Parashikimi i motit për ditën e sotme, ulje temperaturash dhe…

648
Sigal

Sot gjatë pjesës së parë të ditës do të dominojnë kthjellime dhe vranësira në bregdet dhe në zonat e ulëta por vranësira më të shpeshta në zonat malore ç’ka rrezikon edhe reshje shiu dhe dëborë.

Pasditja dhe mbrëmja parashikohet të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur në vlerat ekstremale ditore nga -3°C mëngjesi deri në 17 °C maksimumi në rang territori.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.