Mban si logo Flamurin Shqiptar, por ka vetëm 10% aksione

357
Sigal

Ndërkohë që vendi ynë përgatitet për të lëshuar satelitët, kompania “Air Albania” duket se po shkon drejt dështimit. Në 3 vite ka vetëm 6 destinacione me 3 avionë të marrë hua nga turqit, me pilot italian e kursant tajlandezë dhe me drejtues që i ka skaduar afati i dhënë nga ‘Albcontrol’

Falimenti/ “Air Albania” vetëm 6 destinacione me 3 avionë turq hua, dhe me pilotë kursantë tajlandezë e pa CEO

 

Paçka se quhet “Air Albania” dhe ka logo Flamurin Shqiptar, shteti ka vetëm 10% aksione. Pilotët janë nga Tailanda e Italia të sapo dalë nga shkollat ajrore, të cilët shteti shqiptar i paguan për të marrë eksperiencë, sepse nuk mund të punësohen në vende të tjera.

 Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po flet për lëshim satelitësh, ka dështuar me kompaninë “Air Albania”, të cilën paçka se e propagandoi me bujë edhe duke aktruar si stjuardesë, prej 3 vitesh nuk ka mundur t’i zgjerojë flotën e avionëve, “emrin në qiell” dhe eficensën financiare.

Mbase këta “kanal” transporti, Babloku e ka krijuar për “punë e konfidenciale”, që i di vetëm ai dhe ortakët e firmës “TÜRK HAVA YOLLARI ANONİM ORTAKLIĞ” e Idriz Sinani i Vlorës, i cili në Shqipëri është president i “Flamurtari”, ndërsa në Turqi është me dosje penale.E themi këtë, referuar faktit që kompania “Air Albania”, përveç bilancit të vitit 2018 me humbje 12 mijë e 265 Euro, nuk ka paraqitur bilance për vitet 2019-2020 dhe nuk ka bërë asnjë veprim tatimor për 9 muajt e parë të vitit 2021.Madje është e vetmja kompani ajrore, që prej afro 2 muaj e gjysëm është pa CEO, mbasi administratorit turk Sinan Dilek i ka përfunduar mandati i emërimit më 12.09.2021, ndërsa ortakët e “Albcontrol” nuk po caktojnë CEO tjetër.Bilancet e munguara, zbehja e delirit të Ramës, për ta bërë kompaninë “Air Albania” lider të qiellit dhe lënia pa drejtues, janë shenja si ato që dha kompania “Belle Air” para falimentimit.

Këtë fund të pritshëm të falimentimit të “Air Albania” e tregojnë edhe të dhëna të tjera logjistike e ekonomike të kompanisë. Paçka se quhet “Air Albania” dhe ka logo Flamurin Shqiptar, shteti ka vetëm 10% aksione.

Aktualisht, “Air Albania” ka vetëm 1 pilot shqiptar “Co-pilot” jo kapiten, ndërsa kryeministri Rama dhe ministrja Balluku, thanë se janë 4 pilotë shqiptarë të klasit ndërkombëtarë.Të gjithë drejtuesit dhe menaxherët e “Air Albania” janë shtetas turq.Pilotët janë nga Tailanda e Italia të sapo dalë nga shkollat ajrore, të cilët shteti shqiptar i paguan për të marrë eksperiencë, sepse nuk mund të punësohen në vende të tjera.Kompania “Air Albania”, fluturon vetëm në 6 destinacione me vetëm 3 avionë, të cilët i ka marrë me qira nga kompania “Turkish Airlines”, por pa treguar se çfarë vlera dhe afati ka qiraja.Është avioni “Migjeni”, i marrë me qira “Wet Lease” nga “Turkish Airlines” dhe është me regjistrim Turk “TC-JZG”; i cili në “Albcontrol” e qeverinë shqiptare, quhet “Qilimi fluturues i Ramës”, me të cilin shkon te “sulltan” Erdogani, te “vëlla” Vuçicv e ku t’i teket.

Është avioni “Lasgushi”, i marrë me qira “Dry Lease” nga “Turkish Airlines”, me regjistrim shqiptar “ZA-BEL”, që në “Albcontrol” dhe qeverinë shqiptare e quajnë “Avioni i Belindës”, me të cilin ajo shkon te sarajet e saj në Angli e Greqi.Është avioni “Naimi”, i marrë me qira “Dry Lease” nga “Turkish Airlines”, me regjistrim shqiptar ZA-BBC.Saktësojmë se kontratë “Dry Lease”, zbatohet kur avioni me qira dhe stafi është i kompanisë, ndërsa  kontrata “Wet Lease” aplikohet kur avioni dhe stafi merren me qira. FAKT/ Ndërsa kompania  “Air Albania” me 3 vite aktivitet, po përpëlitet duke dhënë shpirt drejt falimentimit me 6 destinacine, 3 avionë dhe pilotë e stafe të marrë me qira; kompania “Wizzair” brenda 1 viti operim në Shqipëri, do sjellë në Rinas avionin e 11-të me 34 destinacione./Pamfleti