemit qeverisës.

Si fillim Ogi vendos si supervizore të projektit shefen e kabinetit Znj. Erjona Hoxha. Kjo nuk mjafton, por edhe në entitetin që do të merret me lëvrimin e fondeve “UNOPS” ajo vendos të njëjtin person si koordinator duke larguar nga ky pozicion sekretaren e përgjithshme të kësaj ministrie. Ne na rezulton që shefi i kabinetit i një ministrie ka rol tërësisht të ndryshëm dhe këto janë fare të qarta edhe në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Për më tepër, shefi i kabinetit nuk është administratë civile, por person politik i vendosur nga një person me valencë më të lartë politike. Aq më tepër që ky person është mbikqyrës te donatori dhe koordinator te lëvruesi i fondeve, që është një organizëm tjetër i varur nga OKB.

Për sa i përket formimit, Znj Hoxha është pa lidhje me organizimin shëndetësor dhe e vetmja përvojë pune në mjekësi ishte shefe finance në Q.S.U “Nënë Tereza”. Por nuk mbaron këtu. Ogerta ka futur në projekt edhe kunatën e saj Znj. E. Allmuça si konsulente e projektit. Kjo e fundit shkoi me paratë e shtetit në Uashington për trajnim dhe u kthye konsulente.

Në Bankën Botërore ka hyrë si specialist edhe Z. D. Lena, i marrë nga hiçi si drejtor i Biomedikalit në Q.S.U. “Nënë Tereza” nga Manastirliu. Q.S.U. “Nënë Tereza”. Më vonë kur Kontrolli i Lartë i Shtetit e dënoi me një gjobë të majme , atëherë Manastirliu e dërgoi inxhinier te Fondi i Shërbimeve Shëndetësore si për t’u harruar skandali. Tani që tenderat e aparaturave po afrojnë, Ogerta e afron te Banka Botërore si specialist. Mbase për ta patur si lojtar rezervë apo një zë më shumë në atë që po përgatit në tenderat që do te bëhen me fondet e Bankës Botërore.

Ndoshta kjo ishte korracata që e siguron Ogertën që të dërgojë paratë e Bankës Botërore në destinacionet që ajo kërkon. Dhe e bukura është se në tavolinë me të huajt Ogerta dhe strukturat e emëruara prej saj, në vend që të merret me strategjinë e Ministrisë së Shëndetësisë, merret me detaje të specifikimeve teknike duke i paraqitur si kërkesa të studiuara mirë nga përdoruesit finalë, mjekë. Natyrisht këtë e bën nëpërmjet një drejtori biomedikal që e ka emëruar vetë ajo pa asnjë përvojë në pajisje. Çuditërisht as opozita e Z. Basha nuk bën asnjë denoncim, por merret me T.V.SH që do ta ulim 6%. Kjo është e vetmja mënyrë që ai di që të kthehet në pushtet sipas tij! Ajo që SPAK dhe KLSH duhet të investigojnë, të hetojnë dhe të vënë në dijeni organizatat ndërkombëtare sikurse është BB dhe OBSH në lidhje me krijimin e zinxhirit të nepotizmit mes oligarkisë së “Rilindjes” në Ministrinë e Shëndetsisë dhe organizatave ndërkombëtare që menaxhojnë pikërisht këto fonde, sikurse është UNOPS, organizatë pranë BB. Mjafton fakti që D.Gjylameti është e afërme e shefes së kabinetit në ministri dhe mbulon financat tek Banka Botërore në Tiranë. Apo B.Dudushi drejtoresha pranë Bankës Botërore për shëndetësinë dhe projektet, ku bashkëshorti i saj përfitoi tenderin e spitalit të Laçit ?!

Sipas investigimit në qëndrat spitalore, radiologët nuk dinë asgjë dhe pikërisht për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë po mendon që në vend që t’ia çojë  specifikimet e imazherisë profesorëve, shefave të imazherisë apo shoqatës së radiologëve mund t’ia dërgojë një mjekeje të re të emëruar kohët e fundit, sa për justifikim.