Të hënën pasdite nisin shirat

674
Sigal

Të dielën pasdite nuk priten reshje, njoftoi IGJEUM. Ndërsa të hënën pasdite priten reshje të dobëta e lokalisht mesatare në qarqet e veriut. Në zona shumë të vogla të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia, ndonëse e vogël, që të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 29 °C

në vendet e ulëta: 17 / 30 °C

në vendet malore: 12 / 29 °C

ERA

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë deri e fortë në orët e mbrëmjes.