Ministrja Besa Shahini: Punësimi i 1 mijë studentëve në shtet, sfidoi qeverinë për të qenë më kreative dhe më e hapur ndaj të rinjve

545
Sigal

Në vijim të zbatimit të “Paktit për Universitetin”, qeveria shqiptare ka punësuar 1 mijë studentë të rinj me kontrata njëvjeçare në administratën shtetërore. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, gjatë një takimi të zhvilluar me praktikantë të punësuar në institucionet shtetërore ka theksuar se punësimi i 1 mijë studentëve ka rifreskuar administratën e njëkohësisht ka sfiduar qeverinë për të qenë më të hapur ndaj të rinjve. Ministrja u shpreh se këtë vit ka pasur mbi 2 mijë vende të lira për praktikat e punës. “Ka qenë përfitim për administratën, sepse është freskuar administrata, ka sjellë energji të reja në administratë, na ka sfiduar neve që të jemi më të hapur, më kreativë e të sillemi me frymën rinore që e keni sjellë ju në zyrat tona dhe rezultati ka qenë pozitiv pas ardhjes suaj tek ne. Jemi të lumtur që ky projekt po funksionon”, – theksoi ministrja. Më tej, Shahini nënvizoi rëndësinë e praktikave të punës për studentët. “Janë dy forma që ju keni pasur mundësi të na bashkëngjiteni: ose në administratën publike, ose t’i qaseni sektorin privat si në eksperiencë punë në praktikat e punës ashtu edhe në formën e punësimit. Sivjet kemi pasur mbi 2 mijë vende të lira për praktikat e punës, rreth 1 janë plotësuar nga ju. Ka pasur mbi 3500 aplikime dhe nëse i marrim në përgjithësi këto katër thirrjet në 4 vitet e fundit kanë qenë mbi 12 mijë aplikantë, mbi 6 mijë vende të lira pune për praktikantët dhe me pas mbi 1 mijë punësime me kontrata njëvjeçare. Një pjesë e madhe e kontratave një vjeçare kanë vazhduar të punojnë ose në administratën publike ku edhe kanë marrë eksperiencën ose kanë vazhduar diku tjetër.”