Pesimizmi për të ardhmen zbaraz Dibrën. Dhjetra minatorë në luftë për të shpëtuar kolegun e bllokuar

105
Sigal

Pesimizmi për të ardhmen zbraz Dibrën prej banorëve

 

Rënia e madhe e popullsisë në vend për shkak të emigrimit, vjen si pasojë  e humbjes së besimit në zhvillimin e politikave mbështetëse rurale dhe urbane

Dibra është një prej qarqeve me rënien më të madhe të popullsisë në vend për shkak të emigrimit që vjen si pasojë e mungesës së vendeve të punës, infrastrukturës së dobët dhe investimeve.  Në zgjedhjet e fundit parlamentare Dibra humbi një deputet, për shkak të rënies së popullsisë. Por nuk është pesha politike e zvogluar që i shqetëson banorët e zonës dhe intelektualë të saj, por mungesa e perspektivës për të rinjtë.Lagje të tëra në fshatra të Dibrës janë zbrazur. Shtëpitë e lëna bosh janë rrënuar e rrugët janë mbuluar nga ferrat.  Për shkak të numrit të vogël të fëmijëve dhjetra shkolla janë mbyllur ose janë në prag të mbylljes.

“Ndër shkaqet kryesore është humbja e besimit në zhvillimin e politikave mbështetëse rurale dhe urbane,” thotë Bajram Krrashi, ish-kryetar i bashkisë së Dibrës.

“Me humb pasurinë humbet diçka, me humb besimin, humbet gjithçka,” shtoi ai duke perifrazuar Gëten.Avokati Xhemal Gazidede ankohet se rajonit, pavarësisht se i janë shfrytëzuar pasuritë natyrore, nuk është bërë asgjë që do ta ndihmonte.“Me gjithë resurset natyrore, si pasuritë minerare nëntokësore, nuk është paraparë asnjë strategji për zhvillimin e saj ekonomiko-social,” ankohet ai.Të dhënat e INSTAT tregojnë se Dibra është qarku i dytë me rënien më të lartë të popullsisë në vend në 5 vitet e fundit.Dibra rezulton të ketë humbur 11.9 për qind të popullsisë që kishte në vitin 2016, gati 10 herë më shumë se trendi kombëtar.  Sipas të njëjtave të dhëna Shqipëria humbi rreth 1.5 për qind të popullsisë së saj gjatë të njejtës periudhë.Rënia e popullsisë i faturohet kryesisht emigracionit, por po ashtu vendi ka më pak lindje gjë që ka çuar në zona rurale të plakura të cilat zbrazen vazhdimisht.

Danjel Bica, kryetar i shoqatës “Ekspertët e Rinj Mjedisor” , një grup të rinjsh që përpiqen të ndërgjegjësojnë banorët mbi mjedisin, thotë se shumica e atyre që kalojnë moshën 20-vjeç largohen për shkak të keqqeverisjes.

Ai thotë se në tre dekada qeverisja nuk ka arritur të përmirësojë infrastrukturën apo të krijojë mundësi të reja pune për të rinjtë. Sipas tij vetëm pak ia dalin të fillojnë punë që kryesisht ofrohen nga shteti e për të cilat duhet të kesh lidhje politike.

“E vetmja mundësi punësimi, ka mbetur shteti, ku punësohen persona me bindje partiake, por që janë të pamjaftueshme si vende pune, për të mbajtur të rinjtë në vend”, thotë ai.

Ish-kryebashkiaku Krrashi i shton kësaj liste mungesash edhe atë të infrastrukturës arsimore e shëndetësore.“Dibranët janë shumë të lidhur me vendbanimin e tyre, por përballja me këto kushte, duke  shtuar mungesën e punësimit, pamundësinë e tregtimit të  prodhimeve bujqësore e blegtorale ua shton varfërinë dhe rrugëzgjidhja shihet me largimet për banim në qendrat më të zhvilluara si Tirana, Durrësi, apo zona të tjera, shto edhe emigracionin”, thotë Krrashi.Avokati Gazidede ndërkohë beson se shpopullimi do të rritet me fillimin e planeve për të vënë në jetë hidrocentralin e Skavicës, i cili pritet të përmbysë një pjesë të luginës. Projekti që ka ngjallur debate kundërshtohet nga banorët vendas, por qeveritë njëra pas tjetrës e kanë parë atë si një investim fitimprurës që mundëson edhe maksimalizimin e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit.

Në korrik të këtij viti qeveria shqiptare njoftoi lidhjen e një kontrate mes Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare me kompaninë amerikane Bechtel për punimet e këtij HEC-i.

Kamber Farruku, publicist dhe gazetar nga Dibra, beson se ikja ka të bëjë edhe me ndryshimin e mënyrës së jetesës dhe heqja dorë nga të rinjtë prej bujqësisë dhe blegtorisë tradicionale.

