Qeveritarët mafiozë, që po grabisin portet e Jugut

738
Sigal

Banorët e bregdetit nisin protestat kundër vendimeve mafioze të administratës së ‘Rilindjes’, të cilët në mungesë të transparencës po rikthejnë PPP-të, me Propozime të Pakërkuara për portet e Shqipërisë

Zero informacion nga databazat zyrtare për informacion publik dhe transparent mbi Kompaninë që ka bërë Propozimin e Pakërkuar

Hapet tenderi 22.7 mln euro, Qeveria jep Portin e Vlorës me koncesion për 35 vite!

 

Rikthehen Propozimet e Pakërkuara për PPP

Sipas Dokumenteve standarde ky koncesion shpallet pas një propozimi të pakërkuar dhe parashikon bonus për propozuesin (DST faqe nr.9)

Në asnjë kërkim në databazat zyrtare nuk aksesohet një informacion publik dhe transparent mbi Kompaninë që ka bërë Propozimin e Pakërkuar, bonusin e fituar prej saj dhe vendimin e autoriteteve për këtë Propozim. Një informacion i tillë me data dhe info të saktë nuk rezulton as në Faqen e Prokurimeve Publike sipas OPEN DATA. Forma e kontratës B. O. T -Ndërtim Operim Transferim. Kontrata mbështetet në Investim Privat. Pozicioni Gjeografik është parashikuar në qender të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në Portin Aktual të këtij qyteti i cili është nën administrimi e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procedurën konkurruese për “Dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e një porti turistik në qytetin e Vlorës (Marina Vlorë)”.

Sipas dokumenteve të tenderit, Marina Vlorë parashikohet të ndërtohet në qytetin e Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti. Kohëzgjatja e kontratës është 35 vjet. Burimi i financimit është Investimi privat.

Vlera e investimit e projektit nuk duhet te përllogaritet nga ofertuesit më e vogël se 22,725,571 Euro pa TVSH.

Vendndodhja e parashikuar e objektit është në qendër të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti i cili është nën administrimin e Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë.

Porti konsiderohet të bëhet pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë, e cila do t’i marrë një pjesë të konsiderueshme nga sipërfaqja e portit, ndërsa Rruga e Re Trans-Ballkanike ose siç quhet ndryshe “Korridori Kulturor”, pjesa e parë e së cilës ka përfunduar, do të shtohet me një segment të dytë që fillon nga rruga ekzistuese për në port. Gjithashtu, së fundi nga Qeveria Shqiptare, është promovuar edhe projekti i Parkut Publik i shtrire ne hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti, ku do të lidhë bulevardin e ri ‘Ismail Qemali’ me ‘Lungomaren’. Konstatohet se nje pjese e konsiderueshme e ketij parku shtrihet brenda territorit te Portit te Vlorës, sipas dokumenteve të tenderit.