Skandali me Bankers: 400 mln euro dëme mjedisore pa u paguar

Bankersi me 4 kompani satelite që i kishte krijuar vetë, nxirrte para jashtë shtetit dhe shmangte taksat, u arrestuan njerëz, të cilët tashmë janë liruar

Ka fshatra të tërë të zhytur në pellgje nafte. Bankers duhet t’i jepte qeverisë rreth 400 milionë euro që të rikuperoheshin këto dëme.Deri më tani nuk është ngrirë asnjë fond dhe situata po zvarritet deri në përfundimin e koncesionit nga kompania. 

“Bankers Petroleum” ka fituar miliarda nga nëntoka shqiptare gjatë 20 viteve, që operon në vendin tonë, por ka ndjekur një skemë shumë të sofistikuar mashtrimi për të shmangur detyrimet tatimore.Janë  ngritur akuza të forta ndaj kompanisë Bankers Petroleum, duke e cilësuar situatën si një tjetër skandal me pasoja të rënda mjedisore dhe financiare për Shqipërinë.

NOA

Klodian Tomorri deklaroi se kompania duhet të kishte ngrirë dhe vënë në dispozicion të shtetit shqiptar një fond prej qindra milionë eurosh për rikuperimin e dëmeve mjedisore, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.

“Kanë pasur një klauzolë që detyronte Bankers që në 5 vitet e fundit të ngrinte 50 milionë dollarë si garanci për koston e abandonimit,” u shpreh ai, duke shtuar se ky proces duhet të kishte nisur që në verën e vitit 2024. Sipas Tomorrit, dëmet në terren janë të konsiderueshme dhe prekin zona të tëra në Fier.

“Ka fshatra të tërë të zhytur në pellgje nafte. Bëhet fjalë për 300-400 milionë euro. Bankers duhet t’i jepte qeverisë rreth 400 milionë euro që të rikuperoheshin këto dëme,” deklaroi ai.

Gazetari theksoi se deri më tani nuk është ngrirë asnjë fond dhe situata po zvarritet deri në përfundimin e koncesionit nga kompania.

“Ata do ta mbarojnë koncesionin, do të marrin çfarë të munden dhe do të largohen, ndërsa dëmi do t’i mbetet shtetit,” tha Tomorri.Ai kritikoi gjithashtu mungesën e reagimit institucional, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e marra nga autoritetet. “Ti si shtet nuk merr asnjë masë. Për çfarë i arrestove? Paratë nuk ua merr,” u shpreh ai.

Ata do ta mbarojnë koncesionin,do të marrin çfarë të munden dhe do të largohen, ndërsa dëmi do t’i mbetet shtetit, mungesën e reagimit institucional, ngre pikëpyetje mbi masat e marra nga autoritetet. “Ti si shtet nuk merr asnjë masë. Për çfarë i arrestove? Paratë nuk ua merr.

Në fund, Tomorri shtoi se ka pasur edhe spekulime për arsye politike apo ekonomike pas zhvillimeve të fundit, por sipas tij, fusha naftëmbajtëse është drejt shterimit.

“Është shfrytëzuar barbarisht. Po marrin çfarë të mundin dhe do të lënë tokë të djegur,” përfundoi gazetari.

Paratë e naftës shkonin në Vjenë, në Shqipëri nuk kishte asnjë lek

“Ajo që di të them është që e gjitha kjo është një histori qesharake… kjo nuk ka fokus interesin publik. Është thjesht intriga”, u shpreh Tomorri, duke theksuar se dinamika e zhvillimeve e ka konfirmuar këtë perceptim që në fillim. Sipas tij, hetimi ndaj kompanisë ka nisur nga administrata tatimore, pasi u evidentua një skemë me katër kompani të lidhura, përmes të cilave transferoheshin fitimet jashtë vendit.

“Bankersi me 4 kompani satelite që i kishte krijuar vetë, nxirrte para jashtë shtetit dhe shmangte taksat. Tomorri ngriti shqetësimin se të ardhurat nga shfrytëzimi i naftës, një pasuri publike, nuk qarkullonin në Shqipëri. “Paratë nuk vijnë në Shqipëri për asnjë moment, shkojnë në Vjenë dhe prej aty menaxhohen”, tha ai, duke shtuar se kjo e bënte të pamundur kapjen e tyre nga autoritetet shqiptare.Një tjetër element i theksuar ishte norma e lartë e tatim-fitimit për këtë sektor, që arrin në 50%, ndryshe nga bizneset e tjera. Sipas Tomorrit, për të shmangur këtë nivel taksimi, kompania mbante artificialisht fitimet nën pragun e kërkuar. “Për mos të dalë pozitiv që të paguante 50%, rrinte gjithmonë pak më poshtë”, u shpreh ai.Në fund, gazetari theksoi se e gjithë çështja u shoqërua me masa të forta, por pa rezultate të qëndrueshme. “U bë gjithë ajo zallamahi, u arrestuan njerëz, të cilët tashmë janë liruar”, deklaroi Tomorri, duke nënvizuar se hetimi nisi si një çështje fiskale dhe po përfundon pa impakt real.