Nuk kanë marrë pagat dhe pagesat për transport, mësuesit në protestë

269
Sigal

Para dy ditësh vonesa e shpërndarjes së pensioneve në qytetin i Fierit ka shqetësuar për t’u ngritut në protestë një pjesë e mirë e pensionistëve, të cilët pretendojnë se ato ndahen në mënyrë selektive, disa në postë e të tjera në bankë. Gjithashtu ditën e djeshme prindërit e fëmijëve autikë para Ministrisë së Arsimit kanë ngritur peticion për orë shtesë mësimore, pasi ka mungesa stafi në shkollat speciale. Ndërkaq mësuesit e Belshit do të protestojnë sot lidhur me mosmarrjen e pagave dhe pagesat për transportin. Kjo u bë e njohur nga deputetja demokrate Zheni Gjergji, sipas të cilës, ndërkohë që në arsim flitet për rritje pagash, qeveria nuk ka fonde të paguajë as ato aktualet. “Prej kohësh mësuesit e ZVAP Belsh kanë probleme me pagën, e sikur të mos mjaftonte kjo: nga muaji shtator do t’ ju mbahen 70 mijë lekë me motivacionin se nuk ka fonde mjaftueshëm për t’u paguar siç duhet. Kjo ZVAP ka pa likujduar 3 muaj paratë e transportit për çdo mësues. Mësuesit e kësaj ZVAP do të protestojnë për të drejtën e tyre,të pagës. Do të protësojnë për dinjitetin e tyre. Për këtë do të dorëzojnë dhe një kërkesë pranë kësaj zyre arsimore me qëllim sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj problematike. Deri në pritje të përgjigjes, për t’i vlerësuar denjësisht mësuesit,jo vetëm nëpër rrjete sociale!”, shkruan deputetja.