Monopolizimi i spitaleve përballë sëmundjeve kanceroze prej ushqimeve

“Shëndetësia falas” plagë e hapur për shqiptarët që paguajnë 250 mln euro sigurime shëndetësore por që i grabisin spitalet private dhe ujqërit e farmaceutikës. Helmet në tavolinë me ushqimet me pesticide, proshutën që  shkakton kancer dhe qumështin Zepa Natyral me aflatoksinë. Braçe: Spitali Amerikan po kthehet në monopol të shëndetësisë, tashmë po hyn edhe në koncesione.

Urdhri i Mjekut u ndryshua nga Qeveria në tetor të vitit të kaluar, pas skandalit në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekët kishin ngritur një skemë abuzive për t’i çuar pacientët me sëmundje turmoriale për t’i operuar në klinikat e tyre private.

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

Sigal

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, në lidhje me aktin normativ të Qeverisë për “Urdhrin e ri të Mjekut”.

Më konkretisht, gjyqtarët e Kushtetueses kanë rrëzuar si antikushtetuese pikat 1, 3, 5, 7 dhe 9 të nenit 8/a, që kufizonin të drejtën e mjekëve për të punuar në sektorin privat, duke u dhënë drejtuesve të institucioneve publike pushtet disproporcional për të miratuar ose refuzuar kërkesat e tyre. Po ashtu, Gjykata ka shfuqizar dhe shkronjën “d” të nenit 17/1, e cila parashikonte heqjen e licencës si masë disiplinore pa kritere të qarta, si dhe fjalinë e fundit të nenit 17/3, që parashikonte se kjo masë nuk shuhet kurrë, duke e cilësuar këtë si cånim të rëndë të së drejtës për punë dhe joproporcional me qëllimin.

Urdhri i Mjekut u ndryshua nga Qeveria në tetor të vitit të kaluar, pas skandalit në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekët kishin ngritur një skemë abuzive për t’i çuar pacientët me sëmundje tumoriale për t’i operuar në klinikat e tyre private.

“Për pretendimet për të drejtën për kujdes shëndetësor dhe standardin më të lartë shëndetësor. Gjykata vlerësoi se kërkuesit nuk legjitimohen, pasi mjekët anëtarë të Sindikatës dhe anëtarë të Urdhrit të Mjekëve nuk paraqiten thjesht si individë, por në cilësinë e mjekut, për rrjedhojë ata nuk janë titullarë të këtyre të drejtave. Ndërsa përsa i përket pretendimit për cånimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit Gjykata vlerësoi ta analizojë në themel të lidhur me lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe të drejtën për punë dhe ushtrimit të një profesioni.

Përsa i përket themelit të pretendimeve, Gjykata, në lidhje me pretendimin e kërkuesve për skånimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike në drejtim të kufizimit të së drejtës së mjekëve për të mos punuar në sistemin shëndetësor jopublik më shumë se 30 % të orëve mujore që punojnë në sistemin shëndetësor publik, nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000, për rrjedhojë, në kuptim të nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, ky pretendim konsiderohet i rrëzuar.

 

Nga monopolizimi i spitaleve përballë sëmundjeve kanceroze prej ushqimeve

 Shëndetsia shqiptare sa vjen e po monopolizohet nga spitalet private ndërkohë që qytetarët shqiptarë  paguajnë taksa dhe sigurime shëndetsore por spitali shtetëror është në gjendje katastrofale dhe nuk ofron mjaftueshëm shërbime dhe cilësi . Nga ana tjetër shëndetin e qytetarëve  e rrezikojnë edhe ushqimet të cilat janë të pakontrolluara ,të mbushura me pesticide dhe helme që mund të shkaktojnë kancer. Shteti nuk po merr masat e duhura për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve dhe të ofrojë shërbimet shëndetsore të duhura dhe të denja për popullin.

 01 Erion Braçe: Spitali Amerikan po kthehet në monopol të shëndetësisë, tashmë po hyn edhe në koncesione

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputetët e opozitës dhe të mazhorancës akuzuan Autoritetin e Konkurrencës për mungesë transparence dhe për një hetim të paplotë mbi paketat që ofrojnë spitalet private për shërbimet shëndetësore.

