Tritan Kalo tregon simptomat dhe si përhapet virusi “Duar-Këmbë-Gojë”: Qarkullon prej javësh në Shqipëri
Temperaturë (37.5-39 gradë celcius), ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë.
Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka bërë me dije se në vendin tonë është duke qarkulluar një virus i njohur si “Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD)”.Sipas Kalos kjo sëmundje, e cila është duke qarkulluar prej javësh ne territorin e Republiksës së Shqipërisë ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët, por edhe të rritur. Sipas mjekut, sëmundja përhapet mes njerëzve dhe më së shumti tre ditët e para të shfaqjes së saj. Ndër të tjera Kalo shton se sëmundja shfaq shenjat e përgjithshme të infeksionit teksa nuk ka ndonjë mjekim specifik për të.“Sëmundjet ekzantematike janë jo të rralla në këtë stinë të vitit…U bënë disa javë që sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD) ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët por të mos harojmë se SDKG është një sëmundje, e cila prek edhe të rriturit. Shkaktari më i shpeshtë është Coxsackivirus A 16, dhe më rrallë Enterovirus 71.Përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë, meqënëse virusi gjindet në lezionet kutane, të gojës si dhe eleminohet me feçet e tyre. Edhe uji i infektuar me këto viruse është njëkohësisht përhapës i infeksionit. Personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, por edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj, transmetohet vetëm midis njerëzve. Pas kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë. Periudha pa shenja/e inkubacionit varion nga një deri në tre ditë pas kontaktit me një person të sëmurë, të cilët kanë shenja të përgjithshme si për çdo infeksion: Temperaturë (37.5-39 gradë celcius), ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë. Fshikëzat e gojës shoqërohen shpesh me dhimbje fyti e vështirësi në gëlltitje, çka i rrezikojnë sidomos fëmijët nga dehidrimi.
Sëmundja përgjithësisht zgjat nga 7 – 10 ditë. Nuk ka asnjë mjekim specifik ose vaksinë për parandalimin e saj. Kujdes i kushtohet dhënies së paracetamolit dhe antipiretikëve të tjerë, rehidrimit si dhe ushqimit sa më të lëngshëm, sidomos kur i sëmuri ka lezione në gojë. Shpesh SDKG/HFMD i paraprin dëmtimeve në thonj të njohura si Onychomadesis.