Rrahën nusen se i kërkoi ujë, Vjehrra: Ajo vajzë deshi të mbyste foshnjen

727
Sigal

Vjehrra e nuses e cila denoncoi pak ditë më parë dhunën që ajo bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj kishin ushtruar ndaj saj ka treguar një tjetër variant të kësaj ngjarjeje. Në një rrëfim për Report Tv ajo është shprehur se nusja ka sajuar çdo gjë duke deklaruar se ajo e fundit vuan nga depresioni, gjë për të cilën edhe kurohej.

Ajo akuzon nusen e djalit të saj se ka mashtruar edhe më herët duke akuzuar për dhunë edhe dy djem të tjerë me të cilët ka pasur lidhje.

“Ne duhet të bëjmë shumë komente dhe të tregojmë të vërtetën që edhe unë të jem e ndërgjegjshme. Nusja të mbledhë mendjen dhe të kurohet nga depresioni. Pi ilaçe dhe nuk di çfarë flet. Isha unë me vajzën e vogël poshtë rreth orës 7. U ngjitëm lart. Kur ia dhamë vajzën se do i jepja djali bukë kjo bërtiste si e çmendur dhe deshi të mbyste vajzën. Ne kemi shpëtuar vajzën. Vazhdimisht vajza ka shenja por nuk e kisha kuptuar. I kam thënë të gjithëve që ajo do kurim, do neurolog. Ajo ka bërë film horror, u bë si bishë dhe dy burra nuk e mbanin dot. E kam vënë re dhe kur ishte shtatzëne dhe ia kam lënë hormoneve. Ka bërë një tentativë për t’u hedhur nga marteniteti. Oficeri gjyqësor i Elbasanit më tha hap derën. Policia më gjeti me vajzën në dorë. Djali kishte shkuar për t’i blerë një kaps vajzën. Sa pa policinë ajo bërtiti ‘duan të më marrin vajzën. Kjo është historia. Dhe unë kam mbaruar shkollën për psikologji dhe nuhata shumë gjëra tek ajo.

Në 2017 vajza bashkëjetonte me një djalë me emrin Armand dhe në 2018 ka bërë një tjetër kallëzim për një djalë me emrin Mahmut. Brenda dy viteve ajo ka futur brenda katër persona të pafajshëm. Armandi më ka thënë se kam lëvizur në 2017, si ka mundësi që ajo më ka denocuar në 2018. Vajza kishte bërë një abort dhe më pas ka denoncuar për dhunë”, thotë vjehrra,

Dhunimi fizik i nuses së shtëpisë në prezencë të foshnjës 4 muajshe në Elbasan, ka sjellë mbylljen në “arrest shtëpie” të vjehrrit G.Ibrahimi.

Vendimi u mor dy ditë më parë nga gjykata e Elbasanit e cila pasi ka dëgjuar palët e përfshira në këtë konflikt të rëndë familjar, ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për njërin nga tre personat e akuzuar për veprën penale të “Dhunës në familje”. Ndërkohë për burrin e vajzës së dhunuar H.Ibrahimi, person i dënuar më parë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Babë e bir së bashku me vjehrrën e nuses, akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për “Dhunë në familje”, pasi rezulton se në datën 5 shtator kanë rrahur njëri pas tjetrit nusen e tyre. Dhunimi i saj ka ndodhur në ambientet e banesës në Elbasan, ku motivacion dyshohet se ka qenë marrja e ujit për të larë foshnjën katër muajshe.