Qeveria ‘dirigjinon’ edhe fondet e pushtetit lokal te FSHZH

391
Sigal

 

FSHZH pas serisë me 7 mln euro tendera, i janë besuar dhe 582 milionë për krijimin e godinave të parkimit dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Vlorë dhe Durrës.

FShZh ka ndërmarrë kohët e fundit një seri tenderash të kontestuar, që nga pista e garave të automjeteve në Elbasan, deri te ndërtimi i një instalacioni te Kryeministria. Tashmë këtyre të fundit do i shtohen edhe tender për parkimin në disa qytete bregdetare, që nuk i administrojnë bashkitë, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Vlera e tenderave shkon në mbi 7 mln euro, të konsideruara si shpenzime të panevojshme në periudhë krize.

Për përmirësimin e situatës së trafikut në dy qytete turistike si Vlora e Durrësi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender për krijimin e godinave të parkimit dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Në vlerën e 582 milionë lekëve, ky projekt i ndarë në faza do të përfshijë “Ndërtimin e godinës së parkimit pranë Stacionit të trenit, Durrës dhe punime plotësuese në Parkimin publik nëntokësor i Qendrës Multifunksionale, Vlorë”. I gjithë projekti zhvillohet sipas FSHZH për “Ndërhyrje për ndërtimin e Infrastrukturës së Transportit, Parkimeve, Stacioneve multimodela, moleve, etj,”

Kjo ndërhyrje në nivel rajonal ka si synim përmirësimin e sistemit të transportit në përgjithësi: parkime, stacione multimodale, rrugë biçikletash, stacione autobuzi etj.

Teksa këto dy qytete e kanë shërbimin e parkimit një sfidë përgjatë sezonit turistik, sipas Fondit, në nivel vendor infrastruktura e transportit publik në afatgjatë ka nevojë për transformime rrënjësore duke e bërë metodën më të përdorur si për transport urban ashtu edhe për atë interurban, duke nisur si fillim me përmirësimin e sistemit të parkimit në zona me fluks të madh.

Konkretisht do të kryhen këto punime:  Ndërtimin dhe rikonstruksionin e strukturave me funksion parkim për automjete. Përmirësimin e aksesibilitetit për hyrjen dhe daljen e automjeteve nga sheshi para stacionit të trenit si edhe nga rruga e doganes Durrës  si dhe pranë qendrës historike ,Vlorë , ndërtimin e hapësirave me funksion zyra në shërbim të administratës dhe shërbimeve të lidhura me menaxhimin e trafikut; vendosjen e ekraneve të integruar për reklamim, përmirësimin e aksesibilitetit me rrjetin kryesor rrugor minimalisht në 2 drejtime;

Ndërtimi e sistemeve për parkimin e automjeteve (sensore parkimesh, server/ datacenter, sistem trau ujle ngritje per automjete dhe biletari elektronike për hyrje/daljet në parkim), vendet e biçikletave për dhënie me qera etj.

Projekti cilësohet me rëndësi në tender për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në nivel rajonal dhe lokal, pasi këto dy projekte janë në komplimentaritet me një sërë ndërhyrjesh të tjera që FSHZH po implementon në këto qytete.

Projekti impakton drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve të parkimit për turistët vendas dhe të huaj, banorëve, institucioneve, njësive të shërbimit në zonë, etj, lehtësimin e aksesit në zonat me potencial të lartë turistik si Durrësi dhe Vlora, lidhjen më të mirë me aksin kryesor ekzistues në zone. Fondi Shqiptar i Zhvillimit fton për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje në procedurën realizimin e punimeve në vijim.