Shumë shpejt, xhamia e Haxhi Et’hem Beut do t’i kthehet besimtarëve e vizitorëve

464
Sigal

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot se shumë shpejt, xhamia e Haxhi Et’hem Beut, një nga objektet më të rëndësishme të besimit mysliman, por dhe një monument i rrallë i trashëgimisë sonë kulturore, do t’i kthehet besimtarëve e vizitorëve.

Ministrja shprehet se falë mbështetjes financiare të TİKA Tiran, ky objekt po kthehet në identitet.

Sipas saj, aktualisht ka përfunduar një nga fazat më të rëndësishme, ajo e restaurimit të afreskeve dhe po punohet për rregullimin e çatisë, të degraduar nga koha, për të vijuar me dyshemenë.

Margariti thotë se puna vazhdon edhe pse është një situatë e vështirë e krijuar nga COVID-19.

“Shumë shpejt, një nga objektet më të rëndësishme të besimit mysliman, por dhe një monument i rrallë i trashëgimisë sonë kulturore, do t’i kthehet besimtarëve e vizitorëve. Falë mbështetjes financiare të TİKA Tirane, ky objekt po kthehet në identitet. Ka mbaruar një nga fazat më të rëndësishme, ajo e restaurimit të afreskeve dhe po punohet për rregullimin e çatisë, të degraduar nga koha, për të vijuar me dyshemenë.Me gjithë vështirësitë e krijuara nga COVID-19, puna vazhdon”, thekson ministrja.

Në 2018, falë një marrëveshjeje bashkëpunimi një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrisë së Kulturës, dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u vendos restaurimi i pesë monumenteve kulturore të besimit islam, mes së cilave edhe kjo xhami.

Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, është një xhami e ndërtuar në Shqipëri nga Mulla Beu, nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë.