Pas zaptimit të bregdetit, skema me panelet fotovoltaike, “Kali i Trojës’, ku përfituesit “strategjik” do marrin në dorë pasuri shtetërore për të ndërtuar parqe që do prodhojnë energji, por asnjë nuk kujtohet për fabrika mishi dhe punishte për blegtorinë.
Në total rreth 6 350 hektarë tokë publike kanë kaluar në përdorim privat. Viti 2024 shënon kulmin me mbi 2 300 hektarë të dhëna për privatët.Procesi dominohet nga një numër i kufizuar bashkish. Vetëm pesë prej tyre kontrollojnë rreth 60% të gjithë sipërfaqes së dhënë me qira në rang kombëtar. Përfitimet janë përqendruar në pak operatorë ekonomikë. Një kompani e vetme, ‘Delvina Solar’, ka siguruar mbi 1 150 hektarë tokë publike për projekte fotovoltaike. Pas saj renditen ‘AlbKalustyan’, ‘X One’, ‘Eco Group Tomorrica’ dhe ‘Kronos Konstruksion’.
Shqipëria po kalon nga varësia e energjisë elektrike e prodhuar nga hidrocentralet, tek diversifikimi përmes fotovoltaikëve apo parqeve eolike. Ky zhvillim ka sjellë edhe shqetësime në lidhje me natyrën dhe përdorimin e qëndrueshëm të tokës, përfshirë ndikimet negative në habitate, në fondet pyjore, kullota dhe larminë biologjike. Në dhjetor 2024, hynë në fuqi ndryshimet në ligjin ‘Për fondin kullosor’. Neni 17, pika 6, parashikoi që sipërfaqja e dhënë për fotovoltaik mund të hiqet nga fondi kullosor. Në praktikë, kjo do të thotë se sipërfaqja humbet funksionin e saj fillestar dhe përdorimi i tokës ndryshon nga natyror në industrial, duke sjellë pasoja për mjedisin.Të dhënat tregojnë se 24% e sipërfaqes së tokës është bujqësore, 36% pyjore, 16% kullosore dhe rreth 24% përfshin përdorime të tjera, si urbane, pa frut dhe sipërfaqe ujore të brendshme. Një studim i zhvilluar në Bashkinë Kolonjë dhe Devoll për integritetin mjedisor në përdorimin e tokës nga “All Green Centre”, arrin në përfundime të cilat janë shqetësuese për banorët.Zhvillimi i parqeve fotovoltaike në sipërfaqet pyjore dhe kullosore po ndjek të njëjtin trend konfliktual, duke tkurrur më tej sipërfaqet natyrore.Autoritetet lokale e paraqesin dhënien me qira si një përdorim të përkohshëm të fondit pyjor dhe kullosor, por realiteti teknik dhe ekonomik i parqeve fotovoltaike e kundërshton këtë pretendim.Një central diellor funksionon mesatarisht 25–30 vjet dhe kërkon investime që nuk amortizohen brenda 10 viteve të kontratës së qirasë. Për këtë arsye, kontratat 10-vjeçare praktikisht nënkuptojnë rinovim automatik dhe përdorim afatgjatë, duke e shndërruar në praktikë një qira të përkohshme në një përdorim shumëvjeçar të ngjashëm me tjetërsimin e pronës. Si rrjedhojë, tokat humbasin funksionet e tyre natyrore dhe shndërrohen në zona industriale, duke cenuar ekuilibrin ekologjik dhe aksesin e blegtorëve lokalë në burimet e kullotave.
Statistikat, si u dhanë mijëra hektarë tokë në ankande jo konkurruese nga pushteti lokal.
Dhënia me qira e pasurive shtetërore në Shqipëri rregullohet nga Ligji për Ankandin Publik dhe vendimet e posaçme të Këshillit të Ministrave që përcaktojnë procedurat, kriteret dhe detyrimin për transparencë përmes publikimit zyrtar.Por përtej kornizës ligjore të dhënat zbulojnë një proces me përqendrim të lartë në pak duar. Ankandet kryesisht finalizohen pa konkurrim.
“Fotovoltaikët që ndërtohen në zonën kodrinore apo me fuqi të vogël nuk i nënshtrohen një vlerësimi të ndikimit në mjedis të thelluar, por kalojnë me një VPN paraprake e cila nuk merr në konsideratë të gjitha ndikimet”, u shpreh Krisiti Bashmili, ekspert mjedisi.
Nga viti 2015 deri në vitin 2024 bashkitë kanë shpallur 750 procedura për dhënien me qira të pasurive publike. Në total rreth 6 350 hektarë tokë publike kanë kaluar në përdorim privat. Viti 2024 shënon kulmin me mbi 2 300 hektarë të dhëna për privatët. Procesi dominohet nga një numër i kufizuar bashkish. Vetëm pesë prej tyre kontrollojnë rreth 60% të gjithë sipërfaqes së dhënë me qira në rang kombëtar. Në krye qëndron Bashkia Poliçan ku pothuajse e gjithë toka e dhënë lidhet me projekte të energjisë së rinovueshme. Pas saj renditen Kruja, Elbasani, Kolonja dhe Devolli.Përfitimet janë përqendruar në pak operatorë ekonomikë. Një kompani e vetme, ‘Delvina Solar’, ka siguruar mbi 1 150 hektarë tokë publike për projekte fotovoltaike. Pas saj renditen ‘AlbKalustyan’, ‘X One’, ‘Eco Group Tomorrica’ dhe ‘Kronos Konstruksion’.Dhënia me qira e pronës shtetërore është një problematikë thelbësore që po e shoqëron procesin e lejeve të dhëna për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Shpesh përfitues të pronave që jepen pa ankand, pa garë reale, janë persona të lidhur me pushtetin.Në zonën kadastrale 3358 në Fier janë dhënë 2 leje me kapacitet 2 megavat secila për subjektet “Amel Energy” dhe “Dion Energji”. Kompania e parë zotërohet nga Entela Sako, ndërsa ‘Dion Energji’ zotërohet 50 % nga Artan Sako dhe 50 % nga InvestALB & Konsulencë. Kjo e fundit në vetvete ka aksionerë Amantia Xhafajn dhe Ditjon Baboçin, përkatësisht vajza dhe dhëndri i vajzës tjetër i deputetit Fatmir Xhafaj sipas inside story. Përpos aksionerëve të familjes Sako, këto kompani i lidh edhe administratori i njëjtë, Elian Shena.





















