Shqiptarët drejt varfërimit – Pasuria e familjeve në ulje që prej 2014-s

497
Sigal

Qeveria shqiptare reklamon shpesh për një rritje të ekonomisë në vendin tonë, por realisht, familjet në Shqipëri sa vijnë e zhyten më në varfëri. Faktikisht rritja e çmimeve të produkteve të konsumit, apo rritja e taksave, nuk ka ecur në raport të drejtë me shtimin e të ardhurave për familjet shqiptare, pasuria financiare e të cilëve ka pësuar rënie në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Kështu raporton bilanci i familjeve shqiptare i përpiluar e publikuar për herë të parë nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtij bilanci, pasuria neto e familjeve shqiptare në raport me PBB-në ka pësuar rënie pas vitit 2014. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pasuria neto financiare e familjeve shqiptare në vitin 2014 ishte sa 113% e PBB-së, në vitin 2017 ajo ishte vetëm 100% e PBB-së. Për vitin 2017, pasuria financiare neto e ekonomive familjare vlerësohet në rreth 1.557 miliardë lekë, nga 1,587 miliardë lekë në vitin 2016, me rënie vjetore 2% ose 220 milionë euro më pak. Për ekonomitë familjare, mjetet financiare në thelb tejkalojnë detyrimet, kryesisht për shkak se të nivelit të lartë të investimeve në formën e depozitave si dhe investimeve në formën e pjesëmarrjeve në kapitalin e korporatave jofinanciare. Gjithsesi, familjet zotërojnë 33% të totalit të kursimeve financiare të brendshme duke qenë të vetmet në ekonominë shqiptare me bilanc pozitive në raport me biznesin dhe qeverinë, të cilët janë me borxhe.