Studentët sërish në protestë, bojkotojnë mësimin

848
Sigal

Edhe sot studentët kanë dalë në protestë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë që kanë nisur të grumbullohen nëpër fakultetet përkatëse, Lëvizja për Universitetin ka paralajmëruar se protesta do të nisë në orën 10:00 përpara ministrisë.

Sipas Lëvizjes për Universitetin studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës kanë bojkotuar mësimin.

Ata gjithashtu i kërkuan ministres Nikolla të përgjysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte.

Por ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pasi diskutoi me drejtuesit e Universiteteve dha se VKM -ja për të cilët protestojnë studentët nuk ka hyrë ende në fuqi, ndërsa  përgjegjësinë për tarifat ia kaloi Universiteteve.