Sistem kapitalist me metoda komuniste

1537
Sigal

Rriten çmimet e shtëpive, ndërtuesit kundër 3% për stehimin social: Është antikushtetuese dhe kostoja do bjerë mbi qytetarët

Vetëm në Shqipëri ndodh që shteti pasi vendos taksa të jashtëzakonshme për bizneset, në mënyrë qesharake penalizon kompanitë e ndërtimit duke iu kërkuar këtyre të fundit që t’u falin banesa familjeve të pastreha. Këtë detyrim e ka vetë shteti nëpërmjet këtyre taksave që mbledh dhe jo të vendosë taksë mbi taksa. Paratë e taksapaguesve shkojnë për koncesionet klienteliste dhe për qytetarët nuk mendohet, por gjenden mënyra antiligjore dhe antikushtetuese. Këto lloj taksash,pore dhe shumë të tjera qendrore dhe lokale kanë detyruar bizneset të arratisen nga Shqipëria duke i investuar të ardhurat e tyre në shtetet fqinjë apo edhe në vende të tjera të Evropës perëndimore deri në Amerikë, Australi etj. Ndërtuesit kanë kundërshtuar sot (e premte) përmes një deklarate ligjin “Për strehimin social”, që i detyron ata që 3 për qind të sipërfaqes së ndërtimit ta kalojnë tek fondi për strehimin social i bashkive. Ata kanë paralajmëruar se kostoja edhe në këtë rast do të transferohet tek qytetarët e tjerë, duke sjellë rritje të çmimeve për shtëpitë. “Me justifikimin se po bën politika sociale në favor të njerëzve në nevojë, qeveria nuk po e kupton, se në të ardhmen do të rëndoje xhepat e qytetarëve të thjeshtë, të cilët si konsumatorë finalë do të detyrohen ashtu si në rastet e tjera, të mbartin kostot e këtyre politikave sociale, pasi është e qartë se kjo taksë do të rrisë çmimet e pasurive të paluajtshme. Qeveria nuk mund të prodhojë politika të njëanshme me qëllim që të ndihmojë shtresat në nevojë, duke shkelur kushtetutën” thuhet në deklaratën e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë.

Taksim i dyfishtë?

Ndërtuesit nënvizojnë se parashikimi i nenit 19 në ligjin 22/2018 datë 03/05/2018 “Për strehimin social” duke qenë se ka formën e një takse të re vjen në kundërshtim me legjislacionin shqiptar sipas të cilit taksat vendore janë përcaktuar në ligjin nr. 9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar. “Për me tepër vendosja e një parashikimi të tillë mund të konsiderohet taksim i dyfishtë, duke qenë se ndërtuesit aktualisht paguajnë taksën e infrastrukturës një pjesë e së cilës shkon për ndërtimin e banesave sociale. Ky fakt e bën parashikimin e nenit 19 të ligjit për strehimin social tërësisht antikushtetues dhe ne si Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë jemi tërësisht të vendosur të ndërmarrim hapa për ta zhbërë” thuhet në deklaratë. Ata nënvizojnë se si palë e prekur direkt nga ligji për strehimin social nuk ju është marrë mendim dhe se për ta ky ligj ka kaluar në fshehtësi dhe heshtje të plotë.