Studentët vërshojnë drejt Tiranës, çfarë do të ndodhë me mësimin dhe protestat në rrethe

624
Sigal

Studentët kanë paralajmëruar protestën e radhës në të 14-ta ditë e tyre, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave themelore, ku ndër to është: Përgjysmimi i tarifës studentore, heqja e tarifës shtesë për mbetësit, përmirësimi i kushteve të konvikteve, vetingu i pedagogëve etj.

Ndonëse është paralajmëruar një protestë masive në Shkodër kundër qeverisë, e cila do të mbahet në orën 11:30, kohë kjo kur do të mbërrijë zv.Kryeministrja Senida Mesi, janë rreth 100 studentë që janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës studentore në kryeqytet.

Studentët pritet që edhe sot të bojkotojnë mësimin, e më pas të vijojnë me protestat e tyre, fillimisht para Kryeministrisë e më tej do të jetë vendimi i kolegjial.

Po ashtu, pritet që studentët të bojkotojnë mësimin në të gjitha rrethet, ndërkohë pasdite janë paralajmëruar sërish bllokime të akseve rrugore.