Deputeti socialist Erion Braçe vuri në shënjestër Spitalin Amerikan, duke e akuzuar për dominim të tregut të shëndetësisë private dhe për zgjerim të ndikimit të tij edhe në paratë publike përmes koncesioneve. “Ka kirurgji në spitale private që kontrollohen nga një operator i vetëm. Ky operator po integrohet për shkak të kapitalit që akumulon, tashmë edhe në shërbime të tjera, në koncesione, PPP dhe farmaceutikë. Çmimet që paguajnë qytetarët janë marramendëse — më mirë shkon në Stamboll sesa atje”, u shpreh Braçe. Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, pranoi se hetimi ndaj tregut të shërbimeve spitalore nuk ka qenë i plotë, për shkak të mungesës së informacionit të nevojshëm nga operatorët privatë. Sipas tij, edhe pse çmimet rezultojnë shumë të larta, nuk janë konstatuar prova për abuzim me pozitën dominuese. “Na mungonte krahasimi i kostove. Kur kërkuam analizën e kostos nga subjektet e hetuara, ato raportuan fitime prej vetëm 3%, çka nuk tregon abuzim me pozitën dominuese”, tha Biba. Gjatë seancës, si deputetë të PS-së ashtu edhe të PD-së ngritën shqetësime për mungesën e konkurrencës në tregje të tjera — nga pikat e grumbullimit dhe telefonia celulare deri tek tregu i karburanteve dhe prokurimet publike. Deputetët e opozitës nga ana e tyre nuk përmendën asnjë fjalë për monopolet në shëndetësi teksa folën për monopolet në fusha te tjera.

02 Shkencëtarët ngrenë alarmin: Të ndalohet menjëherë konsumi i proshutës, po shkakton kancer

Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të proshutës në supermarkete, pasi sipas tyre lidhen me mbi 50 mijë raste kanceri në zorrë

Një grup shkencëtarësh britanikë po kërkon ndalimin e përdorimit të nitriteve në prodhimin e proshutës dhe “bacon”, pasi këto kimikate janë lidhur me mbi 50,000 raste të kancerit të zorrës së trashë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas një analize të bazuar në të dhëna nga “Cancer Research UK dhe British Journal of Cancer”, rreth 5,400 raste të reja të kancerit çdo vit shkaktohen nga konsumimi i mishrave të përpunuar. Trajtimi i çdo pacienti i kushton sistemit shëndetësor rreth 59,000 paund, duke e çuar faturën totale të shëndetësisë në mbi 3 miliardë paund gjatë dekadës së fundit.

Nitritet përdoren për të ruajtur ngjyrën rozë dhe jetëgjatësinë e mishrave, por krijojnë substanca kancerogjene të quajtura nitrosamina. Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi produktet e tilla si “kancerogjene të grupit 1”, në të njëjtin nivel rreziku me duhanin dhe azbestin, shkruan A2 CNN. Profesor Chris Elliott nga Instituti për Sigurinë Ushqimore paralajmëron se qeveria britanike “nuk ka bërë pothuajse asgjë” për të ulur ekspozimin e qytetarëve ndaj këtyre substancave. Ai dhe kolegët e tij i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shëndetësisë, duke kërkuar ndalimin e nitriteve, paralajmërime të qarta në paketim dhe një plan afatgjatë për t’i zëvendësuar me alternativa të sigurta. Aktualisht, mbi 90% e proshutës të shitur në Britani përmban nitrite, ndërsa variantet “pa kimikate” përbëjnë vetëm 10% të tregut.

03 Propozimi i ISHP: Kanceri i qafës së mitrës, do të vaksinohen edhe djemtë

Vaksina kundër Human Papiloma Virus (HPV), e cila mbron nga kanceri i qafës së mitrës, do të aplikohet edhe tek djemtë. Mund të duket e çuditshme, por është pikërisht ky virus (HPV) që transmetohet përmes kontakteve seksuale, duke rritur rrezikun edhe te meshkujt për shfaqjen e kancerit të organeve gjenitale, por edhe në pjesë të tjera të trupit, shkruan A2 CNN.

Instituti i Shëndetit Publik ka propozuar futjen e kësaj vaksine në vitin 2026, edhe për djemtë e moshës 13 vjeç. Prej tre vitesh, në kalendarin e detyruar të vaksinimit po aplikohet doza katërvalente kundër HPV te vajzat 13-vjeçare.

Gjithashtu, për moshat 14 deri në 20 vjeç, Instituti i Shëndetit Publik ka ndërmarrë një fushatë vaksinimi kundër HPV në qendrat shëndetësore, për të mbrojtur gratë dhe nënat e ardhshme nga kanceri i qafës së mitrës.

