Studentët në Korçë bllokojnë rrugën kombëtare Korçë-Tiranë (Video)

725
Sigal

Studentët e Universitetit “Fan Noli” të Korçës janë mbështetur sot nga nxënësit e shkollave të mesme në protestën e tyre dhe të gjithë sëbashku kanë nisur marshimin duke bllokuar rrugën kombëtare Korçë-Tiranë.

Sipas studentëve, ata po bllokojnë hyrjen e qytetit , si një nga format paqesore të përshkallëzimit të protestës së tyre, së cilës qeveria nuk i ka dhënë zgjidhje ende.