Pasi u betonizua Saranda, Himara, Vlora, Durrësi, Shëngjini, Velipoja, Lalzi etj. miqtë, sekserët dhe ortakët e “Rilindjes” janë vërsulur për të mbushur me kulla Pogradecin në të gjithë gjatësinë e bregut të liqenit të qytetit. Flitet se qeveria ka ndryshuar krejt planin urbanistik të zonës breg-liqenore të qytetit të Pogradecit, duke planifikuar ndërtimin e 11 komplekseve, me hotele e resorte brenda qytetit e përgjatë bregut liqenor, prandaj i parapriu këtij biznesi me ndërtimin e shëtitores deri te zona e Gurit të Kuq. Ja lidhjet e oligarkëve me pashallarët e Pogradecit
Flitet se qeveria ka ndryshuar krejt planin urbanistik të zonës breg-liqenore të qytetit të Pogradecit, duke planifikuar ndërtimin e 11 komplekseve, hotele e resorte brenda qytetit e përgjatë bregut liqenor, prandaj i parapriu këtij biznesi me ndërtimin e shëtitores deri te zona e Gurit të Kuq…
Pasi ka betonizuar totalisht Sarandën, Himarën, Vlorën e Lalzin; Babloku dhe miqtë, sekserët e ortakët e tij që ka pranë prej 10 vitesh, janë vërsulur për të mbushur me kulla Pogradecin dhe gjatësinë e bregut të liqenit në këtë qytet.
Faktikisht, kullat e para në Pogradec i ka ndërtuar ish-ministri socialist, duke shkatërruar objektet shtetërore, çerdhe fëmijësh, njësi shërbimesh e lulishte, kur ai ishte Ministër Drejtësie.
Ndërsa grupi i dytë, i drejtuar nga Babloku dhe i mbështetur me vendime qeverie, ka zaptuar, gjithë gjatësinë e bregut të liqenit të Pogradecit në aksin qendror të qytetit, duke u futur ruspat lulishteve e plazhit, për të ndërtuar kulla.
Këtë sulm, i mbështetur nga kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, e ka nisur ndërtuesi Dashmir Purballari, pronar i firmës “Beqari”.
Përveçse ish-hoteli shtetëror është zgjeruar me shtesa betoni anësore e në lartësi, ngjitur me të janë ndërtuar pa leje edhe 4 godina të tjera nga 6-7, me garancinë që bosi Dashmir Purballari ka te bosët e qeverisë.
I maskuar pas firmës “Beqari Sh.p.k”, dhe në ortakëri e bashkëpunim punësh të zeza me dhëndrin e krye bashkiakut Ilir Xhakolli, ndërtuesi Dashmir Purballari, po shton ndërtime të tjera prej betoni me 8-10 kate, në krahun verior të hotel “”Enkelana” e 10 metër larg buzës së liqenit, në siparfaqe totale 2.2 hektarë tokë e plazh shtetëror.
Ndërtuesi Dashmir Purballari nuk ka deklaruar burimet financiare të këtyre investimeve në miliona Euro; por për të, SHISH, Anti-Trafiku e policia kriminale, thonë se është “pak” trafikant, kontrabandist e pastrues parash.
Po nuk mbaron me kaq, mbasi buzë liqenit në zonën qendrore të Pogradecit, do fillojë një projekt tjetër me kulla, i miratuar nga qeveria, mbi lulishten te zona e ish-Hotel-Turizmit të vjetër, mbi 22 mijë m2 ngjitur me buzën e liqenit.
Edhe këtë kompleks me 7 kulla fillimisht e më pas me 10 të tjera, -thuhet se do ta ndërtojë Dashi nga Gështenjasi, por gjithë Pogradeci e di, që atje kanë pjesë pronësie e ortakëri ndërtimi dhe Babloku, G. Demi, krye bashkiaku Ilir Xhakolli e 3 ministra që u dëgjohet fjala te i gjati.
Ky ndërtues, tentoi të futej me biznes ndërtimi kullash, vilash e hotelesh edhe përgjatë bregut të liqenit nga Pogradeci deri Drilon e Tushemisht, por atë zonë, Babloku ia dhuroi mikut të tij A. Carapuli.
“Pamfleti” ka informacione, se qeveria ka ndryshuar krejt planin urbanistik të zonës breg-liqenore të qytetit të Pogradecit, duke planifikuar ndërtimin e 11 komplekseve, hotele e resorte brenda qytetit e përgjatë bregut liqenor; madje me 30-50% sipërfaqe objektesh brenda liqenit, prandaj i parapriu këtij biznesi me ndërtimin e shëtitores deri te zona e Gurit të Kuq.
Ndërtues dhe pronarë të këtyre ndërtimeve, si përherë do jenë oligarkë, klientë, familjarë, miq e trafikantë të kupolës qeveritare, si Dashi nga Gështenjasi./Pamfleti




















