Studentët e arteve elektrizojnë protestuesit me këngë patriotike

706
Sigal

Studentët duken të vendosur në qëllimin e tyre me 8 kërkesat drejtuar qeverisë dhe pa to shprehen se nuk ka dialog me ministren Nikolla apo kryeministrin Edi Rama.

Studentët theksuan se nuk kërkojnë të rrëzojnë ministra apo qeveri, por thjesht disa të drejta minimale ashtu siç janë në vende e tjera të Europës.

Teksa protesta vijon të jetë e ndezur, studentët e arteve i kanë dhënë dhe motive popullore brohorimave të tyre, duke kënduar këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime” të Vaçe Zelës.

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,  O fisnikja përmbi gur. Rrjedh në këngë e ligjërime,  ballëlarta me flamur!,” dëgjohet teksa këndojnë ata.

“Dua të them që kryeministri kërkon dialog dhe negociata. Ne po kërkojmë të drejtat tona. Kërkojmë plotësimin e kushteve. Ai normalisht kërkon dialog. Ne nuk jemi kundër me propozimet që ai tha. Nuk jemi sot për teknikalitet.

Duhet të plotësohen të 8 kërkesat, pastaj ulemi rrugës dhe i diskutojmë. Janë të pangeciueshme. Ne nuk pranojmë të negociojmë në asnjë mënyrë. Nuk duam të marrim premtime të rreme.  Sot është pika ku kupa ka nisur të derdhet. Ata nuk deshën dialog kur vendosën tarifat”, thanë ata.