Procedurat dhe mënyrat e aplikimit në Universitetet kryesore të Kanadasë. Kriteret, pagesat dhe punësimi

1285
Sigal

Kanada/ Studimet: Shkolla e lartë mund të kryhet në institucione private apo shtetërore, të cilat mund të jenë të njohura ose të licencuara nga qeveria

 

Procedurat, mënyrat e aplikimit, Universitetet kryesore

 

 

Kanadaja është kthyer në një nga vendet më të mira në botë për studentët ndërkombëtarë të cilët vendosin të kryejnë studimet jashtë vendit të tyre. Në këtë informacion ne ju prezantojmë procesin e studimit në Kanada, duke përfshirë kriteret e studimeve, si mund ta merrni lejen e studimit si dhe se si të punoni gjatë studimeve tuaja.

Si të përfitoni lejen e studimit në Kanada?

Nëse dëshironi të studioni në Kanada do t’ju duhet paraprakisht të përfitoni lejen e studimit. Në mënyrë që të përfitoni lejen e studimit fillimisht ju duhet të pranoheni si student në një nga Institucionet e Përcaktuara të Mësimit; Designated Learning Institutions.
Pra, hapi i parë është të aplikoni në një nga kolegjet apo universitetet e zgjedhura nga ju.

Gjithashtu, ju duhet të plotësoni disa kritere përzgjedhëse; eligibility requirements, një nga të cilët është që duhet të keni të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar tarifat e shkollimit dhe shpenzimet e jetesës tuaj në Kanada.

Nëse plotësoni kriteret e mëposhtme ju mund të aplikoni për të studiuar në Kanada. Koha e procesimit të aplikimit është rreth 4 muaj.

Kriteret përzgjedhëse për studime në Kanada:
• Duhet të jeni pranuar nga një nga Institutet përzgjedhëse të mësimit në Kanada.
• Duhet të provoni që keni para për të mbuluar shpenzimet:

  • tarifat e shkollimit (rreth 20,000$ për një program prej 18 muajsh deri ne 90,000$ për tarifat universitare në një program 3-vjeçar)
  • shpenzimet e jetesës për veten tuaj apo të ndonjë pjesëtari të familjes e cili mund të vijë me ju në Kanada dhe
  • biletën e avionit për veten dhe pjesëtarët e familjes tuaj të cilët kanë ardhur në Kanada, për rikthimin në vendin tuaj.
  • Duhet të jeni qytetar që respektoni ligjin, pa të dhëna kriminale dhe të përbëni rrezik për sigurinë Kanadaze. Duhet të paraqisni dëshminë e penalitetit.
    • Duhet të gëzoni shëndet të mirë si dhe të jeni të gatshëm për të kryer një kontroll të plotë mjekësor, nëse do të kërkohet.
    • Duhet tii përgjigjeni kërkesës oficerit të emigracionit, të jeni bindës se do të largoheni nga Kanadaja në përfundim të periudhës lejes së vizës së qëndrimit si student.
    • Gjuha e huaj: kriteret e gjuhës së huaj përcaktohen nga institucionet shkollore, njohja paraprake e gjuhës angleze apo franceze kërkohet ne nivelin mesatar e konfirmuar nga institucione të afirmuar.

A mund të punoni në Kanada gjatë periudhës së studimit?

Po, nëse dëshironi të punoni në Kanada gjatë periudhës së studimeve keni disa opsione.
Ju mund të:

  • Punoni në shkollë. Nuk ju duhet leje pune për këtë, nëse keni një leje të vlefshme studimi.
  • Punoni jashtë shkollës. Mund të punoni në këtë rast, por jo më shumë se 20 orë në javë gjatë sezonit shkollor. Mund të punoni full-time gjatë pushimeve.
  • Të punoni si praktikant. Nëse eksperienca e punës apo praktika janë pjesë e programit të studimeve tuaja atëherë duhet të pajiseni me leje pune.

Mund të punoj në Kanada pas diplomimit?

Po, mund të punoni në Kanada pasi të diplomoheni nëse aplikoni për një leje pune në Post-Graduation Work Permit Program (PGWPP) dhe plotësoni kriteret përzgjedhëse. Leja e punës lëshuar nga PGWPP mund të jepet për periudhën e studimit tuaj, dhe maksimumi për tre vjet.

PGWPP është një mënyrë shumë e mirë për të punuar në Kanada pas studimeve tuaja. Mund të ndihmojë në aplikimin tuaj për lejen e qëndrimit të përhershëm në Kanada Canadian Experience Class program.

Mund të qëndroj përgjithmonë në Kanada pas diplomimit?

Po. Si p.sh., Quebec Experience program. Nëse ju do të diplomoheni në Quebec, Kanada dhe ndërkohë do të keni arritur të mësoni gjuhën franceze në nivelin mbi mesatar gjatë studimeve tuaja, mund të bëni kërkesën për të përfituar statusin e rezidencës së përhershme në Kanada.

Alba Consulting në bashkëpunim me Zyrën e avokatisë ne Kanada – Waïce Ferdoussi Attorney Company, ju asistojnë në kompletimin e procedurës së aplikimit për vizën e studimit në Kanada.
Për këdo që i plotëson kriteret dhe dëshiron një konsultë private më një nga avokatët tanë në Kanada, pagesa e konsultës është 200 $.
Gjithashtu, nëse i plotësoni të gjitha kriteret si më sipër dhe ju duhet të një zyrë profesionale për të përgatitur dosjen tuaj për studimet në Kanada, na kontaktoni në adresën FB apo ose nëpërmjet e-mail: [email protected].