“Nuk ka tufa të mëdha të imtash, nuk ka ferma lopësh e viçash,” tha Farruku. “Edhe zona tradicionale si Kalaja e Dodës me delen rudë, nuk kanë tufa të mëdha bagëtish,” shtoi ai.

Farruku thotë se të rinjtë refuzojnë të kryejnë punët që prindërit e tyre kanë bërë edhe pse përfitimet ekonomike nuk janë të vogla. Ai thotë se ka takuar barinjë që e kanë ndërtuar jetën mbi këtë punë, por që shohin se fëmijët e tyre nuk i ndjekin.

“Të rinjtë nuk shkojnë me bagëti,” tha Farruku. “E quajnë zanatin e bariut, gati si një ofendim, një punë për njerëz të rëndomtë, që nuk marrin vesh nga bota”, shtoi ai.

Farruku mendon se infrastruktura dhe shpesh izolimi në disa zona ndikon në jetën e banorëve, por sipas tij përgjegjësia kryesore është te mungesa e durimit dhe e pasionit të të rinjve për të bërë punë të vështira.Turizimi shihet gjithashtu si një prej mundësive të arta të zonës, por Farruku ankohet se përpjekjet në këtë fushë janë sporadike dhe shpesh krijojnë probleme me mjedisin.“Edhe aty kur dikush shkon pranë një gurre e një pylli, ndërton kasolle dhe ndot vendin,” tha ai.  “Më mirë të mos kishte shkuar fare,” shtoi Farruku.Nafie Jella, e cila drejton Forumin e Pavarur të Gruas në Bulqizë, beson më së shumti se rajoni po jeton nën potencialin që ka.“Rajoni i Dibrës ka mbetur ndër më të varfërit edhe pse resurset për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik nuk i mungojnë,” tha ajo, ndërsa shtoi se edhe mungesa e barazisë gjinore ndikon në largimet dhe rënien e vazhdueshme të numrit të popullsisë.

Ndërkohë, Prof. Asoc. Dr. Gafurr Muka, i cili jeton në Tiranë ku edhe jep mësim në universitet, beson se ka një sërë masash që mund ta ndalonin eksodin e dibranëve, por ai i vendos përgjegjësitë në duar të qeverisë.

Muka thotë se infrastruktura mbetet thelbësore, por po ashtu këmbëngul se qeveria duhet të mbështesë të larguarit që kanë ndërmend të investojnë në vendlindje.

“Ka plot raste që të larguarit duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, por klima për eficencën e këtyre investimeve është e papërshtatshme,” tha Muka.

“Edhe një dështim i vetëm në këto sipërmarrje sjell hezitimin e shumë të tjerëve për t’u kthyer,” shtoi ai.Muka po ashtu këmbëngul në një reformim të infrastrukturës së arsimit në zonë. Mungesa e nxënësve ka sjellë braktisje të disa shkollave dhe numri në të tjerat është i vogël duke bërë që mësimi mos të zhvillohet normalisht.Ai mendon se duhen krijuar shkolla me konvikte edhe në arsimin 9-vjeçar, që të sigurohet numri i nxënësve dhe pajimet e duhura mësimore dhe të punësohen mësues cilësorë.“Kjo është vendimtare si në frenimin e shpopullimit, sidomos të familjeve të reja, ashtu edhe në rritjen e kthimeve të atyre që duan të ringrenë ekzistencën e tyre në vendlindje,” përfundoi Muka./BIRN

 

Qeveria asnjë ndihmë, teksa dhjetra minatorë në luftë për të shpëtuar kolegun e bllokuar prej 48 orësh

 

Prej më shumë se 48 orësh minatorë të galerisë ku ndodhi aksidenti, dhjetra të tjerë nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit po heqin tonelata gurë e dhe për të nxjerrë nga mali 60-vjeçarin Muharrem Plaku që mbeti i bllokuar pas rënies së një masivi shkëmborë.Prej më shumë se 24 orësh minatorë të galerisë ku ndodhi aksidenti, dhjetra të tjerë nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, AKSEM, po vazhdojnë punën për të gjetur teknikun e një galerie të nxjerrjes së kromit në Bulqizë, që mbeti i bllokuar në minierë ditën e djeshme pas shembjes së një masivi shkëmbor.

Muharrem Plaku 60 vjeç, i cili punonte si teknik në galerinë e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”, mbeti i bllokuar dhe ende nuk dihet fati i tij.

AKSEM dhe drejtuesi i saj Rrapush Tola kanë refuzuar të japin detaje për operacioni e shpëtimit, por BIRN mësoi nga minatorët se bëhej fjalë për një sasi të madhe materiali që ka bllokuar Plakun. Megjithëse një numër i madh minatorësh janë angazhuar përfshi dhe vullnetarë nga galeri të tjera, operacioni mbetet i vështirë pasi fronti i punës është i ngushte dhe pak njerëz mund të punojnë në tee.