Nis sot aplikimi për Lotarinë amerikane, udhëzimet edhe në shqip

563
Sigal

Fillojnë sot regjistrimet për Lotarinë Amerikane 2021, sipas njoftimit të ambasadës amerikane. Udhëzimet janë edhe në gjuhën shqipe. Ambasada njoftoi se “regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg