Ndahet nga jeta shkrimtari dhe skenaristi i shumë filmave komedi Neil Simon

1037
Sigal

Dramaturgu dhe skenaristi Neil Simon ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Ai vdiq për shkak të komplikimeve me pneumoninë sipas publicistit të tij Bill Evans.

Simon u nda nga jeta rrethë orës 01:00 të së dielës në spitalin New York-Presbyterian Hospital.

Si një anëtar i famshëm “Your Show of Shows”, Simon ishte shtylla e argëtimit për më shumë se 6 dekada.

Në vitin 1991 fitoi Çmimin Pulitzer për Dramën me ‘Lost në Yonkers’.

Ai ishte skenarist i komedive të paharrueshme si “The Odd Couple,” “Barefoot in the Park,” “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memoirs”.

Suksesi i tij i parë në Broadway ishte “Come Blow Your Horn” e vitit 1961.

Ai ka shkuar shumë vepra komike që u bënë pjesë e teatrit amerikan në fund të shekullit të 20-të.

Dhe kjo nuk ishte asgjë, pasi Simon shkroi më shumë se 30 drama. Duke shtuar dhe skenarët e tij origjinal si “The Out-of-Towners,” “The Heartbreak Kid,” “The Goodbye Girl” dhe “Seems Like Old Times.