Vaksina kundër Human Papiloma Virus aplikohet në të gjitha vendet e Europës, dhe në disa shtete është e detyrueshme edhe për djemtë. Studimet kanë treguar se aplikimi i kësaj vaksine ka ulur ndjeshëm rastet e grave në botë me HPV dhe me kancer të qafës së mitrës.

Në vendin tonë, ky është kanceri i dytë më i përhapur pas atij të gjirit, me mbi 130 raste të reja në vit.

Alarmi ushqimor, qumështin e “Zepa Natyral” me aflatoksinë mbush marketet, AKU “në gjumë”

 Sipas disa raportimeve të mbërritura në dy markete në Tiranë, konkretisht Big Market dhe Extra Market, pranë rafteve ku janë produktet e bulmetit, ishte ngjitur ky njoftim.Interesit të qytetarëvë se çfarë ka ndodhur, punonjësit e marketeve nuk dinin çfarë përgjigje t’i jepnin. Thjesht, ky është urdhëri, ishte përgjigja e tyre. Ky njoftim ishte tejet i rëndë dhe nuk mund të kalojë thjesht me disa copa letrash të ngjitura në banaqet e marketeve.

Zepa Natyral është një ndër kompanitë që reklamon fuqishëm natyralitetin e produkteve të veta.Dy markete që kanë një qarkullim të madh klientësh ditor, nxorën këtë njoftim.

Edhe përse produktet që i kërkohet klientëve të mos konsumohen janë brënda datës së skadencës, sërish ato janë të dëmshme.Po çfarë kanë këto produkte dhe përse po tentohet që kjo gjë të kalojë “si pa u vënë re”? Patjetër që marketi, ose dyqani apo cilido qoftë do ta rimbursojë mbrapsht klientin, por përpara se të na marrin shishet nga duart dhe të na japin lekët, a nuk do ishte e udhës që të thuhej se përse?Çfarë ka qumështi i “Zepa Natyral” që jo vetëm u tërhoq me urgjencë nga tregu, por edhe i kërkohet konsumatorëve që jo vetëm të mos i konsumojnë, por edhe të shkojnë të marrin lekët mbrapsht.Njoftimi i ngjitur në banaqet e Big Market dhe Extra Market është korrekt dhe për tu vlerësuar. Po ashtu nuk gjykojmë dot kompaninë “Zepa Natyral”, pasi nuk dimë variantin e saj të historisë. Por ajo që dimë me siguri është fakti se institucioni që paguhet miliarda lek në vit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është totalisht jashtë kontrollit.

Këtë njoftim të ngjitur banaqeve të marketeve, përpara tyre do duhej të na e jepte AKU. E cila do duhej të sqaronte egzaktësisht se çfarë ka ndodhur me këtë prodhim, cila është rrezikshmëria dhe si do të procedohet më tej.AKU që merr miliarda lek në vit dhe miliona të tjera nën dorë, hesht dhe nuk di çfarë të thotë.Një heshtje kriminale, që ngarkon me përgjegjësi penale më së pari AKU e së dyti edhe subjektin prodhues në rast se nuk ka respektuar hapat e nevojshëm të njoftimit në rast se në treg hidhet produkt ushqimor i pasigurt ose i rrezikshëm. Këto produkte i konsumon çdo moshë, duke filluar nga të miturit e deri tek të moshuarit. E nëse diçka nuk shkon në zinxhirin e sigurisë ushqimore, nuk kemi të bëjmë thjesht me një gabim njerëzor, por me një krim masiv, që prek një pjesë të konsiderueshmë të qytetarëve.Sipas burimeve të priza.al pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ky lot u tërhoq nga tregu pasi në të ishte konstatuar prezencë aflatoksine një substancë e dëmshme për njeriun, e cila tek qumështi dhe nënproduktet e tij, vjen si pasojë e ushqimit që hanë lopët.

Monopoli i oligarkëve farmaceutike arenë abuzimesh me ilaçe pa efekt dhe çmime stratosferike

Ilaçet janë një plagë e pambyllur për shqiptarët. Dhe jo vetëm për çmimet, por edhe për cilësinë e tyre. 3,320 pacientë  dalin jashtë listës së barnave të rimbursueshme ku kanë përfituar 358,178 pacientë kundrejt 400,000 të parashikuar, me një kosto prej 6,226 lekë/pacientë. 

