Tenderat abuzivë/ AKSHI i zhytur në korrupsion, Mirlinda Karçanaj ndryshon dy herë kriteret për tenderin 15 mln euro të shkollave SMART

67
Sigal

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se të gjithë personat që kanë abuzuar do të përballen me drejtësinë dhe kjo nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme.

Deklaratat i bëri gjatë një vizite në një nga qendrat e koncesionarit të sterilizimit, që e mbrojti pavarësisht se hetimet kanë treguar se u dha në formë korruptive.

“Askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët. Unë desha të vija më shumë për të shfrytëzuar këtë moment pasi është bërë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës së kompanisë përkatëse midis përfitimit të madh që ka pas sistemi dhe çfarëdo qoftë individë të caktuar mund të kenë bërë pas shpine po themi, që është çështja e tyre me drejtësinë”,- tha Rama.

Ky i fundit u shoqërua gjatë vizitës së tij nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu. Kjo e fundit, në postimin e saj në ‘FB’, shkroi se ministrja e Shëndetësisë distancohej nga afera e sterilizimit dhe ata që kishin abuzuar.

“Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cënon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët,” -shkruante Manastirliu.

Por siç duket dhe në foton e mëposhtme, Manastirliu është bërë pishman dhe pak minuta më pas e ka ndryshuar ndryshoi postimin duke e fshirë të gjithë paragrafin e dytë për hetimin e SPAK.

Kujtojmë se koncesioni i sterilizimit ka çuar pas hekurave, ish zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, ndërsa nën hetim është ish-ministri Ilir Beqaj.