Porti i Durrësit/Afera shpërblen anëtarët e bordit që do firmosin vendime me 50 mijë euro, përveç rrogave mbi 1500 euro në muaj

244
Sigal

 

Krijohet një kompani koncesionare shtetërore, të quajtur “Albanian Seaports Development” me 5 anëtarë bordi që janë shefa të Portit Deta-Durrës që do marrin 50 mijë euro në muaj. Përveç 5 anëtarëve zyrtarë të Portit Detar, në bord do shtohen edhe 5 anëtarë të tjerë, të cilët do jenë 1 nga Kryeministria, 2 nga Ministria e Ekonomi-Financave dhe 2 nga Ministria e Infrastrukrurës,

Kryeministri Edi Rama dhe ortaku i tyre Muhamed Alabbar, nuk do firmosin në asnjë letër, për fillimin dhe zbatimin e aferës së grabitjes 820 mijë m2 tokë e ndërtimit të pallateve, hoteleve e jahteve te zona e Portit Detar-Durrës.Ka shkuar deri në atë skenar, sa kanë vendosur të krijojnë një kompani koncesionare shtetërore, të quajtur “Albanian Seaports Development” me 5 anëtarë bordi që janë shefa të Portit Deta-Durrës, dhe me administrator këshilltarin e Belinda Ballukut e njëherazi Drejtor i Shpronësimeve në Ministrinë e Infrastrukturës.Bordi përbëhet nga këta 5 zyrtarë të Portit Detar: Pirro Vengu, Drejtor i Përgjithshëm; Alket Malo, Drejtor i Financave; Aleks Marku, Drejtor Juridik; Andrea Shllaku, Drejtor Teknik dhe Rafaelo Rexho, Këshilltar-Eskpert për Çëshjet Portuale.Përveç posteve në Portin Detar, këta janë emëruar anëtar Bordi nga data 27 korrik 2022 deri më 27 korrik 2025 në  kompaninë koncesionare të pallateve, hoteleve e jahteve “Rama-Alabbar”.Janë përzgjedhur e emëruar nga Drejtori i Portit, Pirro Vengu, dhe i është dhënë garanci, se janë persona që kanë gatishmëri e guxim të firmosin çdo lloj dokumenti që u vihet përpara.Për detyrën si anëtarë Bordi, Alket Malo, Aleks Marku, Andrea Shllaku e Rafaelo Rexho, do paguhen nga 5000 USD në muaj, mbi pagat 1400 Euro që marrin si shefa në Portin Detar Durrës, ndërsa drejtori i tyre Pirro Vengu, 5000 USD mbi pagën mujore 2200 Euro.Përveç 5 anëtarëve zyrtarë të Portit Detar, në bord do shtohen edhe 5 anëtarë të tjerë, të cilët do jenë 1 nga Kryeministria, 2 nga Ministria e Ekonomi-Financave dhe 2 nga Ministria e Infrastrukrurës, me qëllim që në rast hetimi nga drejtësia, të jenë sa më shumë persona firmosës, për t’i quajtur vendime kolegjiale.Në total e në dorë, vlera totale publike që do marrin anëtarët e bordit është 50 mijë USD në muaj, përveç pagës mujore 6000 Euro që ka filluar të marrë administratori Erlis Hereni, të cilat i paguhen nga qeveria.Pamfleti