Barnat që nuk shërojnë: Ministrja flet për reforma

Ilaçet janë një plagë e pambyllur për shqiptarët. Dhe jo vetëm për çmimet, por edhe për cilësinë e tyre. Pa folur për disa kompani farmaceutike që janë shpeshherë në qendër të kronikës së zezë. Zgjidhja nuk ka ardhur kurrë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse ministrja e re, me petkun e “specialistes”, zhvillon tryeza me OJF-të për të gjetur zgjidhjen e një problemi që zanafillën e ka pikërisht tek interesat politike. Po të pyesësh sot çdo shqiptar që hyn e del nga farmacitë, shqetësimet janë thuajse identike: barnat janë të shtrenjta, ndërsa ato që kushtojnë më pak dhe janë të rimbursueshme, nuk bëjnë asnjë efekt.Në këtë realitet të zymtë, Ministria e Shëndetësisë duket se vazhdon të organizojë takime me “ton bashkëpunues” dhe deklarata për reformim të sistemit farmaceutik. Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, zhvilloi një takim me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës, ku theksoi nevojën për “angazhim të përbashkët për garantimin e aksesit të sigurt dhe të kontrolluar në barna”.Sipas saj, ngritja e një grupi pune do të analizojë dhe përmirësojë sektorin e farmaceutikës për të forcuar cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve. Sala foli për “mjedis transparent dhe të parashikueshëm”, për “biznese partnere të barabarta” dhe për “tolerancë zero ndaj abuzuesve”.Por ndërsa ministrja flet për transparencë dhe bashkëpunim, qytetarët përballen çdo ditë me barnat që ndryshojnë emër, paketim, origjinë – dhe shpesh pa asnjë efekt mjekësor. Ndërsa farmacitë vazhdojnë të jenë arenë abuzimesh me çmime, importet farmaceutike dhe rrjeti i kompanive që dominojnë tregun mbeten jashtë çdo kontrolli real institucional.

1 vit pas zgjerimit të listës, bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme

Rreth gati 1 vit pas hyrjes në fuqi të zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme me rreth 50 medikamente të reja, rezulton se për janar -gusht numri i përfituesve është pakësuar.

Sipas të dhënave të raportit “Për monitorimin e treguesve të Ministrisë së Shëndetësisë” për muajt janar-gusht 2025 nga lista e barnave të rimbursueshme kanë përfituar 358,178 pacientë kundrejt 400,000 të parashikuar, me një kosto prej 6,226 lekë/pacientë. Krahasuar me numrin e përfituesve të barnave të rimbursueshme për janar-gusht 2024 numri i tyre ka pësuar rënie me rreth 3,320 pacientë apo rreth 1% më pak.Për rimbursimin e barnave të listës gjatë muajve janar-gusht 2025 është shpenzuar (paguar) rreth 7,9 mld lekë , ose rreth 64% e planit vjetor prej 12,6 mld lekë. Teksa për për rimbursimin e barnave të listës për 8 mujorin 2024 u shpenzuan gati 8,2 mld lekë nga 12,2 mld lekë të planifikuara, ose 68% e planit vjetor.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar gjatë gushtit 2024, duke shtuar 50 barna të reja dhe 1,345 alternativa mjekimi në total, nga 1,191 që ishin më parë.Te medikamentet e reja të shtuara, përfshihen 38 janë principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Të gjitha barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna, të cilat mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj. Gjatë periudhës 8 mujore 2025 kanë përfituar fisha diabeti 56,066 pacientë, ose 3,829 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.Për rimbursimin e pajisjeve mjekësore (fishave të diabetit) janë shpenzuar(paguar) 105,2 mln lekë nga 250 mln lekë të planit vjetor, ose 70% e planit vjetor.Sakaq në muajin korrik të 2024-s hyri në fuqi VKM n.492, datë 24.07.2024 për shtimin e kategorive përfituese të fishave për matjen e normave të diabetit, si invalidëve të punës dhe personave me aftësi të kufizuara të grupmoshës nga 25 deri 65 vjeç.Përveç personave me Diabet Mellitus të grupmoshës 0-25 vjeç dhe ≥ 65 vjeç, shtimi i kategorive përfituese në 2024 solli rritje të shpenzimeve për rimbursimin e fishave të diabetit. Për rimbursimin e fishave të diabetit janë paguar 147,2 milionë lekë kundrejt 110,5 milionë lekëve të shpenzuara në 2023. Në 2024 shpenzimet për fishat e të sëmurëve kronikë me diabet janë rritur 33% në raport me vitin paraardhës. Gjatë vitit 2024 kanë përfituar nga fishat e diabetit 57,511 pacientë apo rreth 4% më shumë nga viti 2023.