Mafia e ilaçeve po bllokon hetimin për barnat Covid 19

319
Sigal

Autoriteti i Konkurencës dhe kompanitë monopol të ilaçeve po bëjnë një lojë të përbashkët për bllokimin e hetimeve për barnat e “Covid-19”, të emergjencës dhe pajisjeve mjeksore të epidemisë. Konkurenca ka nisur hetimin në shtator 2020 dhe duhej ta përfundonte hetimin brenda 3 muajve duke çuar dosjen për kallzim penal në SPAK. Por edhe pse ka kaluar 1 vit gjithçka është lënë në heshtje dhe oligarkët vazhdojnë të zhvasin qytetarët

 

Dyshime për lojë të përbashkët në bllokimin e këtij hetimi, krijon fakti se Autoriteti i Konkurrenës, nuk po bën kallëzim penal në SPAK për ministren dhe drejtoren e Agjencisë së Barnave; por as për kompanitë monopol, që janë në listë hetimi prej saj si abuzuese me ilaçet “Covid 19” etj.Më 2 shtator 2021, Autoriteti i Konkurencës ka njoftuar se i ka dështuar hetimi, për monopolin e importit dhe çmimet e larta që aplikohen në tregun e barnave, pajisjet e materialet mjekësore “Covid 19” dhe barnat e emergjencës, gjatë nisjes e vazhdimit të epidemisë.

Ky hetim, ka filluar si procedurë me Vendim nr. 707, datë 23.09.2020, dhe ka qenë me afat 3 muaj për të hartuar raportin paraprak, por faktikisht nuk ka nisur as sot pas 1 viti.

Sipas Vendimit nr. 813, datë 2.09.2021, Autoriteti i Konkurrencës bën me dije, se shkak për dështimin e hetimit, të kompanive e farmacive që abuzojnë në treg; është bllokimi i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Agjencia Kombëtare e Barna-Pajisjeve Mjekësore dhe kompanitë.

Komisioni Konkurrencës, u përballë me vështirësi për marrjen e informacionit dhe të dhënave të nevojshme zyrtare e private; madje kanë qenë false dhe ato pak informacione, që ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, Agjencia e Barnave dhe distributorët apo rrjetet e tregut me shumicë.

Për ilaçet, materialet dhe pajisjet mjekësore “Covid-19”, ministrja Ogerta Manastirliu dhe mikesha e saj Drejtore e Agjencisë së Barnave, Narvina Sinani, nuk kanë dhënë asnjë informacion, duke bllokuar hetimin prej 1 viti.

Pas 3 muaj bllokim të dhënash, Komisioni i Konkurrencës, me Vendime nr. 754, datë 09.12.2020 dhe Nr. 771, datë 11.02.2021,  zgjati hetimin deri më 31.03.2021; por përsëri ministria, Agjencia e Barnave dhe kompanitë e ilaçeve import-treg i brendshëm, nuk po japin informacione.

Drejtorja e Agjencisë së Barnave e Pajisjeve Mjekësore, Narvina Sinani, duke qenë me biznes grosiste ilaçesh e rrjet farmaceutik pakice, nuk i dorëzon grupit hetimor, raportet me të dhënat në tregun e importit dhe shitjes më shumicë të barnave.

Agjensisë së Barnave, i janë kërkuar të dhëna hetimore edhe me Shkresë nr. 268/5 prot., datë 21.06.2021, mirëpo prej saj i është dërguar vetëm lista me emrat e subjekteve që kanë licencë, por jo sasitë, çmimet, origjina dhe të dhëna të tjera.

Për marrjen e të dhënave, Autoriteti i Konkurrencës i është drejtuar firmës “Security Solutions Albania Shpk” që është koncesionare e Pullës Fiskale të barnave, por prej saj nuk ka marrë asnjë informacion.

Duke qenë se hetimi është bllokuar nga mafia e ilaçeveAutoriteti i Konkurrencës e ka shtyrë hetimin me 6 muaj të tjerë sipas ‘Pamflet’.

Sipas ligjit, kur pengohet një proces hetimi, Autoriteti i Konkurrencës, ka të drejtë të gjobisë distributorët e importit, me 30% të vlerës së sasisë së ilaçeve që importojnë në vit; ndërsa tregtarët e shumicës me 50% të xhiros ditore.

Flitet për lojë të përbashkët në bllokimin e hetimit, mbasi Autoriteti Konkurrenës, nuk po bën kallëzim në SPAK për ministren Manastirliu dhe Drejtoren e Barnave, Narvina Sinani.