Specialisti Fadil Kepi për pensionet: Mosha e daljes në pension, sipas gjinisë, profesionit, dokumentacioni që duhet të plotësoni, vitet e punës për të përfituar pension të plotë, llogaritja e pensionit dhe shtesat

2129
Sigal

Pensioni i plotë

Pyetje

Një banore nga fshatrat e Klosit të Burrelit, në letrën e saj sqaron: jam e datëlindjes 14.2.1958. Meqenëse kam marrë tokë sipas ligjit jam e vetëpunësuar në bujqësi. Pyes, kur e plotësoj moshën e sa vite pune duhen për pension të plotë?

Përgjigje

Ju moshën e pensionit e plotësoni 60 vjeçe e 8 muaj më 14 tetor 2018 dhe për pension të plotë duhen 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara gjithsej nga mosha 16 vjeçe përfshi edhe periudhën që mund të keni punuar në ish kooperativë bujqësore dhe kohën e vetësiguruar si e vetëpunësuar në bujqësi, mbasi banoni në rrethin ku keni marrë tokën sipas ligjit. Para daljes në pension ju sugjeroj që bashkë me dokumentet që vërtetojnë periudhat e punuara e të vetësiguruara të paraqiteni në agjencinë e sigurimeve shoqërore Burrel ose drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore Peshkopi, me qëllim që të ribëni llogaritjen e periudhave të punuara. Kujdes, para daljes në pension po të keni 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara gjithsej përfshi dhe kohën që keni punuar në ish kooperativë bujqësore, do të përfitoni pension shteti, nëse do të keni më pak merrni pension kooperative.

Pensioni i invaliditetit

Pyetje

Zonja Osmani nga Tirana sqaron: Jam e datëlindjes 7.9.1957 dhe që nga viti 2005 marr pension të pjesshëm invaliditeti si dhe 2.200 lekë në muaj në bashki. Ajo pyet: Kur e plotësoj moshën e pensionit të pleqërisë, a njihen vite pune periudha që merr pension invaliditeti, a do të dalë çdo vit të KMCAP, a do ta përfitoj shtesën prej 2.200 lekë në bashki?

Përgjigje

E interesuara, moshën e pensionit të pleqërisë e ka plotësuar 60 vjeçe 8 muaj, më 7 maj 2018 dhe për pension të plotë do t’i kërkohen 36 vjet e 4 muaj punë të siguruara, përfshi kohën që ka punuar mbi 16 vjeçe, 6 vjet që ka bërë sigurime vullnetare dhe periudhën që ka marrë pension të pjesshëm invaliditeti sipas nenit 58 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993. Meqenëse në datën e pensionit ka qenë invalide e pjesshme përveç pensionit do të vazhdojë të marrë edhe 2.200 lekë në muaj në bashki, e barnat mjekësore të rimbursueshme dhe nuk do të dalë më në KMCAP.

Përfitimi i pensionit të plotë 

Pyetje

Bashkëshortët Liri dhe Valter Branko nga Korça me banim në Tiranë shkruajnë: Zonja Liri është e datëlindjes 9.4.1958 dhe gjithsej sipas librezës së punës ka 25 vjet e 2 muaj punë e siguruara dhe z. Valter është i datëlindjes 4.2.1957 dhe ka 33 vjet punë të siguruara përfshi dhe 2 vjet që ka kryer shërbimin ushtarak. Të dy pyesin kur i plotësojnë kushtet për pension ?

Përgjigje

(për më tepër lexoni gazetën “Telegraf”)